Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Euro e ka nisur javën me rënie, Banka e Shqipërisë nuk pritet të ndërhyjë

2018/10/29 at 12:42 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Euro e ka nisur javën me rënie, Banka e Shqipërisë nuk pritet të ndërhyjë

Monedha e përbashkët europiane e ka nisur javën e zhvlerësuar në raport me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot me 124.55 lekë. Duke iu afruar nivelit minimal prej 124.17 që arriti në fillim të muajit qershor. Prej fillimi të tetorit monedha e përbashkët është zhvlerësuar përkundrejt lekut me rreth 1.73 lekë.

Arsyeja kryesore e nënçmimit të euros në tregun vendas është oferta e lartë në valutë. Si dhe kërkesa e ulët për ta tërhequr këtë valutë nga tregu. Ndërkohë një tjetër arsye për nënçmimin është edhe niveli i ulët i qarkullimit të lekut. Duke qenë se vëllimet tregtare në muajin tetor sipas aktorëve kryesorë të tregut kanë qenë në minimumet vjetore.

Megjithatë situate në tregun e këmbimit valutor ka qenë e qetë. Dhe operatorët më të mëdhenj në vend shprehen se është ky çmim i euros është një çmim real. Nëse ka rritje apo zhvlerësime të menjëhershme bëhet fjalë për spekulime në tregun e këmbimit valutor.

“Për ne është e rëndësishme të ketë çmime të tregtueshme”,- tha një prej operatorëve më të mëdhenj në treg, duke shtuar se tregu i këmbimit ka vijuar normalisht. Ekspertët e këmbimit valutor nuk presin që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë në treg tashmë të normalizuar.

Banka e Shqipërisë, pas një sërë ndërhyrjesh në treg, që nga fillimi i qershorit, ku bleu më shumë se 100 milionë euro, e ka ulur intensitetin e blerjes së valutës. Shqipëria ka një regjim të lirë të kursit të këmbimit dhe Banka, sipas ligjit, ndërhyn vetëm kur cenohet objektivi i saj kryesor, ai i mbajtjes nën kontroll të inflacionit.

Por, teksa inflacioni po i afrohet gradualisht objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%, nuk pritet të ketë më ndërhyrje në treg, duke e lënë kursin të luhatet i lirë, në bazë të kërkesë ofertës.

Euro është “ndihmuar” dhe nga rënia e tij në bursat ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët ka zbritur në 1.13 dollarë, nga 1.16 që ishte dy javë më parë./Monitor

Etiketa: bankaeuronderhyje

Ju sugjerojmë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Para
Administratori i Dropullit: Jemi të indinjuar, RENEA duhet ta kapte gjallë

Administratori i Dropullit: Jemi të indinjuar, RENEA duhet ta kapte gjallë

Majk ka 1 lajm të mirë, por gjithsesi ju nuk e keni idenë se çfarë ju pret

Majk ka 1 lajm të mirë, por gjithsesi ju nuk e keni idenë se çfarë ju pret

14-vjeçarja hyri duke qeshur në spital, ndërroi jetë pas kontrollit rutinë

14-vjeçarja hyri duke qeshur në spital, ndërroi jetë pas kontrollit rutinë

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com