Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gishtat e enjtura mund të jenë shenjë e një problemi të rëndë shëndetësor

2019/01/09 at 6:49 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Gishtat e enjtura mund të jenë shenjë e një problemi të rëndë shëndetësor

Vuani nga artriti dhe inflamacioni ju ka shkaktuar enjtje të gishtave. Ose ndoshta keni konsumuar një vakt me shumë kripë dhe, si rezultat, unaza e martesës ka ngecur në gisht.


A duhet të shqetësoheni? Ndoshta jo. Gishtat enjten për një sërë arsyesh, disa të padëmshme, por ndonjëherë enjta mund të paralajmërojë për gjendje më të rënda shëndetësore. Ja cilat janë disa nga shkaqet më të zakonshme të enjtjes së gishtave, dhe kur duhet të konsultoheni me mjekun.

Abuzimi me kripën

Teprimi me ushqimet shumë të kripura mund t’ju shkaktojë enjtje të gishtave. Trupi përpiqet që të mbajë një balancë të ujit dhe kripës. Duke konsumuar shumë kripë, trupi e kompenson këtë duke ruajtur shumë ujë në trup, prandaj krijohet edhe enjtja. Zakonisht, enjtja e shkaktuar nga konsumimi i tepërt i ushqimeve të kripura largohet vetvetiu brenda disa ditësh. Nëse e keni kufizuar kripën dhe vazhdoni t’i keni sërish duart e enjtura, duhet të konsultoheni me një mjek.

Bllokim në sistemin limfatik

Limfedema është një sëmundje e enjtjes së gjymtyrëve që shfaqet kur lëngjet limfatike (që mbajnë papastërti, baktere dhe viruse) nuk zbrazen siç duhet. Në këtë rast mund të enjtjen gishtat e duarve dhe të këmbëve, si dhe në disa raste edhe i gjithë krahu dhe këmba. Lëkura gjithashtu mund të duket më e tendosur ose më e enjtur se zakonisht. Trajtimet me rreze për kancerin e gjirit zakonisht bëhen shkak për zhvillimin e limfedemës. Në raste më të rralla, limfedema mund të shkaktohet gjithashtu edhe nga një zhvillim jonormal i sistemit limfatik.

Preklampsia

Enjtja është tipike për gratë shtatzëna. Megjithatë, enjtja e duarve dhe fytyrës, sidomos nëse krijohet një hapësirë bosh në lëkurë kur e prekni me gishtin tregues – mund të jetë shenjë e preklampsisë. Kjo gjendje karakterizohet nga tensioni i lartë i gjakut dhe, nëse lihet pa trajtuar, mund të shkaktojë ndërlikime të rënda si për nënën ashtu edhe beben.

Aktiviteti fizik

Gjatë aktivitetit fizik, duart mund të enjten duke qenë se enët e gjakut në trup reagojnë ndaj nevojës që kanë muskujt për shtim të energjive. Gjatë stërvitjes trupi prodhon nxehtësi. Sistemi vaskular bën që të lëshohen më shumë lëngje në gishta, si të duarve ashtu edhe këmbëve. Kjo është një mënyrë që trupi të ftohet.

Probleme me veshkat

Nëse veshkat nuk i filtrojnë mirë të gjitha lëngjet, trupi do t’i ruajë ato, dhe si pasojë shkaktohet enjtja në disa pjesë të trupit, njohur në gjuhën mjekësore si edema. Edema mund të prekë çdo pjesë të trupit, megjithatë shkakton më shumë ënjtje të duarve, këmbëve dhe artikulacioneve. Veshkat rregullojnë dhe elektrolitet në tru, kështu çdo lloj problemi me veshkat mund të ndikojë te ky proces. Hipertensioni dhe diabeti janë disa nga sëmundjet që mund të shkaktojë këto probleme me veshkat.

Ilaçet

Duhet theksuar gjithashtu se disa ilaçe mund të shkaktojnë enjtje të gishtave të duarve dhe këmbëve. Ilaçet për tensionin e lartë të gjakut, diabetin, steroidet dhe pilulat për kontrollin e lindjeve mund t’ju kenë shkaktuar enjtje të gishtave.

Temperaturat e larta

Nxehtësia shkakton zgjerim të enëve të gjakut. Me tendosjen e enëve të gjakut, një pjesë e lëngjeve mund të kalojë tek indet e buta dhe të shkaktojë ënjtje. Ky lloj i enjtjes zakonisht largohet vetvetiu ndërkohë që vazhdoni aktivitetin e përditshëm. Por, nëse vëreni enjtje vetëm në duart e gishtave (dhe jo të këmbëve), të shoqëruar edhe me dhimbje ose dobësi, mund të jetë shenjë jo vetëm e nxehtësisë, prandaj duhet të konsultoheni me një mjek.

Burimi: Gazeta Shëndeti



Ju sugjerojmë

Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Para
S’duhet të jeni tolerant me fëmijët, flasin psikologët

S'duhet të jeni tolerant me fëmijët, flasin psikologët

Çfarë u ndodh flokëve tuaj, nëse nuk i lani për 1 javë?

Çfarë u ndodh flokëve tuaj, nëse nuk i lani për 1 javë?

Meta: Leskaj të qëndrojë në krye të KLSH, deri sa të zgjidhet kryetari

Meta: Leskaj të qëndrojë në krye të KLSH, deri sa të zgjidhet kryetari
















TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com