Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekuestrohen armë, municione dhe medikamente, 4 të arrestuar në Tiranë

2018/09/25 at 11:44 AM
në Kronikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekuestrohen armë, municione dhe medikamente, 4 të arrestuar në Tiranë

Katër persona janë vënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Tiranës. Kontrollet janë zhvilluar në mjedise dhe banesa ku dyshohet për armë e lëndë narkotike. Gjithashtu, aksioni kishte për qëllim edhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.


“Gjatë kontrolleve të ushtruara goditet një rast i kontrabandës së medikamenteve mjekësore, dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike, një rast i prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak si dhe kapet një shtetas në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar armë zjarri “Pushkë”, disa fishekë, 40 medikamente të ndryshme mjekësore, automjet e aparat celular, ndërkohë janë verifikuar dhe kontrolluar 22 mjete dhe 79 persona.

Të arrestuarit janë: 

– Arion Lleshi, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në ushtruar në automjetin e tij tip “Seat”, iu gjetën 40 lloje të ndryshme medikamentesh mjekësore të cilat ishin pa pullë të Agjensisë Kombëtare të kontrollit të barnave, si dhe u shpall në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit L. Ll., (administrator i një subjekti farmaceutik).

Në Babrru dhe në rrugën “Riza Cuka” nga kontrollet e ushtruara nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike i dy shtetasve të mëposhtëm :

– Klajdi Pillati, 23 vjeç banues në Tiranë, pasi në Babrru gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet dhe sekuestrua 8.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

– Igli Keçi, 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Riza Cuka”, iu gjet dhe bllokua 1 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në Farkë nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, i shtetasit :

– Ahmet Mashollari, 50 vjeç, banues në Farkë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri “Pushkë” dhe një sasi fishekësh.

Në rrugën “Mine Peza”, nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet e Komisariatit Nr.3, u kap shtetasi i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja” :

– Mario Shalari, 25 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Përndjekja”.

Sekuestrohen në total :

– 40 medikamente të ndryshme mjekësore

– aparate celular

– automjet tip “Seat”

– armë zjarri “Pushkë” me fishekë

– 9.8 gramë me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Cannabis Sativa”

Kontrollet do vijojnë  në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

 

Etiketa: 4 te arrestuar ne tiranemunicione dhe medikamentesekuestrohen arme


Ju sugjerojmë

SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra
Kronikë

SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra

17 Nëntor, 2025 11:52 am
Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje
Kronikë

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

16 Nëntor, 2025 1:02 pm
Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh
Kronikë

Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh

16 Nëntor, 2025 12:40 pm
1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi
Kronikë

1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi

16 Nëntor, 2025 12:20 pm
I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

15 Nëntor, 2025 6:29 pm
Zjarri përfshin qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit
Kronikë

Zjarri përfshin qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit

15 Nëntor, 2025 3:27 pm
Qarkullonte në qytet i armatosur, arrestohet në Durrës 53-vjeçari
Kronikë

Qarkullonte në qytet i armatosur, arrestohet në Durrës 53-vjeçari

15 Nëntor, 2025 2:53 pm
Kultivimi i bimëve narkotike në ambientet e mbyllura,pranga tre personave në Shkodër
Kronikë

Kultivimi i bimëve narkotike në ambientet e mbyllura,pranga tre personave në Shkodër

15 Nëntor, 2025 2:01 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

15 Nëntor, 2025 9:37 am
Para
Lajmi i fundit/ Lihet i lirë nga shteti grek biznesmeni Edmond Bego

Bashkia i vendos gjobë, 42-vjeçari kërcënoi se do hidhej nga shtylla

Zjarr masiv në Itali, mbi 700 të evakuuar

Zjarr masiv në Itali, mbi 700 të evakuuar

Rasti i rrallë, zbulohet një gjarpër me dy koka

Rasti i rrallë, zbulohet një gjarpër me dy koka
















TE FUNDIT

SPAK cakton datën dhe orën kur do thirret Berisha për “21 janarin”

“Asnjë përpjekje për denoncimin e farsës së 2021”/Berisha: Basha luftoi për karrigen
17 Nëntor, 2025

Pak orë pasi SPAK konfirmoi thirrjen e kreu të PD Sali Berisha për ta pyetur për dosjen e “21 janarit”,...

Lexo më shumë

Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj

Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj
17 Nëntor, 2025

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pasi ditën e sotme Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra. Përmes një...

Lexo më shumë

Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit

Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit
17 Nëntor, 2025

Një gjykatë tribunale në Bangladesh ka dënuar ish-kryeministren Sheikh Hasina me vdekje për shtypjen e protestave kundër qeverisë të vitit...

Lexo më shumë

Trump apel republikanëve të votojnë për publikimin e dokumenteve të Epstein

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
17 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump u bëri thirrje të dielën në mbrëmje republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve të votojnë për publikimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com