Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse e majta është kaq e mbushur me mllef?

2018/09/30 at 9:52 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Pse e majta është kaq e mbushur me mllef?

Mungesa e alternativave kërcënuese, e ka shtyrë atë të gjejë një zëvendësues për racizmin. Nëse edhe kjo bie, çfarë i ka mbetur të majtës?


Shelby Steele*

Edhe përpara zgjedhjes së Presidentit Trump, urrejtja kish nisur të lindte tek të majtët e Amerikës –  kundërintutivisht, si një pranim i fajeve dhe pranimit të një supremacie morale. Gjatë paradës për ditën e gruas në mars, javën pasi inagurimit të presidentit Trump, ylli i popit Madona tha, “Kam menduar diçka të keqe, të hedh në erë Shtëpinë e Bardhë.” Këtu urrejtja ishte një vanitet, një mburrje që donte të evidentonte pafajsinë e saj në këtë dëshirë djallëzore që i kish shkrepur në mendje. (Ajo u shpreh më pas se komenti i saj ishte “nxjerrë totalisht jashtë kontesktit”)

Për shumicën e të majtës një urrejtje kundër Amerikës është kthyer në një mënyrë jetese vetë-vlerësuese  “Amerika nuk ka qenë kurrë e madhe,” është shprehur kohët e fundit guvernatori i New York,  Andrew Cuomo. Për grupet radikale si Black Lives Matter, urrejtja e Amerikës është një temë identitare, një paraqitje e krenarisë racore.

Për të majtët e tjerë, urrejtja është një licencë. Folësit konservatorë mund të sulmohen verbalisht, madje edhe fizikisht, në kampuset universitare. Zyrtarët republikanë mund të sulmohen në restorante, në rrugë apo edhe në hyrje të shtëpisë së tyre. Lider të ndryshëm të së majtës- si  fjala vjen Maxine Waters— janë vetë emëruar si praktikues të urrejtjes, duke i kërkuar pasuesve të tyre të mendojnë për urrejtjen si një forcë në vetvete.

Po si arriti e majta Amerikane – e krijuar për të sjellë më shumë dhembshuri dhe drejtësi në botë – të përfundojë në një burim urrejtje? E gjitha nisi në 1960, kur Amerika përfundimisht pranoi se skllavëria dhe segrecioni kanë qenë dështimet e saj morale. Të pranuarit e kësaj preambule ndryshoi totalisht Amerikën. Pasi ajo i vendosi një imperativ të ri moral; Amerika duhet t’i tregonte vetes se ishte shërbyer nga këto imoralitete që të quhej një demokraci e vërtetë.

Gjenialiteti i të majtës në vitet 1960 ishte thjesht perceptimi i këtij imperativi të ri moral, dhe më pas identifikimi i saj me të. Kështu që detyra për të shëlbuar kombin nga e shkuara do t’u takonte atyre. Kjo qe rruga se si e majta e vuri veten në krye të një legjitimiteti moral. E majta, dhe jo e djathta- apo konservatorizmi – do të caktonte termat për këtë legjitimitet dhe do ta drejtonte Amerikën nga turpi drejt decencës.

Kjo i dha një pushtet të madh politik dhe kulturor të majtës Amerikane dhe gjithshtu devijoi shuma marramendëse të qeverive amerikane për programe qeveritare të sponsorizuara- sipas disave vlera e këtyre programeve ishte më shumë se sa 22 trilion dollarë. Por për të majtën që të merrte pushtetin, duhet të kishte një tjetër betejë të egër- një betejë e ashpër që e mbajti Amerikën të paqartë sa i takon legjitimitetit dhe të pasigurtë për emrin e saj të mirë.

Kjo iu shtua formulës për pushtet: Sa më i madh kërcënimi ndaj legjitimitetit moral të kombit aq më i madh pushteti që mblidhte e majta. Brezi revolucionar i vitit 1960 i dorëzoi një listë të madhe pastrimi të majtës. Nëse racizmi ishte i domosdoshëm për të qenë në krye të listës, ai pasohej nga një litani bigotrish që përfundonin me “ism” dhe “phobia”.

