Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një legatë në rrugën e Elbasanit

2018/09/24 at 8:53 AM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Një legatë në rrugën e Elbasanit

Ilir Ikonomi


Në vitet 1930, legata amerikane në Rrugën e Elbasanit ishte kompleksi më i madh dhe më modern i Tiranës, që ia kalonte edhe pallatit mbretëror. Legata, sot ambasada amerikane, përfshinte rezidencën e ministrit, rezidencën e sekretarit, kancelarinë, garazhin dhe banesën e personelit të shërbimit.

Kompleksi e kishte zanafillën në vitin 1927, kur Kongresi i SHBA vendosi të mos lejonte më që diplomatët amerikanë jashtë vendit të jetonin në ndërtesa me qera, por të ruanin prestigjin e Amerikës përpara kolegëve nga vendet e tjera.

Kishte filluar një periudhë e re në shërbimin diplomatik amerikan, e cila më parë nuk i shihte si diçka fort me rëndësi marrëdhëniet me jashtë. Një komision i përbërë nga zyrtarë të lartë dhe senatorë të fuqishëm do të merrej me caktimin e fondeve për ndërtimin dhe mobilimin e ambasadave, legatave dhe konsullatave. Për habinë e shumë amerikanëve, komisioni dha lejen edhe për ndërtimin e një legate të re në Shqipëri.

Kjo legatë e re mund të mos ishte bërë realitet pa këmbënguljen e ministrit amerikan në Shqipëri, Charles Hart, i cili u shkroi eprorëve se asnjëra nga banesat e Tiranës nuk ishte e denjë për të ngritur mbi të flamurin amerikan.

Hart, njeri me shije, zgjodhi për ndërtimin e kompleksit një pikë të kryeqytetit, nga ku shpalosej një pamje e rrallë. Sipërfaqja e zveshur dhe gati e shkretë prej 15 mijë metrash katrore, e lejonte njeriun të shijonte pa pengesë Malin e Dajtit dhe kodrat e Saukut. Edhe sikur të ishte zgjedhur një parcelë tjetër, natyra e Tiranës ishte mjaft e pëlqyer ngado që ta kundroje.

Kompleksi i legatës do të kishte një pus artezian, pasi Tirana nuk kishte sistem tubacionesh për ujë të pijshëm. Energjia elektrike do të prodhohej me gjenerator. Një kërkesë e ministrit ishte që ndërtesa të kishte një sallë të madhe ku të mund të kërcehej, sepse Hart i vinte rëndësi mësimit të çarlestonit dhe të fokstrotit nga shqiptarët.

Ndërtimi u bë relativisht shpejt; u deshën pak më shumë se dy vjet që puna të përfundonte. Në të vërtetë, legata e Tiranës përfundoi më shpejt se sa projektet e ngjashme të qeverisë amerikane në vendet e tjera. Kështu, Shqipëria pati legatën e parë të ngritur ndonjëherë nga Amerika jashtë vendit. Çka ishte me rëndësi, u kursyen mjaft para, sepse Harti u rrinte mbi kokë ndërtuesve, në acarin e dimrit apo në vapën përvëluese. Veç kësaj, për të ndihmuar në projektet e ndryshme inxhinjerike ai mobilizoi nxënësit e shkollës teknike të Harry Fultzit, e cila mbështetej financiarisht nga Kryqi i Kuq Amerikan.

Dërrasat e parketit u sollën nga Amerika të prera dhe të paketuara, po kështu edhe tubat e ujit dhe pajisjet e tjera hidraulike me dimensionet e parashikuara në projekt. Nga Amerika u sollën edhe gjashtë vaska, të cilat sipas Hartit, u bënë të vetmet që kishte në Shqipëri. “Nuk duhet të krijoni përshtypjen se shqiptarët nuk bëjnë banjë,” do të thoshte më vonë me shaka Harti në një intervistë. “Ata nuk lahen në vaska por në banja publike,” ashtu si gjithë të tjerët në Ballkan. Por bashkë me vaskat, legata amerikane solli një mënyrë të re që nisi të imitohej, sepse më vonë, disa familje të kamura shqiptare filluan të instalojnë vaska në shtëpitë e tyre.

Mbreti Zog e ndihmoi Hartin duke ia dhënë tokën me një çmim prej gjysmë frange ari për metër katror. E gjithë sipërfaqja kushtoi tepër lirë, rreth 2 mijë dollarë. Shumë shpejt, zona u bë një magnet për një vrull ndërtimesh të tjera që nisën në hapësirën përreth. Tani ajo shihej nga shqiptarët si “një vend i mirë”.

Kompleksi ishte mjaft modern sipas standardeve të kohës. Ai kishte ngrohje qendrore, makinë për të prodhuar akull dhe dritare me rrjeta kundër mushkonjave.

