Inis Gjonin e kemi parë të fokusuar kohët e fundit më shumë në teatër. Ajo ngjit në skenë në rolin e regjisores shumë shfaqje ndaj ka qëndruar larg daljeve në televizion.
Por përmes intervistës së saj të fundit dhënë për revistën “Who”, ajo ka rrëfyer shumë fakte që nuk i dinim për të. Në aspektin profesional , por edhe në atë personal.
Ndër të tjera ajo tha se ka qenë ndër të parat vajza në Tiranë që ka drejtuar një automjet.
“Besoj se kam qenë ndër të parat vajza në Tiranë që kam drejtuar një automjet, në vitin 96′. Unë dhe Rudina Magjistari, kemi qenë ndër të parat”, është shprehur ajo.