Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

330 mijë euro kokainë, viktima në ngjarjen e Elbasanit qe pjesë e rrjetit

2018/12/30 at 12:44 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
330 mijë euro kokainë, viktima në ngjarjen e Elbasanit qe pjesë e rrjetit

Një prej viktimave që mbeti i vrarë në një atentat me armë mbrëmjen e shkuar në qytetin e Elbasanit, Endrit Alibeaj, rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës në Itali. Ai është arrestuar bashkë me vëllain e tij, Andrea Alibej në vitin 2013.

Në atë kohë, mediat lokale italiane shkruanin se rreth 300 policë nga provinca e Astit të mbështetur edhe nga Komandat e gjithë Legion Piemonte dhe Valle d’Aosta, me ndihmën e një helikopteri, organizuan një operacion të madh antidrogë duke çuar në pranga 31 persona, ndaj të cilëve ishin lëshuar urdhër-arreste nga gjykata.

Organizata vepronte kryesisht në krahinën e Astit dhe qytete të tjera fqinje, me shumë nyje në krahinat veriore të Italisë dhe Holandës. Në atë periudhë u sekuestruan 2.5 kg kokainë, ndërsa u dokumentua trafikimi i 31 kg drogë me një qarkullim prej 10 milionë eurosh.

Hetimet ndaj organizatës nisën në maj të vitit 2011, fillimisht ndaj një grupi të tregtarëve të vegjël të drogës në Asti dhe Torino. Kjo u lejoi hetuesve të hidhnin dritë mbi aktivitetin e paligjshëm të një grupi të madh të kokainës, pjesëtarët e të cilës ishin nga Shqipëria. Mediat italiane shkruajnë se rrjeti kishte anëtarët e vet shqiptar në Holandë, Gjermani, Belgjikë dhe Britani të Madhe.

Mediat italiane shkruajnë gjithashtu se Endrit Alibej dhe Erion Alibej, në konkurrencë me njëri-tjetrin, i përkisnin një organizate transnacionale shqiptare me veprimtari midis Roterdamit dhe Amsterdamit në Holandë dhe Torinos, të cilët kishin ruajtur 15 kg kokainë të fshehur në apartamente të ndryshme, përfshirë edhe dy në Asti, për ta shitur më pas në disa provinca në veri dhe qendër – Itali: Asti – Aleksandri – Torino – Parma – Pisa – Firence – Prato – Genoa – Udine – Brescia për një total prej më shumë se 330.000 €. / Ora news

Etiketa: elbasanendrit alibej

Ju sugjerojmë

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi
Kronikë

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi

27 Gusht, 2025 11:00 pm
Operacioni i SPAK/ IMT pas arrestimit të punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ IMT pas arrestimit të punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra

27 Gusht, 2025 7:39 pm
Korrupsion në radhët e IMT-së Tiranë, kush janë dy inspektorët e arrestuar
Kronikë

Korrupsion në radhët e IMT-së Tiranë, kush janë dy inspektorët e arrestuar

27 Gusht, 2025 6:48 pm
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar dhe dy në kërkim

27 Gusht, 2025 6:12 pm
Flakët përfshijnë një sipërfaqe pyjore në Devoll
Aktualitet

Flakët përfshijnë një sipërfaqe pyjore në Devoll

27 Gusht, 2025 4:00 pm
Zjarret në vend, Rama: Së shpejti ne do të kemi flotën tonë, me dy avionë zjarrfikës
Kryesore

Zjarret në vend, Rama: Së shpejti ne do të kemi flotën tonë, me dy avionë zjarrfikës

27 Gusht, 2025 11:53 am
Rama nderon forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve
Kryesore

Rama nderon forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve

27 Gusht, 2025 11:39 am
Situata e zjarreve në vend/ Nga 14 vatrat e raportuara gjatë ditës, dy ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Nga 14 vatrat e raportuara gjatë ditës, dy ende aktive

27 Gusht, 2025 10:26 am
Përfshihet nga flakët e zjarrit një pallat në Dibër, evakuohen banorët
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e zjarrit një pallat në Dibër, evakuohen banorët

27 Gusht, 2025 10:16 am
Fier/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen 3 shtetas
Aktualitet

Fier/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen 3 shtetas

27 Gusht, 2025 9:09 am
Para
Ami e pakënaqur nga Xing, detyron Ermalin të përsërisë prezantimin 3 herë

Ami e pakënaqur nga Xing, detyron Ermalin të përsërisë prezantimin 3 herë

Video/ Protestuesit e diasporës: Kemi gjetur zgjidhjen

Video/ Protestuesit e diasporës: Kemi gjetur zgjidhjen

Gabimet që bëjnë meshkujt gjatë flirtimit, takimeve dhe seksit

Gabimet që bëjnë meshkujt gjatë flirtimit, takimeve dhe seksit

TE FUNDIT

8 të vrarë dhe 45 të plagosur nga një sulm i madh rus në Kiev

8 të vrarë dhe 45 të plagosur nga një sulm i madh rus në Kiev
28 Gusht, 2025

Të paktën tetë njerëz janë vrarë dhe 45 të tjerë janë plagosur nga një sulm i madh rus me dronë...

Lexo më shumë

Gjermani, miratohet ngritja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Gjermani, miratohet ngritja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
28 Gusht, 2025

Qeveria gjermane ka miratuar rregulloret e brendshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Sipas Kancelarit Merz, organi i ri do të...

Lexo më shumë

Horoskopi, 28 gusht 2025

Horoskopi ditor, 2 janar 2025
28 Gusht, 2025

Dashi Një udhëtim i shkurtër mund të jetë i nevojshëm sot. Një telefonatë në këtë ditë të ngarkuar emocionalisht mund...

Lexo më shumë

Moti për sot, 28 gusht 2025

Temperatura të larta në fundjavë, meterologu: Mund të shfrytëzojmë plazhin
28 Gusht, 2025

Një tjetër ditë tipike vere pritet të përjetojë Shqipëria këtë të enjte, teksa moti do të mbizotërohet nga dielli, temperatura...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com