Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhdukja e Albano Xhaferraj, telefonata, si e morën me makinë nga lokali

2018/12/01 at 12:46 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhdukja e Albano Xhaferraj, telefonata, si e morën me makinë nga lokali

Vlora është një ndër qytetet që po numëron viktimat e një beteje që duket se është sunduar nga krimi i organizuar.


Top Story përmes përshkrimit dhe inskenimeve në terren, solli në vëmendje disa histori personazh të zhdukur nga droga.

Ndër to është dhe i zhdukuri Albano Xhaferaj.

Mëngjesin e 17 qershorit, Albano Xhaferaj u largua nga shtëpia, pa u ndarë me fëmijët dhe gruan, Danielën.

Doli për një kafe me mikun e tij Arbër Turja.

Gruas i tha se do të kthehej shpejt në shtëpi, një apartament i vogël në rrugën trasballkanike në Vlorë, ku prej dy vitesh banon familja e 34 vjeçarit.

Albano sapo ishte kthyer nga Belgjika. Në Anversë, një qytet ky belg i njohur për një prezencë të madhe të komunitetit shqiptar, kishte qëndruar tre muaj ndaj kish shumë për ti rrëfyer mikut të tij.

Teksa konsumonin kafen, Albano merr një telefonatë dhe i kërkohej një takim i menjëhershëm.

Pak minuta më vonë, një makinë tip Audi, me targa AA560 TR ndalon në lokalin e rrugës Transballkanike.

Babai i dy fëmijëve hipën në të, e më pas askush nuk e sheh më me sy.

Daniela, duke menduar se bashkëshorti i saj ishte nën shoqërinë e miqve, nuk shqetësohet se Albano nuk u kthye në shtëpi.

Gruan e re e zë paniku të nesërmen, kur telefoni i dilte i fikur.

Për 7 ditë me radhë ka trokitur në çdo derë të miqve të bashkëshortit të saj, por asnjëri prej tyre nuk e kishte parë.

Mëngjesin e 25 qershorit, ajo i është drejtuar komisariatit të Policisë së qarkut të Vlorës.

Oficerit të policisë gjyqësore, Fatmir Myrtajt, i ka rrëfyer gjithë sa dinte për zhdukjen pa lënë gjurmë të burrit.

I ka treguar se kush e thërriti Albanon në telefon e kush ishte personi i fundit që e ka parë të gjallë.

Neglizhenca e treguar nga policia detyroi Lutfi Xhaferraj, babai i 34 vjeçarit, të denonconte publikisht zhdukjen e Albanos.

“Po tani atje se kush e mori dhe i tha hajde, dhe ai iku. Nuk mori as pasaportë, as dokument, as nuk i tha as gruas së tij, edhe mund të jetë rrëmbyer, edhe mund të jetë larguar prape, kështu e kanë këto punë”, – tha Lutfi Xhaferri, babai i Albano Xhaferrit.

Më 2 korrik Daniela i drejtohet prokurorisë së Rrethit të Vlorës për fatin e hetimeve.

E dërgojnë sërish në dyert e policisë, ku gruaja e re jep të njëjtën dëshmi, por tek një tjetër oficer të policisë gjyqësore, Gjergji Çepele. / Top Channel

Etiketa: Albano Xhaferrajtelefonatazhdukja


Ju sugjerojmë

Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët

26 Tetor, 2025 2:42 pm
“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë
Aktualitet

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë

26 Tetor, 2025 1:13 pm
Nuk ka “Kurti 3”/ Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë
Kryesore

Nuk ka “Kurti 3”/ Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë

26 Tetor, 2025 12:19 pm
Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
Kryesore

Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar

26 Tetor, 2025 12:12 pm
Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS
-U tha në Opinion

Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS

26 Tetor, 2025 10:14 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të diel

26 Tetor, 2025 8:32 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 26 tetor 2025

26 Tetor, 2025 8:11 am
Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Para
Video/Vidhnin banesat, kush janë “skifterët” shkodran që tmerruan Shijakun

Video/Vidhnin banesat, kush janë "skifterët" shkodran që tmerruan Shijakun

Video/ Penalltinë e tij e imituan yjet, Panenka: “Ajo gjuajtje më burgosi”

Video/ Penalltinë e tij e imituan yjet, Panenka: "Ajo gjuajtje më burgosi"

“A përdor photoshop?”,Enca: Kur me shihni live, të gjithë bini ne dashuri

"A përdor photoshop?",Enca: Kur me shihni live, të gjithë bini ne dashuri
















TE FUNDIT

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët

Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
26 Tetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listën zyrtare të kandidatëve në zgjedhjet e 5 bashkive më 9 nëntor. Kështu në Vlorë...

Lexo më shumë

Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri

Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri
26 Tetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të Klubit të Futbollit “Besa” të Kavajës. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë
26 Tetor, 2025

Situata në Vaun e Dejës është shumë e rëndë për shkak të reshjeve të shiut që kanë shkaktuar përmbytje në...

Lexo më shumë

Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme
26 Tetor, 2025

Kreu i PDK, Memli Krasniqi ka folu pas seancës në Kuvendin e Kosovës, ku Albin Kurti dështoi të formojë qeverinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com