Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si i është përshtatur krimi i organizuar globalizmit?

2018/09/27 at 8:02 PM
në Aktualitet, Komente, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Raporti i Europol: Shqipëria mbetet burim kryesor i trafikut të kanabisit në BE

Ata ishin partnerët e mi në krime. Ata ishin miqtë e mi më të mirë. Ata ishin kumbarët e fëmijëve të mi. Kështu tha John Martorano, një ish-vrasës i njohur si “Ekzekutuesi”, për shokët e tij mafiozë pjesë e një bande të udhëhequr nga James ‘Whitey’ Bulger, i cili u gjet fajtor për 11 vrasje dhe shantazh me 13 gusht. Bulger, tani 83-vjeç, ishte një nga kriminelët më të frikshëm të Bostonit në vitet 1970-1980. Si pjesë e mitologjisë, ai është tipizimi i një lloj gangsteri të shkollës së vjetër: klasa punëtore, me një kod nderi. Në gjyqin e tij, Bulger kundërshtoi fuqishëm faktin se ai ishte autor për vrasjen e grave dhe të disa personave të dyshuar. Megjithatë, nëse në Boston ose në pjesën lindore të Londrës, gangsterë të tillë të duken se janë pjesë e së shkuarës; si ka ndryshuar krimi i organizuar si biznes në periudhën e globalizmit?


Sipas Federico Varese, një ekspert për mafian në Universitetin e Oksfordit, mënyra më e mirë për të përcaktuar krimin e organizuar (ndryshe nga krimi profesional ose ai i rrugës), është shikimi i territorit.

“Krimi i organizuar nuk kërkon thjesht të bëjë para”,- tregon ai, “ai dëshiron të kontrollojë diçka”.

Në vitet 1960 dhe 1970, kjo diçka, ishte kryesisht territor (hapësirë). Gangsterë të tillë si Bulger do të shënonin një territor, brenda të cilit, ata mund të zhvatnin bizneset lokale si dhe të vepronin në tregjet e paligjshme të drogës dhe prostitucionit.

Mafia italo-amerikane e Nju Jorkut kontrollonte për shembull portet e qytetit, duke i përdorur ato, ruanin kështu monopolin e furnizimit të drogës. Binjakët Kray dhe Richardsons, nga familjet e gangsterëve të Londrës, përdorën dhunën për të mbajtur territorin për grabitje dhe përdornin fitimet e tyre për të financuar grupet e mëdha. Këto banda ishin kryesisht një produkt i industrializmit: ato lulëzonin në zonat e klasës punëtore dhe shpesh ishin të lidhura me sindikatat dhe institucionet e tjera. Të gjithë e dinin në lagje se kush ishin familjet mafioze, por askush nuk fliste apo të raportonte në polici.

Kjo filloi të ndryshojë më vonë rreth viteve 1970 dhe 1980. Së pari, droga u bë më e rëndësishme se reklamimi. Në Nju Jork, mafia italo-amerikane humbin kontrollin e saj mbi tregtinë e heroinës, pasi rrugët e furnizimit të drogës u hapën nga Azia. Rritja e konkurrencës çoi në një kërcim të mprehtë mbi pastërtinë e saj, por gjithashtu nënkuptonte se mes gangsterëve lidhjet duhet të ishin më të afërta.

Pra, ndërsa trafiku i drogës erdhi si pasojë e monopolit të mafias mbi portet, në fund të viteve 1970 qasja drejt heroinës krijoi bandat të cilat kohë më vonë u përpoqën të kontrollonin territorin për t’a shitur atë. Së dyti, de-industrializmi dhe suburbanizimi në shumë qytete krijuan një mjedis shumë më pak të qëndrueshëm për të vepruar për bandat e stilit të vjetër.

Shumë prej kriminelëve të Londrës për shembull u zhvëndosën në Kent dhe Essex, në periferi të qyteti. Në vendin e tyre erdhi një lloj krimi shumë më i dhunshëm, me kriminelë më pak të organizuar që luftonin për pjesë në treg. Edhe kësaj epoke po i vjen fundit. Shkalla e krimit ka rënë në mënyrë dramatike në vendet më të zhvilluara, veçanërisht në qytetet e mëdha.

