Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stefan Cvajg, vetëvrasja e shkrimtarit që ishte i paaftë të urrente

2018/11/23 at 11:56 AM
në -Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
Stefan Cvajg, vetëvrasja e shkrimtarit që ishte i paaftë të urrente

Në shkurt 1942, Stefan Cvajg dhe gruaja e tij e re bënë vetëvrasje në Brazil. Shteti brazilian, në nder të shkrimtarit, mbajti një ceremoni mortore shtetërore, me pjesëmarrjen e presidentit të vendit, Getulio Vargas. Lajmi për vetëvrasjen e Cvajgut u përhap shpejt në të gjithë botën dhe mediat më të rëndësishme shkruan për të.

Në atë kohë, Cvajg ishte një nga autorët më të njohur dhe veprat e tij ishin përkthyer në dhjetëra gjuhë të huaja.Sipas një prej miqve të tij më të mirë, novelistit Irmgard Keun, Cvajg ishte një njeri që, pavarësisht vuajtjeve, ishte i paaftë të urrente dhe mbase kjo e çoi drejt vetëvrasjes.


Vetëvrasja e Stefan Cvajg shkaktoi reagime të ndryshme. Tomas Man, pa diskutim lideri i shkrimtarëve gjermanfolës në ekzil, nuk e fshehu indinjatën ndaj atij që cilësoi si një akt frikacakësh. Në një telegram, Man nuk i kurseu vlerësimet për talentin e mikut të tij, por në të njëjtën kohë nuk pajtohej dot me veprimin e tij.
Qëndrimi i Man bëhet edhe më i qartë në një letër dërguar një miku e kolegu shkrimtar:

“Cvajg nuk duhej t’ua jepte nazistëve kënaqësinë për ta paraqitur veprimin e tij si triumf të tyre. Nëse Stefan do të mund të ushqente më tepër urrejtje për ta nuk do ta kishte ndërmarrë aktin e vetëvrasjes.

Pse e kishte kaq të pamundur Cvajgu të ndërtonte një jetë të re në ekzil?

Stefan Zvajg nuk kaloi ndonjëherë momente terrori në jetën e vet, as nuk kishte qenë i detyruar të largohej nxitimthi nga vendi i tij, përkundrazi kishte pasur luksin të zgjidhte edhe destinacionin. Ai e la Austrinë dhe shtëpinë e tij të bukur në Salzburg në vitin 1933, duke shkuar në Britaninë e Madhe dhe duke lënë pas gruan e tij Friderike dhe dy vajzat e saj.

Ndryshe nga kolegët e tij gjermanë, përshirë edhe Tomas Man, të cilët e lanë Gjermaninë kur pushteti i Hitlerit ishte fuqizuar, pa shpresë për t’u kthyer më deri në ndërrimin e regjimit, Cvajg ishte i lirë të udhëtonte mes Londrës, Vjenës dhe Salzburgut edhe për 5 vite të tjera. Madje, pasaporta austriake e lejoi edhe të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara dhe në Amerikën e Jugut.

Fuqizimi i pushtetit të Hitlerit ndikoi, në fakt, në krijimtarinë e Cvajgut, pasi ai humbi botuesin e tij. Gjithsesi, në fillim të vendosjes së regjimit nazist, veprat e Cvajgut vazhdonin ende të qarkullonin në Gjermani.

Vitet e para të ekzilit nuk ishin të vështira. Stefan dhe gruaja e tij kishin marrëdhënie mjaft të mira. Madje ai i kërkoi së shoqes t’i gjente një sekretare kur u shpërngul në Londër. Ajo zgjodhi një refugjate gjermane, Lotte Altman. Një grua e re dhe serioze, me të cilën Cvajg pati një histori dashurie dhe u martua disa vite më vonë.
Në vitin 1935, Cvajg mbërriti në Nju Jork; ishte në kulmin e krijimtarisë së vet.

Cvajg e dinte që nuk ishte romancier i kalibrit të Tomas Man. E megjithatë shitjet e librave të tij kishin thyer rekorde ndërsa në Gjermani u dogjën bashkë me librat e Frojdit dhe Ajnshtajnit. Cvajgu asnjëherë nuk u bë politikisht aktiv. Asnjëherë nuk u shpreh hapur kundër regjimit të Hitlerit. E megjithatë, ishte pikërisht pushteti i këtij të fundit që e demoralizoi.

Më 7 dhjetor 1941, kur Cvajg dhe gruaja e tij Lotte ishin në Brazil, japonezët sulmuan flotën amerikane në Pearl Harbor. Një ditë më pas, Shtetet e Bashkuara shpallën luftë. Cvajgu edhe një herë u përfshi nga paniku. Ai i trembej një pushtimi të mundshëm gjerman në Amerikën e Jugut.

Në këtë kohë ai punoi me librin e fundit, “Novela e shahut”. Ku për herë të parë përfshiu në përmbajtje elementë të regjimit nazist. Cvajg e përfundoi novelën më 22 shkurt. Të nesërmen, ai dhe e shoqja u gjetën të vdekur./Filozofia

Etiketa: cvajgi paafte te urrejeshkrimtar


Ju sugjerojmë

Një homazh për mjeshtrin e madh: “Requiem për skulptorin Agim Rada” vjen premierë
-Kulturë

Një homazh për mjeshtrin e madh: “Requiem për skulptorin Agim Rada” vjen premierë

25 Maj, 2025 7:39 pm
Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga
-Kulturë

Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga

25 Maj, 2025 3:30 pm
Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
-Kulturë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

17 Maj, 2025 7:14 pm
Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Historia e Musine Kokalarit në Tv5 Monde
-Kulturë

Historia e Musine Kokalarit në Tv5 Monde

7 Prill, 2025 7:52 pm
Morgenbladet (1932) / “Teatri gjerman është në krizë, nuk ngjall më interes…”- Intervista me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë
-Kulturë

Morgenbladet (1932) / “Teatri gjerman është në krizë, nuk ngjall më interes…”- Intervista me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë

28 Mars, 2025 9:39 am
Vlen sa 1 mijë muaj/ Rëndësia e Natës së Kadrit
-Kulturë

Vlen sa 1 mijë muaj/ Rëndësia e Natës së Kadrit

26 Mars, 2025 9:26 am
Oglinda Lumii (1932) / Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris?
-Kulturë

Oglinda Lumii (1932) / Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris?

22 Mars, 2025 9:26 am
Para
Ja si u zbulua gruaja që vrau të dashurin e gatoi eshtrat e tij disa muaj

Ja si u zbulua gruaja që vrau të dashurin e gatoi eshtrat e tij disa muaj

Video/ Pas publikimit të bisedave private, Dolce & Gabbana kërkon falje

Video/ Pas publikimit të bisedave private, Dolce & Gabbana kërkon falje

I riu kanosi me thikë 61-vjeçarin dhe sulmoi një efektiv policie

FOTO/ Aksident i rëndë, kamioni merr përpara gruan me biçikletë
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com