17-vjeçarja nga Kosova Mrika Nikqi, dhe babai i saj Arianit Nikqi janë shqiptarët e parë në botë, që pushtuan majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antraktides. Me 16 dhjetor ora 21:30, ata ngjiten majën Vinson, 4892 metra e lartë, në motin e acartë dhe në të ftohtin ekstrem.
Pas këtij suksesi, ata nisën rrugën e kthimit duke u ndeshur me motin ekstrem dhe me vështirësi arritën në një kamp-bazë me 17 dhjetor. Është dita e 8 që ata po qëndrojnë të bllokuar nga moti i ashpër dhe me i egri që njeh planeti, në një tendë dhe në temperaturat deri ne -40 gradë Celcius.
Në çdo orë që kalon, rezervat e ushqimit pakësohen dhe bashkë me mungesën e ngrohjes sjell më shumë vështirësi për ekipin.