Kryeministri Edi Rama nuk është ndalur me ftesën që ka për të dialoguar me studentët që po protestojnë.
Në një postim meme në Instagram Rama shfaqet duke kërcyer dhe në sfond këngën e Elita 5 “E di se do të vish”, dhe shkruan “Jo keq dhe kjo jo keq”.
“Ku do e lëmë pra?”,- mesazhi i radhës i Ramës për studentët protestues.
Prej ditësh Rama poston në faqen e tij në Instagram memet që ndërtojnë studentet apo faqet në rrjetet sociale për të./Opinion.al