Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Arrestimi i Rrajës një truk për të mashtruar opinionin publik

2018/09/30 at 4:03 PM
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Arrestimi i Rrajës një truk për të mashtruar opinionin publik

Partia Demokratike ka reaguar pas arrestimit të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, dy muaj pas dhunimit të ish-të dashurës së tij Xhiseila Maloku. PD e quan një truk të Ramës për t’i vënë kapak një skandali më të madh politik, përfshirjes direkte të disa prej pushtetarëve më të lartë të vendit në krimin e mbulimit të torturimit të vajzës nga djali i deputetit të Edi Ramës.

“Arrestimi i djalit përdhunues të deputetit të PS është prova se gjithë vemendja e Edi Ramës këto dy muaj dhe e Prokurorisë nën urdhrat e tij ka qenë për të mbrojtur përdhunuesin dhe zyrtarët e deputetët e tij, të përfshirë në krim. Arrestimi i djalit të pushtetarit e​rdhi vetëm pas bërjes publik të rastit nga nënkomisar Emiljano Nuhu, duke provuar vërtetësinë e dëshmisë së tij.

Por arrestimi i djalit të deputetit të Edi Ramës vetëm nën presionin e lartë publik, është i pamjaftueshëm dhe një truk për t’i vënë kapak një skandali më të madh politik: përfshirjes direkte të disa prej pushtetarëve më të lartë të vendit në krimin e mbulimit të torturimit të vajzës nga djali i deputetit të Edi Ramës”, deklaron PD.

Më tej thekson se ‘arrestimi i djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja është një truk, sepse, bashkë me të, para drejtësisë duhet të ishte Rrahman Rraja, Taulant Balla dhe Artur Bushi, të pranishëm në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut për të mbyllur çështjen’.

“Arrestimi i djalit të deputetit të PS është një truk për të mashtruar opinionin publik, sepse në burg, bashkë me të, duhet të ishin shefat e komisariateve që, gjatë gjithë këtyre muajve, mbajtën anën e kriminelit dhe jo të vajzës së dhunuar apo të policit të kërcënuar.

Arrestimi i djalit të deputetit të deputetit të PS Rrahman Rraja është hile për të mashtruar publikun, sepse Ministri i Brendshëm, Prokurorja e Përgjithshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e fshehën krimin dhe nuk zbatuan ligjin, pavarësisht se ishin vënë zyrtarisht në dijeni nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu”, shprehet më tej PD.

Po PD shkon më tej dhe deklaron se arrestimi i djalit përdhunues të deputetit të Edi Ramës pa prekur asnjë nga pushtetarët që penguan drejtësinë, që mbrojtën përdhunuesin, që kërcënuan vajzën e torturuar dhe më pas kërcënuan me pistoletë në kokë edhe oficerin Nuhu, është skenari mafioz që ligji të mos zbatohet për kriminelët me të cilët Edi Rama ndan pushtetin./Balkanweb.com

Ju sugjerojmë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Politikë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

5 Qershor, 2025 5:51 pm
Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
Politikë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

5 Qershor, 2025 5:45 pm
Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
Politikë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

5 Qershor, 2025 5:34 pm
Integrimi, Barbullushi: Shqipëria, vend i spikatur në hartën mendore të europianëve
Politikë

Integrimi, Barbullushi: Shqipëria, vend i spikatur në hartën mendore të europianëve

4 Qershor, 2025 7:34 pm
Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
Politikë

KAS vendos hapjen e 229 kutive të 11 majit

4 Qershor, 2025 5:27 pm
Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
Kryesore

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

4 Qershor, 2025 4:50 pm
Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
Kryesore

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale

4 Qershor, 2025 1:51 pm
Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë
Politikë

Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë

4 Qershor, 2025 1:15 pm
Para
Paloka: U desh denoncimi i një “horri” që një përdhunues të arrestohet

Paloka: U desh denoncimi i një “horri” që një përdhunues të arrestohet

Idrizi:Pres reagim, Rama dhe Bushati bëjnë sikur nuk shohin e nuk dëgjojnë

Idrizi:Pres reagim, Rama dhe Bushati bëjnë sikur nuk shohin e nuk dëgjojnë

Kujdes, mos u mashtroni. Lexoni si flirtojnë shenjat e horoskopit

Kujdes, mos u mashtroni. Lexoni si flirtojnë shenjat e horoskopit

TE FUNDIT

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
6 Qershor, 2025

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku...

Lexo më shumë

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
6 Qershor, 2025

Në vijim të planit të masave për “Shqipëri–Serbi”, policia e shtetit bën njoftimin për mbarëvajtjen e ndeshjes. Konkretisht, rruga nga...

Lexo më shumë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e...

Lexo më shumë

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
6 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka arrestuar një 42-vjeçar me qëllim ekstradimin, pasi ishte i dënuar nga autoritetet italiane,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com