Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohen në klinikë 4 kufoma dhe një këmbë e sharruar, ja çfarë dyshohet

2018/12/21 at 3:23 PM
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohen në klinikë 4 kufoma dhe një këmbë e sharruar, ja çfarë dyshohet

4 kufoma dhe një këmbë e sharruar u gjetën në një frigorifer. Ato u gjenden në një prej klinikave më të mëdha të kancerit në Moskë. Sipas asaj që shkruan e përditshmja RT, kufomat ishin shndërruar në mumie për shkak kohës së gjatë që kishin qëndruar në këtë vend.

Kontrolli i brendshëm në Qendrën Kërkimore të Kancerit Blokhin, erdhi me urdhër të drejtorit të ri të saj. Të futura në 3 kuti prej druri që ngjanin me arkivole, trupat e 4 pacientëve me kancer dhe një këmbë e prerë u zbuluan në një dhomë frigoriferike të klinikës në fjalë. Trupat dyshohet se qëndronin aty prej më shumë se një dekade. Dhe ishin kthyer në mumie. Ato ishin deformuar aq shumë sa mosha dhe gjinia e tyre nuk mund të përcaktohej menjëherë.

Zyrtarisht, autoritetet sqaruan për mediat vendase se “për shkak se për një kohë të gjatë nuk ka pasur kërkesa po ankesa nga të afërmit e trupave të gjetur, u vendos që ato t’i dorëzoheshin agjencive ligjzbatuese, në bazë të ligjit rus”.

Pavarësisht deklaratës nga mjekët se nuk kishte ndodhur asgjë e jashtëzakonshme, Komiteti Investigativ ka nisur një hetim për zbulimin e pazakontë. Ata morën në pyetje stafin e klinikës dhe sekuestruan një numër të madh dokumentesh.

Dyshimet janë se trupat mund t’u jenë shitur muzeve të anatomisë. Ose “laboratorëve speciale”. Mungesa e të dhënave personale të shumë pacientëve në dokumentet e sekuestruara ka ngritur dyshimet se brenda kësaj qendre të trajtimit të kancerit mund të veprojë një rrjet kriminal. Aktiviteti i të cilit bazohet në tregtinë e kufomave. 4 mumiet që u zbuluan gjatë kontrollit do të kishin qenë me gjasë ende në frigorifer. Kjo pasi për ta nuk ishte gjetur ende një blerës.

Megjithatë të gjitha këto aludime janë ende paraprake. Kjo për shkak se hetimet për ngjarjen janë në zhvillim. Nga ana e tyre, mjekët deklaruan se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj aktiviteti kriminal. Dhe se trupat me gjasë kishin ngelur në morg për një kohë kaq të gjatë, për shkak të problemeve me dokumentet.

Etiketa: doktorklinikemoske

Ju sugjerojmë

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura rreth miliona dokumente
Bota

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura rreth miliona dokumente

31 Janar, 2026 4:18 pm
OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
Bota

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

31 Janar, 2026 3:02 pm
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

31 Janar, 2026 2:48 pm
Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet
Bota

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

31 Janar, 2026 2:26 pm
“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk
Bota

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk

31 Janar, 2026 10:35 am
Epstein akuzonte Trump për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura
Bota

Epstein akuzonte Trump për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura

31 Janar, 2026 9:54 am
Dosja “Epstein”/ Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme
Bota

Dosja “Epstein”/ Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

31 Janar, 2026 9:52 am
Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
Bota

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

30 Janar, 2026 10:24 pm
Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
Bota

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

30 Janar, 2026 9:19 pm
Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
Bota

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

30 Janar, 2026 8:12 pm
Para
Rama: Mbase autonomia e universiteteve ka qenë një hap i gabuar

Thirrja e Berishës, reagon Rama: Më vjen të qaj për shthurrjen verbale

“Taksa”/Zbulohet leter-këmbimi, Serbia kërkon ndihmë tek Rama

"Taksa"/Zbulohet leter-këmbimi, Serbia kërkon ndihmë tek Rama

Naomi Campbell nuk i njeh vitet, magjeps topless në moshën 48-vjeçare

Naomi Campbell nuk i njeh vitet, magjeps topless në moshën 48-vjeçare

TE FUNDIT

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura rreth miliona dokumente

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura rreth miliona dokumente
31 Janar, 2026

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, deklaroi se publikimi i dokumenteve nga dosja Epstein, “shënon fundin e një...

Lexo më shumë

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
31 Janar, 2026

Organizata e Kombeve të Bashkuara po përballet me një krizë financiare alarmante, që sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, mund...

Lexo më shumë

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
31 Janar, 2026

Në publik bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe zgjidhje diplomatike, por pas kuintave. Arabia Saudite duket se nuk i kundërvihet një...

Lexo më shumë

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet
31 Janar, 2026

Partitë në pushtet në Gjermani, CDU/CSU dhe SPD, kanë arritur një kompromis për zbatimin e Sistemit të Përbashkët Evropian të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com