Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

16-vjeçarja shtatzënë humbi jetën, ndjekje penale edhe për nënën e saj

2018/12/25 at 9:32 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
16-vjeçarja shtatzënë humbi jetën, ndjekje penale edhe për nënën e saj

 


Nëna e Kostandina Anagnostit, 16-vjeçares që humbi jetën në Spitalin e Sarandës në rrethana ende misterioze, do të dalë para Gjykatës.

Antigoni Anagnosti është vënë në ndjekje penale dhe në gjyq do të duhet të tregojë se cili është personi që ka lënë shtatzënë vajzën e saj të mitur. Kjo shtatzëni u bë shkak që vajza të shkonte në një klinikë private në Sarandë për të kryer abort, ku pas një komplikacioni u dërgua pa shenja jete në spital.

Gazeta greke “Ekspreso” i ka kushtuar një investigim rastit tragjik të 16-vjeçares Kostandina Anagnosti, e cila humbi jetën në nëntor të 2014 në Sarandë. Ende nuk ka përfunduar çështja gjyqësore, ndërkohë që, përveç shoferit të taksisë Spiro Papa, i cili ndodhet në paraburgim që prej qershorit të këtij viti, nëna e vajzës akuzohet se po fsheh të vërtetën dhe po merr në mbrojtje të akuzuarin, me të cilin dyshohet se kishte një raport dashurie.

 

GJYQI

Sipas gazetës “Ekspreso”, gjithçka erdhi pasi vajza me banim në Greqi ishte kthyer në Shqipëri (sipas pretendimit të së ëmës, te dentisti). Sipas gazetës, nëna e vajzës akuzohet se po mbulon shoferin e taksisë, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.

Spiro Papa transportoi vajzën e mitur në spital dhe akuzohet se është i vetmi që ka dijeni për të gjitha rrethanat e ngjarjes. Seanca gjyqësore ndaj nënës së adoleshentes është vendosur më 15 shkurt 2019 në Gjykatën e Shkallës së Parë në Janinë, ku Antigoni Anagnosti do të thirret të japë shpjegime rreth gjithçkaje që ka të bëjë me vdekjen tragjike të vajzës saj, si dhe për lidhjen e saj me taksistin, i cili transportoi vajzën e re në Shqipëri.

Njëkohësisht për të njëjtën çështje fillon në datën 1 shkurt 2019, në Gjykatën e Krimeve të Prevezës, gjyqi për taksistin, i cili nga Prokuroria e Janinës akuzohet për vrasje nga mosveprimi.

Ndërmjet dëshmitarëve që kanë deklaruar atëherë në favor të taksistit ishte edhe nëna dhe motra e madhe e 16-vjeçares, Kostandina. Taksisti në dëshminë që ka dhënë në Prokurorinë e Sarandës, në datën 23 shkurt 2015, ka deklaruar rreth lidhjes shoqërore që kishte me nënën e së miturës.

EKSPERTIZA

Akti fillestar mjekoligjor në trupin e Kostandinës në Shqipëri nxori përfundimin se shkaku i vdekjes ka qenë për arsye patologjike. Gjithsesi, babai i vajzës, Jorgo Anagnosti, nuk ishte bindur dhe filloi një rrugë të gjatë për të ndriçuar pikat e errëta të shkaqeve të vdekjes bashkë me avokaten e tij.

Kostandina Anagnosti u dërgua e vdekur në urgjencën e Spitalit të Sarandës nga shoferi i taksisë, i cili u shpreh se vajza humbi ndjenjat pas një kërcitje të nofullës. “E solli në spital pa shenja jete. U ndoqën veprimet e ndihmës së shpejtë të zemrës dhe rrugëve të frymëmarrjes me elektroshok, frymëmarrje teknike, masazh të zemrës. Iu injektua adrenalinë, atropinë dhe lidokainë nëpërmjet venave të gjakut, por pa rimëkëmbur punimin e organeve jetësore. U mbajt rreth dy orë në urgjencë dhe pastaj u dërgua në morg”, dëshmon kartela mjekësore.

Trupit iu bë riekspertizë (u ribë autopsia) me përfundimin se shkaqet klinike vërtetojnë që “ishte pa shenja jete të organeve, pa tension, pa frymëmarrje, me zmadhim të koreve të syrit, nxirje rreth buzëve, rreth qafës (laringut), lëkura me ngjyrë të zbehtë dhe ngjyrën e të vdekurit. Erdhi e vdekur, ndaj dhe nuk u përdor dhe terapi tjetër”.

E vërteta u zbulua pas shumë kërkesave të babait dhe avokates së tij, ku u kërkua autopsi mjekoligjore e re në Janinë. Nga kjo rezultoi se organet jetësore të vajzës u hoqën pa teknikë, pasi mungonte gjysma e gjuhës, laringu, shtrati i gjuhës, mitra, qafa e mitrës dhe truri… kurse në gjak dhe urinë të saj u gjetën përqindje të larta lidokaine”.

Pas zhvillimeve të fundit, Jorgo Anagnosti, babai i vajzës, i cili që në fillim pretendoi se fëmija vdiq pas një aborti të kryer në Shqipëri, shprehet se, kur të vijë koha në gjyq do të dalë e vërteta: “Unë e di që njeriu me të cilin u largua Kostandina e ka lënë atë shtatzënë!”