Kur përfundoi, legata kishte kushtuar 112 mijë dollarë, rreth 1.6 milion me dollarin e sotëm. Vërtet e shtrenjtë, por arkitektura e brendshme s’kishte të sharë. Rezidenca e ambasadorit dominohej nga shkallarja prej mermeri që lidhte hollin me katin sipër. Kompleksi kishte gjithsej 12 dhoma të mëdha. Njëra prej tyre formonte një sallon 17 metra të gjatë dhe shtatë të gjerë.

Legata u përurua me një banket dhe ballo Ditën e Falenderimeve, më 27 nëntor 1930. Për ta bërë më dinjitoze ceremoninë, ministri fuqiplotë Herman Bernstein, që erdhi pas Hartit, kishte kërkuar nga Departamenti amerikan i Marinës që të dërgonte në Durrës për vizitë një kryqëzor dhe një destrojer në rast se anijet do të ndodheshin diku në rajonet pranë. Banketi madhështor u dha në sallonin e madh dhe në të morën pjesë Mbreti Zog, i veshur me uniformë ushtarake, i gjithë kabineti shqiptar, të gjithë diplomatët e huaj në Tiranë dhe personalitete të tjera. Ishte hera e parë që Mbreti vizitonte një legatë dhe kjo bëri përshtypje.

Përurimi ishte ngjarja më e madhe sociale që kishte parë ndonjëherë kryeqyteti shqiptar. Bernsteini mbajti një fjalim të shkurtër. Ai tha se ndërtimi i legatës fliste për besimin, simpatinë dhe interesimin e Amerikës ndaj pavarësisë së Shqipërisë. “Shumë pak dihet për Shqipërinë dhe për fat të keq, jashtë qarkullojnë plot informacione të shtrembëruara dhe jomiqësore,” tha Bernsteini, i cili i bëri pastaj një kompliment njeriut që kishte pranë, kur foli për “udhëheqjen e mençur të Mbretit Zog, që i ka hapur rrugën zhvillimit dhe përparimit të vendit”.

Zogu u përgjigj: “Kënaqësinë time e shton fakti që kjo është e para legatë e ndërtuar jashtë vendit nga qeveria amerikane, e cila e ka treguar simpatinë dhe miqësinë ndaj popullit shqiptar në raste të ndryshme.”

Dita tjetër ishte 28 nëntori, festa e Pavarësisë. Sipas Bernsteinit, përshtypje të shkëlqyer la botimi në gazeta i telegramit që Presidenti amerikan Herbert Hoover i dërgonte Mbretit, me të cilin uronte popullin shqiptar për festën.

(Marrë nga libri “Pushtimi”, autor Ilir Ikonomi, botim i UET Press, 2014)

Etiketa: Ilir IkonomiLibri PushtimiNjë legatë në rrugën e Elbasanit


Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

5 Dhjetor, 2025 10:09 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Spiropali takohet me Zyrtarin e Lartë të DASH: Thellim i bashkëpunimit me SHBA
Kryesore

Spiropali takohet me Zyrtarin e Lartë të DASH: Thellim i bashkëpunimit me SHBA

5 Dhjetor, 2025 3:28 pm
“Diktatura e Ramës, njësoj si e Maduros”, Berisha: Mbështeten te fuqia e drogës
Kryesore

“Diktatura e Ramës, njësoj si e Maduros”, Berisha: Mbështeten te fuqia e drogës

5 Dhjetor, 2025 1:06 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”

5 Dhjetor, 2025 11:58 am
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Kryesore

“Zonat e mbrojtura ishin nën agresion”, Rama: Pyllëzim me dron

5 Dhjetor, 2025 11:52 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident me vdekje në Shkodër

5 Dhjetor, 2025 11:31 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Në makinë me armë, pranga dy personave në Tiranë

5 Dhjetor, 2025 10:19 am
Para
Uashington Times: Ja çfarë bëjnë 3 200 muxhahedinët në Shqipëri

Uashington Times: Ja çfarë bëjnë 3 200 muxhahedinët në Shqipëri

Kthjellime apo vranësira? Ja si parashikohet moti sot

Moti/ Lamtumirë verë, nga nesër temperaturat zbresin me 10 gradë

PD: Vetingu në politikë brenda tetorit, opsionet janë në tryezën e Ramës

Sekuestrim pasurive të oligarkëve, PD prezanton masat antimafia
















TE FUNDIT

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
5 Dhjetor, 2025

Në një ceremoni madhështore në Qendrën “John F. Kennedy për Artet Performuese” në Uashington DC, është finalizuar shorti i grupeve...

Lexo më shumë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
5 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në...

Lexo më shumë

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
5 Dhjetor, 2025

Presidentit Donald Trump i është dhënë çmimi i ri i paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës. Sipas...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
5 Dhjetor, 2025

Në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë nëse kombëtarja shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën për marr një biletë historike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com