Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek Kthesa e Kamzës (e njohur si zona e Treshit). Në videon e publikuar nga Ora News shihet ende e plagura e shtrirë në asfalt, pasi ambulanca dhe policia nuk kishin mbërritur në vendin e ngjarjes. Video është filmuar nga një makinë në levizje, ndersa qytetari pyet: “A ka jetë?”
Mësohet se vetë drejtuesi i mjetit që kreu aksidentin e ka dërguar të plagosurën në spital. Nga të dhënat e para thuhet se gruaja rreth 50 vjec dhe po tentonte të kalonte rrugën kur u përplas nga makina. Policia pritet të zbardhë rrethanat e aksidentit, ndërsa e plagosura po merr trajtimin e duhur në Spitalin e Traumës.