Partia Demokratike prezanton sot propozimet e saj për masat antimafia që siç thuhet nga PD synon çlirimin e ekonomisë “nga korrupsioni dhe oligarkia”.
Qëllimi i alternativës demokrate është sekuestrimi i pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.
Prezantimi nis në orën 11.00 nga vetë kryetari demokrat Lulzim Basha, dhe do të ndahet në tre pjesë, abuzimi me koncesionet, lejet, tenderat, kostos e abuzimeve nga koncesionet/PPP dhe alternativa e zgjidhjes.