Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U masakrua nga i ati, motra e Anxhelinës zbulon të vërteta rrëqethëse

2019/01/08 at 9:45 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U masakrua nga i ati, motra e Anxhelinës zbulon të vërteta rrëqethëse

Detaje rrënqethëse dalin në dritë pas vrasjes së 28-vjeçares Anxhelina Petro nga babai i saj disa ditë më parë në Greqi.


Nuk e ka motër të vërtetë, nga asnjëri prej prindërve, por nëna biologjike e Angelinës që e rriti, e mësoi me dashuri dhe dhimbsuri për Angelinën, sikur ta kishte motër gjaku.

Klea Zenuni është vajza e burrit të dytë të nënës së Angelinës dhe është rritur prej kësaj të fundit që kur ishte e vogël. Për News24 ajo bën rrëfime që trondisin. Klea tregon se Anxhelina është varrosur e gjallë, dëshmi e cila përloti moderatoren Rudina Xhunga.

Klea, tregon se një i afërm i tyre që jeton në Greqi, sapo ka mësuar rreth ngjarjes, ka shkuar në fshatin e Anxhelinës dhe ka mësuar se natën e krimit kishte ndodhur një sherr i madh mes babait dhe vajzës për të dashurin afgan. Babai e kishte rrahur keq vajzën dhe ajo për t’i shpëtuar dhunës ishte hedhur nga dritarja.

Babai e kishte ndjekur dhe e kishte kapur në oborr, e kishte qëlluar me shkelma dhe më pas me një shufer hekuri në kokë. Vajza ka humbur ndjenjat, por babai duke menduar se ajo kishte vdekur, nxitoi ta varrosë në oborrin e shtëpisë.

Vdekja me llahtarë duket se është kapaku i ngjarjeve edhe më të tmerrshme që kanë ndodhur në shtëpinë e Aleko Petros. Sipas 20 vjecares Klea Zenuni, i ati kishte abuzuar seksualisht me Angelinën.

Bardhyl Guri i pagëzuar me emrin Aleko Petro, e thirri vajzën në Greqi për një jetë më të mirë, por në vend t’i jepte ngrohtësinë dhe mbështetjen e babait, e shfrytëzoi seksualisht për 12 vite. Familja e së ëmës së Angelinës filloi të dyshojë për këtë pas vdekjes së vajzës, duke sjellë ndërmend bisedat e shkurtra me të në internet.

“Kur e kam pyetur “a je e lidhur me dikë apo je e dashuruar”, Anxhelina më është përgjigjur “nuk mundem sepse zemra ime është shumë e vrarë,janë shumë gjëra në mes dhe nuk mund të shprehem dot”-thotë Klea.

Klea Zenuni, ishte 6-muajshe kur shkoi në shtëpinë e Angjelinës pas martesës së babait të saj me nënën e viktimës, Xhezmije Hoxhallari. Ajo tregon se familja e saj ka jetuar në kushte shumë të vështira ekonomike, të dy prindërit dhuronin rregullisht gjak për të ushqyer dy vajzat, Anxhelinën dhe Klean, ndërsa i ati punonte edhe në të zezë si murator.

Klea ka qënë 8-vjeçe kur Angjelina është nisur për në Greqi dhe kujton se mamaja e saj është përpjekur për vite me radhë të lidhej me vajzën. Pasi u rrit Klea e kërkoi shpesh në rrjetet sociale por nuk mundi ta gjejë deri kur në vitin 2017 një ftesë në facebook nga emri grek Anxhelina Petro e habiti, e gëzoi dhe solli festë në shtëpinë e tyre.

Klea thotë se nuk fliste shumë shpesh me motrën, se edhe kur flisnin ajo ua mbyllte shpejt pa dhënë asnjë shpjegim ndaj askush në Shqipëri nuk e dinte se Anxhelina ishte e dashuruar me një të ri afgan. Mesazhi i fundit që Klea ka shkëmbyer me motrën e saj, Anxhelinën, ka qënë në natën e ndërrimit të Viteve, kur i kanë uruar njëra-tjetrës “Gëzuar” dhe 3-4 ditë më pas Anxhelina u vra.

Për Klean, Bardhyl Guri ose Aleko Petro ishte një njeri pijanec, xheloz dhe kumarxhi. Ajo kërkon nga drejtësia greke dënimin “me vdekje” për një baba të tillë, që abuzon me vajzën, që e rreh, dhe e varros të gjallë./BW



Ju sugjerojmë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Para
Video-Skandal/Gjyqtari i kërkon s*** e detyron ta prekë në pjesë intime

Video-Skandal/Gjyqtari i kërkon s*** e detyron ta prekë në pjesë intime

Krimi i dyfishtë në Ballsh,gazetarja tregon çfarë i kërkoi policisë autori

Krimi i dyfishtë në Ballsh,gazetarja tregon çfarë i kërkoi policisë autori

Video off records/ Zbuloni çfarë ndodhi pas kamerave në ‘Opinion’

Video off records/ Zbuloni çfarë ndodhi pas kamerave në ‘Opinion’
















TE FUNDIT

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com