Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi: Rama i çmendur, duhet të terhiqet. Ja kujt i bën thirrje

2019/01/11 at 3:05 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
Kryemadhi: Rama i çmendur, duhet të terhiqet. Ja  kujt i bën thirrje

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë të fortë kundër Kryeministrit Edi Rama. Shkak është bërë protesta e studenteve dhe ndërhyrja e dhunshme e policisë. Ajo tha se Rama është një ccmendur dhe një përdorues i lëndëve narkotike. Nëse ai nuk terhiqet, do e terheqin studentët”, tha ajo.


DEKLARATA E PLOTE

Për Kryeprokuroren Arta Marku

Sot nga selia e LSI-së, jam e detyruar që t’i bëj një thirrje Prokurorisë së Përgjithshme për ndalimin e menjëhershëm të ritenderimit të projektit famëkeq dhe vjedhës të Edi Ramës për Unazën e Re. Klientët e Don Agaçit me urdhër të Edi Ramës, po kërkojnë që paratë të cilat u zbuluan nga institucionet ndërkombëtare dhe u denoncuan në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, kërkon që ta ritenderojë edhe një herë nëpër rrugë të ndryshme të inkriminuara për t’jua dhënë kompanive të tjera, të cilat janë të implikuara në afera korruptive dhe dhënie koncesionare të Edi Ramës, në kundërshtim me ligjin e Shqipërisë.

Ndërkohë i bëj thirrje Prokurorisë, i bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, Prokurores së Tiranës, të cilët kanë mbi tryezat e tyre dosjen e “Unazës së Re”, ku jo vetëm është një vepër korruptive, falsifikuese dhe denigruese e shtetit shqiptar, se si institucionet shqiptare falsifikojnë në mënyrë permanente jo vetëm dokumentet e institucioneve shqiptare, por falsifikojnë edhe në mënyrë permanente dhe dokumente dhe shkresa të nxjerra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prokuroria duhet të bëjë me dije se ku ecën me këtë projekt famëkeqe prej 40 milion eurosh të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve dhe të futura në xhepin e Edi Ramës nëpërmjet kompanive offshore fantazëm, të cilat tregojnë edhe njëherë vendosmërinë e Edi Ramës për të vjedhur këto para dhe për ti kaluar edhe njëherë këto para në xhepin e tij, nëpërmjet kompanive të tjera të ndërtimit të rrugëve.

I bëj thirrje të gjitha kompanive, apo edhe të gjithë atyre individëve që përfshihen në këtë korrupsion galopant, të kenë kujdes të mos cenojnë të ardhmen e bizneseve të tyre, të familjeve të tyre, të fëmijëve të tyre, duke shkatërruar historikun e kompanive të tyre dhe duke u përfshirë në një krim, qoftë ky ekonomik, por edhe në një krim, i cili nuk do të ndalet më për të shpaguar veprën e tyre penale.

“Unaza e Re” është një nga mijëra afera korruptive të Edi Ramës, ku 40 milion euro të cilat kërkon ti “riinvestojë”, për t’i vjedhur për të ashtuquajturën projekt, janë para që shumë mirë Edi Rama mund ti çonte për studentët shqiptarë, të cilët sot dhunohen në mënyrën më të turpshme nga policë rrugaçë, nga policë kriminelë, nga policë që e kanë marrë certifikatën e DSIK-së, që është kthyer në një dyqan gjobash dhe në një institucion falsifikues të certifikatave të sigurisë, për të goditur fëmijët e shqiptarëve. Këta policë harrojnë që nesër do të kenë fëmijët e tyre dhe një polic tjetër do t’ju rrahë fëmijët. Këta policë harrojnë që paguhen më paratë e qytetarëve shqiptarë ose sjellja e tyre e turpshme në fakultetin Juridik apo edhe në fakultetin Ekonomik, nuk tregon gjë tjetër vetëm se këta policë paguhen me paratë e drogës.

Për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj

bëj thirrje Ministrit të Brendshëm dhe si praktikant i Kishës Katolike që beson në Zot të mos lejojë policët të vendosin dorë mbi fëmijët e shqiptarëve, të besojë vërtetë në Zot, ashtu siç kërkojmë falje në kishë për mëkatet tona që bëjmë me fjalë, me vepra dhe me mendime, por edhe më lëshime, lëshime z. Lleshi janë që të mos veprosh ndaj këtyre kriminelëve që godasin fëmijët e shqiptarëve.

Për dekanët, rektorët e pedagogët

I bëj thirrje rektoratit dhe dekanateve që të kenë kujdes me sjelljen e tyre, sepse sot ata mund të jenë bashkëpunëtorë të Edi Ramës, por nesër ato do të jenë viktimat e para të thertores së Edi Ramës. Edhe ai pedagog që sot është në prag pensioni, që mendon se duke bërë një marrëveshje me Edi Ramën apo me stafin hartues të Kryeministrisë të VKM-së famëkeqe, ku kthen inkuizicionin dhe thertoren ndaj integritetit të Universitetit shqiptar, duhet të jenë shumë të kujdesshëm sepse ata do të jenë viktimat e para. Dhe jo vetëm që do të humbasin historikun e tyre akademik në universitetet shqiptare, por do të humbasin dhe pensionin e famshëm, të cilët nga një pension profesori do të përfundojnë në një pension social, në mos edhe me përballjen penale.

