Një shqiptar është shpallur “Heroi i Vitit 2018” në Suedi.
Ai quhet Fidan Bejtan dhe sot është nderuar me çmimin “Ëngjëlli mbrojtës” pasi shpëtoi 20 fëmijë, të cilët u sulmuan me thikë nga një grua në një park lojrash.
Fëmijët po luanin në një park kur u sulmuan nga gruaja, ndërsa shqiptari u përlesh me të, veprim që mund ti kushtonte edhe jetën.
Ky akt nuk ka mbetur jashtë vëmendjes edhe të futbollistit të famshëm suedez, Zlatan Ibrahimovic.
Ibra e falenderoi shqiptarin në emër të të gjithë suedezëve për aktin e kryer
“Ju jeni një hero i vërtetë. Punë e mirë. Të gjithë janë krenarë për ty. Ajo që bëtë nuk është secili që do të guxonte të bënte. Vazhdo të jesh kështu, vetvetja. Na duhen më shumë si ty. Ju ftoj që të vini dhe të më shikoni një lojë drejtpërdrejt”.
Duke iu referuar mediave lokale, gruaja agresore kishte probleme të shëndetit mendor.