Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrau gruan gjyqtare, zbardhet dëshmia e policit: Ç’më tha Kasemi kur erdhi

2018/12/23 at 10:34 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau gruan gjyqtare, zbardhet dëshmia e policit: Ç’më tha Kasemi kur erdhi

Ditën e djeshme, në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj Fadil Kasemit, i akuzuar se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez Hafizi.


Në seancë pritej dëshmia e një oficeri policie dhe ballafaqimi mes Kasemit dhe shoferit të furgonit që dyshohet se e ka rrëmbyer pas vrasjes. Oficeri i Policisë nuk ishte paraqitur në seancë për të dëshmuar, ndaj edhe prokurori kërkoi të lexonte dëshminë që ai kishte dhënë në fazën hetimore.

Sipas deklarimeve që lexoi prokurori, punonjësi i Policisë ka treguar se si Kasemi e ka pranuar vrasjen e bashkëshortes, ndërsa në ambientet e Komisariatit të Policisë është gjetur edhe një plumb, i cili dyshohet se i përkiste armës së të pandehurit.

“Kam qenë në zyrën time kur më erdhi një punonjës policie dhe më tregoi se në ambientet e Komisariatit kishte ardhur një person, i cili kishte deklaruar se kishte vrarë bashkëshorten e tij. Pas kësaj unë kam zbritur poshtë dhe kam parë një burrë rreth 55 vjeç, të cilin e kam pyetur për gjeneralitetet dhe çfarë kishte bërë. Ai më tha se ishte Fadil Kasemi dhe se në zonën e Xhamllikut kishte vrarë bashkëshorten e tij.

Pas kësaj, janë lajmëruar oficerët e Krimeve të Rënda, të cilët kanë ardhur dhe kanë marrë Fadil Kasemin, për të vazhduar me hetimet e mëtejshme. Unë i kam përcjellë ata deri të dalja e Komisariatit, ndërsa kur po futesha, një prej oficerëve më tha se ishte konstatuar një plumb te shkallët. E kemi marrë dhe kemi vënë në dijeni oficerët e Krimeve që kanë ardhur dhe marrë plumbin”, lexoi prokurori.

Gjatë seancës së djeshme, Gjykata revokoi edhe një vendim të ndërmjetëm për ballafaqimin e dy dëshmitarëve, kërkuar nga mbrojtja. Sipas arsyetimit të Gjykatës, përballja mes tyre nuk do të sillte asnjë të re, pasi i konsideruari si viktimë, shtetasi K.T., është përballur disa javë më parë me një tjetër punonjës të Policisë dhe nuk e ka ndryshuar variantin e tij. Edhe ky vendim është kundërshtuar nga mbrojtja, që e konsideroi vendimin të padrejtë, ndërkohë pati edhe një diskutim me gjykatën.

Mbrojtësi Ilia Ilia, i cili ka qenë përfaqësuesi ligjor i Fadil Kasemit, që prej rifillimit të procesit te Krimet e Rënda mungoi, ndërsa kishte kërkuar shtyrjen e seancës dhe caktimin e saj në datën 31 dhjetor, për shkak se nuk do të ishte në Shqipëri.

Vetë i pandehuri caktoi edhe një tjetër mbrojtës, që kërkoi shtyrjen e seancës dhe diskutoi me drejtuesen e trupit gjykues, duke i thënë se nëse do ta vazhdojë në këtë formë procesin, më mirë të merrnin edhe një prokuror tjetër, ta vendosnin në anën e mbrojtjes dhe të vazhdonin, duke i konsideruar si të padrejta dhe paragjykuara vendimet e Gjykatës.

Ky proces është thuajse në fazat finale të tij, ndërsa priten edhe disa prova të tjera më 26 dhjetor nga ana e mbrojtjes. Pas kësaj do të mbyllet shqyrtimi gjyqësor./Panorama

Etiketa: Fildez Hafizikasemipolici


Ju sugjerojmë

Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë
Kryesore

Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë

4 Korrik, 2026 1:42 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Aktualitet

Berisha uron 250-vjetorin e SHBA: Shtyllë e pamposhtur e lirisë në botë

4 Korrik, 2026 1:00 pm
Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen
Aktualitet

Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen

4 Korrik, 2026 11:55 am
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama për BBC: Dua një drejtësi që nuk mund të blihet, as të ushtrohet presion

4 Korrik, 2026 11:51 am
Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV
Aktualitet

Edi Rama feston sot ditëlindjen! Sa vjeç mbush kreu i qeverisë shqiptare?

4 Korrik, 2026 11:27 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Pavarësia e SHBA, Begaj: Shqipëria mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme

4 Korrik, 2026 10:25 am
Skema për t’u dhënë fëmijëve nënshtetësi amerikane, Ambasada e SHBA: E papranueshme
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara

4 Korrik, 2026 10:21 am
Zjarri në malin e Shëngjinit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri
Aktualitet

Zjarri në malin e Shëngjinit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

4 Korrik, 2026 9:58 am
“Rama në burg”/ Rama për protestuesit: Presin fund të ndryshëm nga një film i parë
Aktualitet

Pavarësia e SHBA, Rama: Festë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që…

4 Korrik, 2026 8:46 am
SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë
Bota

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë

4 Korrik, 2026 8:32 am
Para
Krime/ Rusia dërgon dhjetëra avionë luftarakë në bazën ajrore ukrainase

Krime/ Rusia dërgon dhjetëra avionë luftarakë në bazën ajrore ukrainase

Foto/ Klipi i ri i Samantës sjell ngjashmëri me motrat “Kardashian”

Samanta Karavello merr një vendim të rëndësishëm për karrierën e saj

Rama pret në zyrë policen Ina Nuka pas kthimit në Tiranë

Rama pret në zyrë policen Ina Nuka pas kthimit në Tiranë
















TE FUNDIT

Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit

Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit
4 Korrik, 2026

Qindra mijëra iranianë mbushën një kompleks të madh lutjesh në Teheran të shtunën, ndërsa ceremonia javore e varrimit të ish-udhëheqësit...

Lexo më shumë

Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë

Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë
4 Korrik, 2026

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të protestuesve të...

Lexo më shumë

Berisha uron 250-vjetorin e SHBA: Shtyllë e pamposhtur e lirisë në botë

Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
4 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 250-vjetorin e Pavarësisë, duke e cilësuar...

Lexo më shumë

Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen

Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen
4 Korrik, 2026

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama feston sot 62-vjetorin e lindjes, duke marrë një sërë urimesh nga qytetarë, bashkëpunëtorë dhe figura...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}