Pas daljes publike te deputetes demokrate Orjola Pampuri per te denoncuar mungesen e faktorit qe trajton te semuret me hemofili, ka reaguar permes nje njoftimi per shtyp QSUT.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Drejtoria e Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza” sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë të vërtetë lidhur me këto mungesa.
“Faktori 7, 8 dhe 9 eshte shperndare dhe vazhdon te shperndahet per pacientet qe kane nevoje per te, sipas pershkrimeve ne receta te mjekeve hematologe ne QSUT. Keto deklarata te paverteta pervecse dezinformojne opinionin publik, hedhin balte edhe mbi punen tone te perditshme ne sherbim te pacienteve”, thuhet ne njoftim.
Por vetem pak minuta me pas, deputetja demokrate Orjola Pampuri ka publikuar në rrjetin sociale facebook, mesazhin e një të sëmuri me hemofili për Ministren e Shëndetësisë, por pa arritur të marr përgjigje. Në tekstin e publikuar, vërehet se nga mungesa e faktoreve të sëmurit i jane demtuar artikulacionet dhe njëkohësisht nuk heq dot dhembet, sepse hemoragjia i rrezikon jeten.
Postimi
Si gjithnje e verteta dhemb, por kur e verteta eshte ne ndihme te qytetareve ajo duhet te prevaloje. Faktet hedhin poshte cdo iniciative per te baltosur te verteten e te palarat qe u dalin ne shesh nga shendetesia e deshtuar e ketyre 5 viteve. Ja njeri prej pacienteve me hemofili i cili endet ne meshire te fatit, duke kerkuar faktorin, qe nuk mundet t’ia siguroje QSUT. Shpresen e fundit e ka gjetur tek ministrja e cila, eshte e zene me shperndarjen e librave e raste te tilla nuk i vlereson si prioritare. Edhe pse nuk eshte kjo zgjidhje. Zgjidhjen e jep sistemi i cili sot eshte ne dore te koncensionareve korruptive.