E majta ka pasur arritje të mëdha. Ajo e shpëtoi SHBA nga një iligjitimitet moral i papëlqyeshëm. Ajo gjithashtu përcaktoi kërcënimin më të madh të racizmit si një nga fatkeqësitë më të patolerueshme të SHBA. Por suksesi i të majtës ka pllakosur atë në një nga krizat më të mëdha që prej vitit 1960. Tendina e Akilit e të majtës ka qenë varësia e saj nga kërcënimet për të marrë pushtet. Para mendoni të gjitha kërcënimet që kemi luftuar si “racizmi sistematik” dhe “parabarazia e strukturuar”. Por çfarë ndodh kur të gjitha këto nisin të zhduken?

Tanimë është një fakt i pamohueshëm se si Amerika ka arrritur një evolucion moral të madh që prej vitit 1960. Pikërisht ky është një problem i thellë për të majtën, ekzistenca e të cilës është e kërcënuar nga zvogëlimi i shtypjes racore. Frika më e madhe e të majtës është se racizmi nuk është më kërcënim si dikur, mbi të cilin ajo bazon pushtetin e saj. Kriza më e madhe e të majtës sot – burimi i angushtisë dhe urrejtjes së saj- është kalbëzimi i çështjeve të tyre. Sot e majta duket se po vdes ngadalë nga mungesa e kërcënimit të rracizmit.

I vetmi i bardhë i përfshirë në shkëmbimin me armë në Ferguson katër vjet më parë ishte një pre i mirë për mediat dhe madje edhe të vetë presidentit që reagoi. Por në po të njëjtin katër vjeçar ku shkëmbimet me armë dhe vrasjet e afro amerikanëve ndodhën edhe në Chicago, shtëpia e ish presidentit Obama, nuk pati një ndjeshmëri kaq të lartë dhe as mbulim të madh mediatik pa folur për një heshtje nga ana e presidentit.

Të bardhët që janë pjestarë të shkëmbimeve me armë me afro amerikanët shkaktojnë panik në SHBA dhe janë një ngarkesë e madhe që shton dozën e kërcënimeve nga e majta. Ato evokojnë vetëm dëshpërim. Dhe e majta fiton pushtet duke luftuar djallin e bardhë dhe jo dëshpërimin e zi.

Sot të majtës i mungon kërcënimi i duhur për të luftuar. Ajo është në kërkim të zëvendësuesit për racizmin, disa po përpiqen të shkëmbejnë keqbërjet historike që mund t’i japin pushtet moral atyre që i kanë kundërshtuar ato veprime, si fjala vjen ndryyshimet klimaterike. Duke dështuar së vepruar kështu, mbetet vetëm urrejtja e të majtës.

Urrejtja është një pushtet transformues. Ajo mund shndërrohet në kërcënim. Prandaj është kthyer në një armë e zgjedhur. E majta ka përdorur urrjejtjen për të transformuar presidentin Trump në një simbol të një racizmi të ri, jo një president të lëkundur por një sistem djallëzor. Dhe ai duhet kundërshtuar njësoj siç kundërshtohet racizmi, me një farë absolutizmi të përvëluar.

Për Martin Luther King Jr., urrejtja nuk qe e nevojshme edhe as mjet për të arritur pushtetin. Detajet aktuale të dhunës ishin të mjaftueshme. Pushteti vjen tek ai pasi ai ka zëvendësuar dhe refuzuar urrejtjen si një metodë për t’i rrezistuar kërcënimit. Ai i thërriti zezakët jo që të përcaktohej nga ajo çfarë i kërcënonte ato. Sot, meqë kërcënimi na siguron një fuqizim moral, afro amerikanët dhe aleatët e tyre këmbëngulin tek ajo. Kërcënimi i viktimizimit të zezakëve po shndërrohet në një të vërtetë të pa argumentueshme për identitetin e zi. Dhe ja ku jemi përsëri, tek viktimat e përhershme.

