Hetimet për çështjen CEZ kanë mbetur në vendnumëro prej muajsh pasi dëshmitari kyç që mund të zbardhë aferën nuk gjendet.
Kërkimet nga autoritetet kosovare për gjetjen e biznesmenit kosovar Ndue Kalaj nuk kanë dhënë rezultat.
Kjo është dokumentuar edhe me anë të një letërporosie dërguar Prokurorisë shqiptare ku kjo e fundit njoftohet se kërkimet policore nuk kanë dhënë rezultat.
E gjendur në këto kushte Prokuroria do të kërkojë edhe njëherë shtyrjen e hetimeve për një afat 3 mujor.
Kalaj është deklaruar nga socialistët si një nga sekserët në procesin e privatizimit të OST nga çekët e CEZ.
Çka konsiderohet si provë kyce për t’i dhënë zgjidhje çështjes,
Ndaj prokuroria i ka duart e lidhura për të dalë në një vendimmarrje.