Moti mbetet i kthjellët në Jug dhe Qendër por me vranësira kalimtare paraqiten zonat Veriore. Pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit por vranësira lokale zhvillohen në Jug duke rrezikuar shira afatshkurtër.
Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë, përjashtuar një rënie të lehtë në Veri – Verilindje.
Era do të fryjë e lehtë por mesatare në det, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.