Tregtia e drogës është tani në zhargonin e menaxhimit, shumë më pak e integruar vertikalisht. Tregu i kokainës është i mbyllur dhe prodhimi i drogës kontrollohet nga kartelet meksikane dhe kolumbiane, ndërsa bandat turke dhe ato aziatike kanë në zotërim një pjesë të madhe të tregut të heroinës.

Por në shpërndarje, tregtarët e drogës parapëlqejnë më pak të jenë pjesë e një organizate dhe pëlqejnë më shumë punën individuale pa humbur lidhjet. Tregtuesit, të cilët punojnë në zona si Amsterdami, e shesin me çmimin e tregut, në vend që t’a shesin përmes monopoleve të dhunës, një taktikë që këto ditë ka sjellë ndërhyrjen e policisë.

Shitja e drogës lidhet edhe me pokitikën e globalizimit. Në të vërtetë, kjo si një industri tregtare është zhvendosur në shtetet si Meksika, Kolumbia, Myanmari, Afganistani dhe gjithnjë Mali, Gana e Nigeria. Në këto vende kartelet përdorin dhunën për të ruajtur monopolin e tregtisë së drogës. Dhe, ndoshta për shkak se tregtia e drogës është në rënie në shumë vende të zhvilluara, ata po hapen në shumë tregje të reja.

Kombet e Bashkuara kanë identifikuar një sërë krimesh të rënda të kryera nga banda kriminelësh: trafik objektesh luksoze, vjedhje antikuaresh dhe masakrim kafshësh për qëllime përfitimi. Këto lloj krimesh kërkonin rrjete gjithnjë e më të shpërndara, me aftësi të specializuara që zëvendosinin pamjen e muskujve. Por edhe ato janë më të dhunshme se krimet e reja: krimi kibernetik, vjedhjet e identitetit dhe mashtrimet.

Këto gjithnjë e më shumë po kryhen nga organizata të reja nga vendet me histori të vogël të krimit të organizuar dhe ndoshta janë mënyrat më të shpejta për të bërë para të paligjshme. Krejt ndryshe nga moda e vjetër, ku gangsteri ishte i njohur në rrethin e tij, ku autoritetin dhe monopolin e tregtisë e vendoste me dhunë, tani duket diçka e vjetëruar. Tashmë, ata janë zëvendësuar nga një lloj biznesmeni i fortë./ The Economist

 Përshtati: Opinion.al

Etiketa: globalizmikrimi i organizuarpershtatja


Ju sugjerojmë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona
Kronikë

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

22 Qershor, 2025 6:16 pm
3.4 milionë vizitorë të huaj në 5 muaj
Aktualitet

3.4 milionë vizitorë të huaj në 5 muaj

22 Qershor, 2025 4:56 pm
Gonxhja në Preshevë për Panairin e Parë të Librit Shqip: Gjuha, pasuria jonë
Aktualitet

Gonxhja në Preshevë për Panairin e Parë të Librit Shqip: Gjuha, pasuria jonë

22 Qershor, 2025 4:37 pm
Përmeti, tradita dhe natyra e egër po ndihmojnë në zhvillimin e turizmit
Aktualitet

Përmeti, tradita dhe natyra e egër po ndihmojnë në zhvillimin e turizmit

22 Qershor, 2025 4:17 pm
Kafenetë, Shqipëria kampione e rajonit
Aktualitet

Kafenetë, Shqipëria kampione e rajonit

22 Qershor, 2025 4:13 pm
Ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari, vodhi bizhuteri në një argjendari
Kronikë

Ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari, vodhi bizhuteri në një argjendari

22 Qershor, 2025 3:56 pm
500 motorë ndezin Korçën/ Zhvillohet “Motor and Rock festival”
Aktualitet

500 motorë ndezin Korçën/ Zhvillohet “Motor and Rock festival”

22 Qershor, 2025 3:52 pm
Para
4 shenjat e horoskopit që duhet t’i keni frikë kur janë në kulmin e nervave

Këto 3 shenja të do të pësojnë ndryshime drastike këtë fundjavë

Ngjarje shokuese në familjen shqiptare në Athinë

Ngjarje shokuese në familjen shqiptare në Athinë

Foto/ Aksident masiv në rrugën e Rinasit, makina përfundon në arë

Aksident i rëndë në Divjakë, humb jetën një person
















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com