Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për protestën e studentëve, ndërsa ka sulmuar ashpër Gent Strazimirin, që sipas tij, ky i fundit ka urdhëruar arrestimin e studentëve që kundërshtojnë militantët e PD-së.
“Interesant! Kadri Strazimiri(ai i kobures tek lodrat e liqenit) kërkon arrestimin e studentëve që s’duan militantët e PD në protestë, e u adreson fyerje lumë pse përzënë “të vobektit” që u çon Kadri Kamza për tarifat e shkencës. Qimet i kanë lënë po zakoni u del veç me shpirtin”, shkruan kryeministri Rama.