Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manjani: Rrezikojmë të mos kemi zgjedhje lokale, skadojnë 1.4 milionë ID

2018/12/04 at 2:30 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Manjani: Rrezikojmë të mos kemi zgjedhje lokale, skadojnë 1.4 milionë ID

Presidenti Meta ka dekretuar datën 30 qershor 2019 për Zgjedhjet Vendore (kryetarët e bashkive). Por ndërsa nga qershori kanë mbetur edhe 7 muaj, juristi i njohur Ylli Manjani ka dhënë alarmin se zgjedhjet rrezikojnë të mos mbahen. Sipas tij, janë plot 1.4 milionë ID (karta identiteti) që skadojnë në përiudhën Janar-Qershor 2019. Në statusin e tij në facebook ka replikuar dhe n/kryetari i KQZ, Denar Biba, i cili e sheh zgjidhjen tek shtyrja e vlefshmërisë së kartave.


Deklarata e plotë e Yllit Manjanit

Zgjedhjet lokale që janë dekretuar tashmë për qershorin e ardhshëm janë të rrezikuara.
Janë të rrezikuara jo nga Kodi Zgjedhor, as nga mungesa e ndryshimeve në të, por thjesht nga qeveria.
Janë tre elementë themelorë që i bëjnë zgjedhjet realisht gati të pamundura për tu mbajtur. E përsëris jo për faj të Kodit Zgjedhor as reformës zgjedhore.

1. Rreth 1.4 milionë karta identiteti skadojnë në periudhën janar-qershor 2019. Mjafton ti hidhni një sy kartës së identitetit dhe do shihni se ato u lëshuan për herë të parë në fillim të vitit 2009 dhe me afat vlershmërie 10 vjeçar.

Rinovimi i tyre ka kohën në periudhën janar-qershor 2019. Pyetja është: A do të mund të rinovohen 1.4 milionë karta para zgjedhjeve, në kushtet kur tarifa është rritur dhe radhët do jenë të gjata?

Bëhet fjalë për 1.4 milionë!!! Makasimumi 1.7 milionë vete marrin pjesë në votim. Dhe ky maximum ka ndodhur vetme një herë në 2013, sepse mesatsriaht marrin pjesë 1.5 milionë.

Kujtoj se për të votuar zgjedhësi duhet të ketë një dokument identifikimi të vlefshëm.
Qeveria as edhe një thirrje publike se ka bërë për këtë katastrofë që po vjen. Qoftë edhe tek ERTV.

2. Listat e zgjedhësve janë realisht të rrezikuara që të jenë të besueshme. Teknikisht listat dalin nga rregjistri Kombëtar i Gjendjes civile dhe hartohen sipas sistemit të adresave.

Të dyja këto burime nga dalin listat janë me probleme. Regjistri i gjendjes Civile ka 19 muaj pa mirmbajtje, se qeveria nuk ka berë dot nje tender. Një Regjistër i pa mirmbajtur do të thotë DEFEKT. Defekti mund të jetë çdo gjë….

Sistemi i adresave është deshtim gjithashtu. Askush nuk e di ku e ka vendbanimit aty ku na ka rregjistruar OSHEE apo aty ku kemi gjendjen civile.
Ngatërresë e madhe kjo, që mund të sjelle konfuzion sepse votuesit mund të mos gjenden më në qendrën e votimit ku janë mësuar.
Si rradhët e gjata për karta ashtu edhe adresa e gabuar janë faktorë që e lodhin dhe e demotivojnë votuesin të marrë pjesë në votime.
Natyrisht që pjesmarrja e ulët është në favorin e qeverisë.

3. Të fortët dhe policia militante janë faktor tjetër shkatërrues për zgjedhjet. Kemi dëgjuar deklarata publike të fortësh që thonë “hajdeni ta shihni në zgjedhje”. Prokuroria nuk po bën asnjë përpjekje serioze për të izoluar të fortët dhe policët militantë.
E përsëris te tre këto faktorë nuk kanë lidhje me Kodin Zgjedhor. Kanë lidhje me veprimtarinë e qeverisë. Në këto kushte vështirë të ketë zgjedhje.
As votime…

Komentet

Denar Biba: Une nuk jam inxhinier IT por mendoj se, nqs eshte mbajtur (ruajtur) ne kushte normale, karta nuk eshte f.v. molle apo qumesht qe pas njefare kohe, kalbet apo prishet. Me fjale te tjera, mjaft qe kompania qe i ka leshuar dhe ruan te dhenat te zgjase ne kompjuterat e saj kohezgjatjen e vlefshmerise se tyre dhe cdo gje eshte ne rregull. Kjo natyrisht qe duhet shoqeruar edhe me ndonje ndryshim ne legjislacionin perkates.

Ylli Manjani: Denar Biba procesi i leshimit te kartes nuk eshte zgjatje afati… eshte paraqitje ne sportel me kupon. Aplikim dhe foto… Natysrisht nuk po komentoj fare debatin politik mbi besueshmërine dhe mundesine e klonimit te kartave…

Etiketa: IDkarta identitetizManjanirrezikskadimskadojne kartatzgjedhje lokale


Ju sugjerojmë

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sot dëshmon diplomati britanik
Kryesore

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sot dëshmon diplomati britanik

22 Shtator, 2025 10:23 am
“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
Aktualitet

“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027

22 Shtator, 2025 10:01 am
Fjalimi i Diellës në një forum ndërkombëtar: Ari i ri nuk është i fshehur nën tokë
Bota

Fjalimi i Diellës në një forum ndërkombëtar: Ari i ri nuk është i fshehur nën tokë

22 Shtator, 2025 9:18 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, java nis me kthjellime

22 Shtator, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 22 shtator 2025

22 Shtator, 2025 7:59 am
GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
Bota

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

21 Shtator, 2025 11:07 pm
Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Para
Video/ Publikohet video e Ronaldos me gruan që e akuzon për përdhunim

Video/ Publikohet video e Ronaldos me gruan që e akuzon për përdhunim

Deklarata e shkencëtarit të NASA-S për alienët bën xhiron e rrjetit

Deklarata e shkencëtarit të NASA-S për alienët bën xhiron e rrjetit

Një udhëtim virtual në Rrugën e Arbrit

Një udhëtim virtual në Rrugën e Arbrit
















TE FUNDIT

Trafiku i armëve nga Shqipëria në Angli, arrestohet 20-vjeçari

Trafiku i armëve nga Shqipëria në Angli, arrestohet 20-vjeçari
22 Shtator, 2025

Policia ka arrestuar 20-vjeçarin Roseljo Arifi  në shëpinë e tij në Shkodër, I riu dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal...

Lexo më shumë

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sot dëshmon diplomati britanik

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sot dëshmon diplomati britanik
22 Shtator, 2025

Pas dëshmive të ish-ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin dhe dhe ish-këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje,...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Erion Veliajt, Komisioni i Ligjeve në Bashki mblidhet nesër për…

“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
22 Shtator, 2025

Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e këshilltarëve socialistë për shkarkimin...

Lexo më shumë

“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027

“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
22 Shtator, 2025

Delegacioni i BE ka uruar qeverinë “Rama 4” disa ditë pas betimit në Presidencë. Në reagimin e delegacionit në BE...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com