Ende e majta ka ngecur tek obsolenca. Nuk ka mjaftueshmërisht kërcënime në botë për ta sjellë atë në pushtet. Zërat që flasin për të majtën nuk kanë qenë kaq pak bindës. Është shumë e vështirë për njerëzit që të shohin kërcënimin që i detyron futbollistët amerikanë milionerë të gjunjëzohen përpara flamurit. E më tej është dështimi i thuajse çdo programi që e majta ka përqafuar – shteti social, shtëpitë publike, Obamacare, diversiteti i programeve dhe kështu me radhë.

Për të majtën Amerikane sot, indulgjenca në urrejtje është një  vdekje në rrapëllimë.

* Steele, është një kandidat për PHD në Stanford University’s Hoover Institution, dhe autor i “Shame: Hoë America’s Past Sins Have Polarized Our Country” (Basic Books, 2015).

 

Etiketa: amerikae majtatrump


Ju sugjerojmë

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagoset me thike 25-vjeçari në Vlorë

28 Korrik, 2025 7:56 pm
Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë
Aktualitet

Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë

28 Korrik, 2025 6:24 pm
Marrëveshja mes PS dhe PD së Berishës, ambasada e SHBA: Inkurajojmë normalitetin në Parlament
Aktualitet

103 vjet marrëdhënie diplomatike, ambasada amerikane: Jemi krenarë

28 Korrik, 2025 5:09 pm
Librazhd/ “Partners in Crime”, në pranga 2 persona për grabitje ndaj të moshuarve
Aktualitet

Librazhd/ “Partners in Crime”, në pranga 2 persona për grabitje ndaj të moshuarve

28 Korrik, 2025 3:48 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Dosja “Meta”/ SPAK mbyll hetimet, nis komunikimi i akuzave për të pandehurit

28 Korrik, 2025 3:27 pm
Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e Anesti Ramës
Aktualitet

Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e Anesti Ramës

28 Korrik, 2025 3:16 pm
Operacion në Fier, ish-nënkryetarja e bashkisë në “arrest shtëpie”. Pezullime nga..
Aktualitet

Pogradec/ Policia: Zjarri në banesën e viktimës u vu nga një shtetas. Shoqërohen..

28 Korrik, 2025 2:59 pm
Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec
Aktualitet

Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec

28 Korrik, 2025 2:27 pm
Gara për kreun e BKH, Gledis Nano mbërrin në SPAK: Sot faza e intervistimit
Aktualitet

Gara për kreun e BKH, Gledis Nano mbërrin në SPAK: Sot faza e intervistimit

28 Korrik, 2025 2:18 pm
“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë
Aktualitet

“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë

28 Korrik, 2025 2:14 pm
Para
E fundit/ Qëllohet 25 vjeçari, humb jetën në spital

E fundit/ Qëllohet 25 vjeçari, humb jetën në spital

Numërohen 80 për qind e votave, ç’po ndodh në Maqedoni

Numërohen 80 për qind e votave, ç'po ndodh në Maqedoni

Zbulohen arsyet, përse Ronaldo largoi drejtorin e Juves

Zbulohen arsyet, përse Ronaldo largoi drejtorin e Juves
















TE FUNDIT

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit
28 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut...

Lexo më shumë

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima
28 Korrik, 2025

Rumania po kalon një nga situatat më të rënda natyrore të viteve të fundit, pasi përmbytjet e mëdha që kanë...

Lexo më shumë

Plagosja me thikë e të riut në Vlorë, policia: Po punojmë për kapjen e autorit

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
28 Korrik, 2025

Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta,...

Lexo më shumë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer: Person i keq

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
28 Korrik, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ndau mendimin e tij për kryetarin e bashkisë së Londrës të cilin nuk hezitoi ta shprehte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com