Banorët e lagjes “Shkozë” në Tiranë janë ngritur sot në protestë për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Kjo është një tjetër zonë që preket nga shembjet për ndërtimin e Unazës së Madhe.
Protesta po zhvillohet pranë shkollës, pasi Inspektoriari i Mbrojtjes së Territorit në varësi të Bashkisë ka shkuar me mjete të rënda për të shembur banesat e tyre. Në mbeshtetje te banoreve është edhe deputeti i PD, Aldo Bumçi.
Kujtojmë se prej 1 muaji janë ngritur dhe banorët e Unazës së Re (Astiri) duke protestuar në rrugë kundër shembjes së banesave të tyre.