 

“Vajza u dërgua për abort nga i dashuri i ish-bashkëshortes”

 

Jorgo Anagnosti, babai i 16-vjeçares, nisur nga zbulimi i dëmtimeve në pjesën e mitrës dhe një në afërsi të bërrylit, që nuk ishin shënuar nga spitali, ngriti dyshime se gjithçka kishte ndodhur gjatë një aborti që shkoi keq.

Duke iu referuar dëshmisë së dhënë nga taksisti në Prokurorinë e Sarandës, Anagnosti thekson se ai ka tentuar ta fshehë të vërtetën. Gjithashtu në automjetin e taksistit Spiro Papa janë gjetur një palë pranga si dhe një sasi materiali bimor, një medikament si dhe sende të tjera që ngjallin dyshime.

Ai tregonte asokohe se vetë ish-bashkëshortja ka pranuar gjatë deklarimit të saj se kishte histori dashurie me taksistin prej 4 vitesh. Ndërkohë, sipas babait, gjithçka ka ardhur pasi vajza është dërguar në ndonjë klinikë në Sarandë për të kryer abort dhe pasi ka humbur ndjenjat, është dërguar në spital.

“Mjeku ligjor ka konstatuar në gropën e bërrylit të vajzës, një vigon plastik me ngjyrë jeshile, i cili është rezultat i ndërhyrjeve mjekësore për realizimin e terapisë intravenoze, por nuk është vigoni i vendosur në Spitalin e Sarandës, pasi aty është vendosur në dorë, mbi gishtërinj.

Kam pyetur mjekun ligjor se përse e ka marrë mitrën e vajzës dhe ai më tha se kishte vënë re diçka të dyshimtë. Ai dyshonte se është ndërhyrë në mitër dhe se atje ndoshta mungon fryti, pra, fëmija”, është shprehur babai i së miturës. / Panorama

Etiketa: e miturakostandina anagnostishtatzene


Ju sugjerojmë

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident në Borsh/ Furgoni përplaset me makinën, raportohet për 2 viktima

30 Korrik, 2025 2:53 pm
Vodhën në 2 banesa para, sende me vlerë dhe../ 1 në pranga, tjetri në kërkim
Aktualitet

Vodhën në 2 banesa para, sende me vlerë dhe../ 1 në pranga, tjetri në kërkim

30 Korrik, 2025 2:41 pm
Lapaj: Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse…
Aktualitet

KAS vendos/ Nuk ka mandat për Adriatik Lapajn, ia kalon Ana Dajkos

30 Korrik, 2025 2:26 pm
Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve. Fermerët, 9 masat mbështetëse
Aktualitet

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve. Fermerët, 9 masat mbështetëse

30 Korrik, 2025 2:01 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Kronikë

Tiranë/ I mori 10 mijë € një shtetasi me anë të mashtrimit, pranga 33-vjeçarit

30 Korrik, 2025 1:44 pm
Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë
Aktualitet

Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë

30 Korrik, 2025 1:28 pm
Recetat mjekësore në formatin e ri / Nga 1 gushti në fuqi për sistemin shëndetësor
Aktualitet

Recetat mjekësore në formatin e ri / Nga 1 gushti në fuqi për sistemin shëndetësor

30 Korrik, 2025 1:09 pm
Berisha: Kodi i ri Penal është atentat madhor kundër fjalës së lirë
Kryesore

Berisha: Kodi i ri Penal është atentat madhor kundër fjalës së lirë

30 Korrik, 2025 1:07 pm
Kodi i ri Penal/ Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm
Aktualitet

Kodi i ri Penal/ Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm

30 Korrik, 2025 12:50 pm
“Shqipëria bëhet”, koncepti i Lapaj:  25 vite burg për zyrtarët që kapen për korrupsion
Aktualitet

Lapaj kërkon mandatin e deputetit, shqyrtohet në KAS kërkesa e “Shqipëria Bëhet”

30 Korrik, 2025 12:46 pm
Para
Fotogaleri/Momentet magjike të Krishtlindjes në të gjithë globin

Fotogaleri/Momentet magjike të Krishtlindjes në të gjithë globin

Enkel Demi: Historia e martesës sime lidhet me gatimin  

Enkel Demi: Historia e martesës sime lidhet me gatimin  

Një histori Krishtlindjesh/ Plaku i varfër Zef dhe dashuria për librat
















TE FUNDIT

Aksident në Borsh/ Furgoni përplaset me makinën, raportohet për 2 viktima

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
30 Korrik, 2025

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve mësohet sa ka ndodhur këtë të...

Lexo më shumë

Vodhën në 2 banesa para, sende me vlerë dhe../ 1 në pranga, tjetri në kërkim

Vodhën në 2 banesa para, sende me vlerë dhe../ 1 në pranga, tjetri në kërkim
30 Korrik, 2025

Policia e Tiranës identifikon 2 shtetas që vodhën me thyerje, në 2 banesa, ndërkohë që ka vënë në pranga njërin...

Lexo më shumë

KAS vendos/ Nuk ka mandat për Adriatik Lapajn, ia kalon Ana Dajkos

Lapaj: Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse…
30 Korrik, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mandatin e vetëm të “Shqipëria Bëhet” ia kaloi Ana Dajkos. Sot u shqyrtua në KAS...

Lexo më shumë

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve. Fermerët, 9 masat mbështetëse

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve. Fermerët, 9 masat mbështetëse
30 Korrik, 2025

Hapen zyrtarisht aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve për vitin 2025. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj thotë se tashmë, kredia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com