I bëj thirrje të gjithë atyre pedagogëve me integritet dhe dinjitet, ashtu siç i kanë përkrahur dhe vazhdojnë ti përkrahin studentët. Është detyra e tyre dhe është misioni i tyre, për të përkrahur studentët jo vetëm në protestat e tyre, por t’i përkrahin ata, ti ndihmojnë ata, për të qenë studentë të ditur, për të qenë studentë që meritojnë që të ketë Shqipëria një rini me të ardhme të ndritur dhe me të ardhme të sigurt.

Pedagogët shqiptar sot më shumë se kurrë janë përballë një të sëmuri, janë përballë një krimineli i cili, mbasi shkatërroi institucionet shqiptare, mbasi shkatërroi Policinë e Shtetit, mbasi shkatërroi gjykatat dhe prokuroritë, të cilat i kishte palë në krimin e tij për të fshehur të gjithë drejtorët e policisë që kanabizuan Shqipërinë dhe që sot asnjëri nuk është në bankën e të akuzuarve, por verojnë në vendet ekzotike të botës, edhe pse janë në kërkim nga Interpoli në bashkëpunim me qeverinë e Edi Ramës dhe segmentet kriminale të tij, duhet të kuptojnë që shumë shpejt do të shkatërrojë dhe Universitetin shqiptar.

Thirrja per anetaret e PS

Ai ka vetëm një qëllim, qëllimi i tij është që çdo segment i institucioneve shqiptare, të shkatërrohet dhe të kthehet në funksion të grupeve kriminale dhe qarqeve antishqiptare, për sa i përket përdoruesit të certifikuar të alkaloidëve natyrore.

Përsa i përket përdoruesit të certifikuar të alkooloideve natyrore, hipnotike dhe haluçinante të cilat tani po kalon nga faza organike në fazën e substancave sintetike duhet të kuptojmë që është në një situatë shumë të rëndë psikike dhe klinike. E them këtë si doktoreshë, por nëse nuk më beson mua si doktoreshë mund të pyesi pedagogët e Fakultetit të Shkencave në Natyrës, që i ka anëtarë të Partisë Socialiste, i ka edhe pjesëtarë të Grupit Parlamentar, që alkooloidet organike kanë të njëjtën formulë si alkooloidet sintetike, por me një ndryshim shumë të vogël, të cilat nuk duken në pamjen e tyre të jashtme dhe në formulat e tyre kimike, por është me të dhënat e tyre në bazë të izotopeve. Izotopet e alkooloideve që janë drogërat, të alkooloideve organike kanë efekt në trupin e njeriut nga 5 minuta deri në 90 minuta, ndërsa izotopet e alkooloideve sintetike ose të drogërave sintetike kanë efekt të përjetshëm, të cilat nguliten mirë në trurin e njeriut dhe nuk ikin më. Kryeministri ynë është nën drejtimin dhe efektin tashmë për të gjithë jetën e tij ndaj këtyre izotopeve.

Prandaj u bëj thirrje të gjithë mjekëve që janë anëtarë të Partisë Socialiste, pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës që janë anëtarë të Partisë Socialiste dhe atyre deputetëve që janë mjek dhe pedagogë në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste të marrin fatet në dorë, sepse jo vetëm fatet e Shqipërisë, por edhe fatet e tyre dhe të familjarëve të tyre janë në dorën e një të sëmuri psikik dhe klinik.

Thirrja per mjeket e njohur

Sot përfundimisht ne kemi përballë një njeri, që përveçse është peng i krimit të organizuar, është peng i substancave sintetike që tashmë nuk kanë më kthim mbrapa për të. I bëj thirrje doktorit personal dhe doktoreshës personale të z.Rama, zonjës Mira Rakaçolli dhe doktor Perlatit që ta ndalojnë Edi Ramën në rrugën e tij të përdorimit të substancave, ta fusin në një qendër detoksifikimi, në mënyrë të tillë që të shpëtojë ato pak vite që i kanë ngelur, ose në të kundërt ai e di shumë mirë që me sëmundjen e tij që ka, të azmës dhe të mushkërisë, përdorimi i këtyre substancave narkotike-sintetike do të shkatërrojë çdo ind dhe çdo nerv të mushkërive të tij dhe nuk më kthim mbrapa. Duke pasur parasysh që ky njeri i çmendur që tashmë ka marrë peng të ardhmen e Shqipërisë, duhet të kuptojë njëherë e mirë që duhet të tërhiqet. Nëse nuk tërhiqet ai, do ta tërheqin studentët shqiptarë, do ta tërheqin ato djem dhe ato vajza që segmentet e tij kriminale të policisë së shtetit i rrahën dhe i goditën. Sot, më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për solidaritet kombëtar, por edhe prindëror sepse sot janë rrahur ata studentë, nesër do të rrihen fëmijët e tjerë. Faleminderit.



Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Para
Policia dhunoi studentët,ministri Lleshi: Universiteti është i të gjithëve

Policia dhunoi studentët,ministri Lleshi: Universiteti është i të gjithëve

A do martohej me Shpat Kasapin? Ja si përgjigjet Afërdita Dreshaj

Afërdita Dreshaj rrëfen mungesën e babait, cila ishte ëndrra e tij për të

Gruaja preket nga një sëmundje e rrallë, nuk dëgjon burrat kur flasin

Gruaja preket nga një sëmundje e rrallë, nuk dëgjon burrat kur flasin
















TE FUNDIT

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com