I pyetur nëse do dekretohet si ministër Sandër Lleshi, i propozuar nga kryeministri Edi Rama dy herë, Presidenti Ilir Meta tha se nuk do të përfshihet në debate dhe se në ditët e ardhshme do ketë përgjigje institucionale.
“E di shumë mirë si funksionon procedura e emërimit të ministrit. Kam qenë kryeministër dhe kryetar Kuvendi dhe e di si funksionon. Në ditët e ardhshme do merrni përgjigje institucionale e korrekte dhe nuk kam ndërmend të përfshihem në debate”, deklaroi Presidenti Meta në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve të Europës Juglindore.