Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tahiri/ Si u verifikuan përgjimet e Habilajve për bizhuteritë e shtrenjta

2018/10/30 at 4:50 PM
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Saimir Tahiri thyen heshtjen, nesër pritet konferencë për median

Prokuroria e Katanias ka verifikuar në detaje të gjitha citimet e Moisi Habilajt dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tij të trafikut të drogës, në të cilat kishte referenca për ish-Ministrin e  Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një nga përgjimet Moisi Habilaj flet për blerjen e disa bizhuterive për nënën dhe për bashkëshorten e Tahirit.


Dy elementë që u kërkuan edhe në shtëpinë e ish-Ministrit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri, si lidhje mes deklaratave të Habilajve, por që nuk u gjetën. Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Katanias, të publikuar ekskluzivisht nga Tv Klan, thuhet se deklaratat u verifikuan në terren. U pyetën pronarët e dyqanit që i referohej Habilaj dhe u këqyrën të gjitha faturat.

“Në datë 23.11.2017, me qëllim verifikimin e blerjes së mundshme të bizhuterive nga shqiptarët Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj për Saimir Tahirin, u ftuan në zyrën e prokurorit, zoti Guido Donini dhe djali i tij Alessio Aroldo, respektivisht titullari i dyqanit të bizhuterive, të cilët, deklaruan se nuk u kujtoheshin faktet që janë objekt i hetimit dhe as që ta njihnin Moisi Habilajn. Në lidhje me aktivitetin në fjalë, u procedua për të kontrolluar dokumentacionin kontabël që iu kërkua atyre.

Në veçanti, zotit Alesio Aroldo Donini – administrator i vetëm i kompanisë DONINI Jewellery – iu kontrollua ky dokumentacion: Regjistri i faturave të lëshuara në vitet 2013 /14; Faturat e lëshuara në Dhjetor 2013 dhe Janar 2014; Libri i kontabilitetit për vitet 2013 dhe 2014; Regjistri i detyrueshëm kontabël i tatimpaguesve për vitin 2013/2014.

Guido Doninit iu analizua ky dokumentacion: Regjistri i faturave të lëshuara 2013/14; Faturat e lëshuara në Dhjetor 2013 e Janar 2014; Regjistri i detyrueshëm kontabël i tatimpaguesve për vitin 2013/2014″.

Rezultati i këtij ekzaminimi ka dhënë rezultate negative. Prokurorët nuk kanë gjetur asnjë provë që të vërtetonte citimet e Habilajve. 

“Ekzaminimi i dokumenteve të sipërpërmendur dha rezultate negative, çka do të thotë se nuk ka pasur operacione të hyrjeve në kasë në periudhën me interes për hetimin, lidhur me blerjen e dy byzylykëve nga Moisi Habilaj”.

Të njëjtën praktikë, prokuroria ka ndjekur edhe për blerjen e një kostumi të markës Hugo Boss, që përmendet në përgjime. Në datën 9.3.2018 është pyetur pronari i dyqanit të Hugo Boss, Giancarlo Platania. Janë parë edhe regjistrat e faturave të lëshuara në datat e përafërta me referencat e përgjimit. Rezultati, thuhet në dosjen e siguruar nga Tv Klan, është negativ.

Prokuroria e Antimafias Italiane i nisi hetimet në dt. 27.10.2017. Dhe më datë 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj i kërkoi Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet me arsyetimin se “nuk ka prova dhe fakte” që implikojnë ish-Ministrin Tahiri.

Në dt. 5.10.2018, Gjykata Italiane e Catanias, me gjyqtarë Loredana Pezzino, bazuar në kërkesën e Prokurorëve të Antimafias, mori vendim për mbylljen e hetimit. Këtë dosje, Tahiri e dorëzoi të hënën në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku po hetohet për trafik narkotikësh me Habilajt, duke thënë se ajo ishte një dosje decizive për procesin.

 

Etiketa: bizhuteritedosja italianetahiriverifikimi


Ju sugjerojmë

Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…
Kryesore

Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…

17 Gusht, 2025 5:12 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Kryesore

Banesa dhe krerë të humbur nga zjarret në vend, Rama premton rifinancim

15 Gusht, 2025 7:27 pm
Zjarret në vend, Vengu: Vlerësim dhe kompensim të dëmeve të shkaktuara!
Kryesore

Zjarret në vend, Vengu: Vlerësim dhe kompensim të dëmeve të shkaktuara!

15 Gusht, 2025 6:34 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gjobë kush nuk e liron vetë!
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gjobë kush nuk e liron vetë!

14 Gusht, 2025 5:12 pm
Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore
Kryesore

Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore

13 Gusht, 2025 8:57 pm
Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!
Kryesore

Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!

13 Gusht, 2025 8:43 pm
Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Politikë

Artikulli i “Wanderlust” për Shqipërinë,Rama:Një realtitet ku koha ka ngadalësuar…

12 Gusht, 2025 4:57 pm
Çmimet e larta, Rama paralajmëron industrinë e turizmit
Kryesore

Çmimet e larta, Rama paralajmëron industrinë e turizmit

10 Gusht, 2025 10:44 am
Rama: Ai që ndërton pa leje nuk do e gëzojë
Politikë

Rama: Ai që ndërton pa leje nuk do e gëzojë

10 Gusht, 2025 10:14 am
Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë
Kryesore

Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë

10 Gusht, 2025 9:58 am
Para
Shenjat më besnike dhe fantastike e Horoskopit

2 shenjat e horoskopit që kanë më shumë mundësi për t’u bërë të famshëm

Shkatërrohet banda e “Bajrit”, emrat e 11 të arrestuarve

Zbulohen lidhjet Safet Bajrit me Niçen e Shijakut

‘Kemi qenë ndër të parat në Tiranë”/E përbashkëta e Inisit dhe Rudines

'Kemi qenë ndër të parat në Tiranë"/E përbashkëta e Inisit dhe Rudines
















TE FUNDIT

Kantieri në Spitalin e Lezhës/ Rama: Shumë shpejt kushte bashkëkohore shërbimi

Kantieri në Spitalin e Lezhës/ Rama: Shumë shpejt kushte bashkëkohore shërbimi
18 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar pamjet nga kantieri në...

Lexo më shumë

Shifrat e INSTAT:Çmimet e kafesë dhe qirave rriten deri në 7%!Faktorët që ndikojnë..

Shifrat e INSTAT:Çmimet e kafesë dhe qirave rriten deri në 7%!Faktorët që ndikojnë..
18 Gusht, 2025

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë...

Lexo më shumë

Profesionistët e Lirë letër Manjës: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Profesionistët e Lirë letër Manjës: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike
18 Gusht, 2025

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët e...

Lexo më shumë

Zelensky kërkon garanci të sigurisë para takimit me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
18 Gusht, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, së bashku me aleatët kyç evropianë, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com