Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unaza e Re/ Basha: Qëndroni të bashkuar, të zmbrapsim Edi Ramën

2018/12/05 at 5:30 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Unaza e Re/ Basha: Në 40 milionë euro investim, 30 janë vjedhje

Protesta e banorëve të zonës së “Astirit” që kundërshtojnë shembjen e mbi 300 objekteve që parashikohet të prishen për t’i hapur rrugë ndërtimit të një autostrade urbane nga Sheshi Shqiponja deri te Pallati me Shigjeta, ka hyrë sot në ditën e 32-të.


Protestës i është bashkuar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili u shpreh se asnjë zhvillim nuk sjell ky projekt për qytetarët, përveç se mbush xhepat e oligarkëve.

Basha tha se Edi Rama dhe Erion Veliaj ka bërë gjithçka për të përçarë banorët e Unazës së Re.

Kreu i opozitës tha se kam vetëm një mesazh për banorët e Unazës së Re, Shkozës dhe studentët: Mos u dorëzoni.

“Edi Rama ka kohë që ka shkelur vijën e kuqe. Asnjë zhvillim nuk do të sjellë ky projekt. Admirim për kurajon e banorëve. Sot jemi në një betejë kundër vjedhjes ku janë ngritur edhe studentët. Kjo është një revoltë qytetare që po vlon në çdo cep të qytetit dhe në qytetet e tjera. Unë kam një mesazh se kështu beteja do fitohet. Mos u dorëzoni se të gjithë së bashku jemi më të fortë dhe do triumfojmë kundër vjedhjes tek Unaza, në universitet dhe duke rikthyer fatin tuaj. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj.”- tha Basha.

Për 32 ditë në përpjekje për të mbrojtur shtëpitë nga fadromat, protestuesit kanë vendosur t’u ngjajnë qytetarëve francezë, duke veshur jelekët portokalli.

Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të tërhiqet nga projekti që ju prish banesat e tyre, ose t’i dëmshpërblejë qytetarët me 100 për qind të vlerës së tregut.

Me thirrjet; ‘jug e veri, jemi një’ dhe ‘turp, turp’, banorët kanë bllokuar edhe sot rrugën kryesore.

“Jemi me të drejtën e fëmijëve tanë. Të gjithë kemi të drejtat tona dhe të gjithë paguajmë taksat. Duam të drejtën tonë dhe të bëjë çfarë të dojë. Nuk jemi kundër projektit, por duam djersën tonë”- u shpreh një qytetar.

‘O Edvin o legen, prite popullin se po vjen’,- ka qenë një nga thirrjet e banorëve drejtuar kryeministrit Rama.

Ata gjithashtu kanë përsëritur thirrjet: “Nuk jemi shpellarë, por jemi qytetarë”, të cilat ia drejtonin kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe kryeministrit Edi Rama.

Disa nga banorët u shprehen se toka nuk është zaptuar dhe për çfarë arsye qeveria nuk erdhi për t’na shpjeguar se jemi në një truallë të huaj.

Ata deklaruan se nga kjo protestë nuk do të tërhiqen, derisa qeveria të vendosë dëmshpërblim të plotë.

Protestës së banorëve i është bashkuar që nga fillimi opozita, por edhe shoqëria civile.

Duke folur për mediat të martën pasdite, Fatos Lubonja tha se nuk është vetëm një protestë e banorëve të kësaj zone, por e gjithë shqiptarëve.

“Unë kam ardhur si qytetar dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve në Tiranë e kudo në Shqipëri, se kjo është një çështje e rëndësishme. Kurajoja e protestuesve është nxitje për rezistencë edhe nga e keqja që e ka kapur vendin”, tha Lubonja gjatë një komunikimi me mediat.

Më pas, në shenjë simbolike banorët i veshën Lubonjës jelekun portokalli, një formë kjo simbolike e protestës, duke marrë shkas nga protesta në Francë kundër rritjes së çmimit të naftës.

Kurse deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu u shpreh se opozita do të mbështesë protestën e banorëve, sa kohë kauza e tyre mbrohet edhe nga Kushtetuta.



Ju sugjerojmë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

5 Tetor, 2025 12:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Para
Shkencëtarët: “Alienët mund të na shkelin pa na parë fare”

Shkencëtarët: “Alienët mund të na shkelin pa na parë fare”

“Kemi forcuar ushtrinë”. Kë po kërcënon kryeministrja serbe?

"Kemi forcuar ushtrinë". Kë po kërcënon kryeministrja serbe?

Ardit Gjebrea zbulon surprizën: Ja kush do prezantojë këtë vit “Këngën Magjike”

Zbuloni artistët që do të ndezin sonte skenën e 'Këngës Magjike'
















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com