Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga polici i Laçit tek Ministri i Brendshëm, është një hierarki e frikës

2018/09/06 at 1:40 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga polici i Laçit tek Ministri i Brendshëm, është një hierarki e frikës

Nga Enton Abilekaj

Shefi i komisariatit të Laçit, është shndërruar papritur në simbolin e zbatuesit shqiptar të ligiit. I harruar në hallin e tij, i injoruar në lutjen për tu rikthyer në punë, nuk është fajtor, është viktimë. Historia fillloi kur në lokalin e njërit prej atyre, që për eufemizëm quhen biznesmenë, shpërtheu tritoli. Gazetari Julian Shota, me detyrimin për ta raportuar shkoi në vendngjarje. Ndërsa interesohej për autorët e krimit, ai që duhej të ishte viktima, i drejtoi pistoletën në kokë.

Pasi shpëtoi mrekullisht, njoftoi shefin e komisariatit, i cili në aq pak kohë sa lejon një telefonatë e tillë, mundi të gjente vetëm një justifikim; jam me leje.

Ministri e pezulloi. Tashmë ish-shef, kërkon mëshirë. Ndoshta pas disa ditësh, kur ngjarja të harrohet, kur shoqatat e gazetarëve dhe mediat të ndërrojnë shënjestër dhe kur opozita të fokusohet në bëmën e radhës, ai mund të rikthehet në detyrë. Rroga do t’i kthehet bashkë me “lehtësirat” e tjera që i jep detyra. Ai mund ta rifitojë punën, por jo pafajësinë. Në fakt ai është i pafajshëm. Jo vetëm sepse ai që drejtoi pistoletën në kokën e gazetarit është i lirë, jo vetëm se autorët janë të lirë. Ai thjesht nuk gjeti përgiigjen e duhur.

Mund të përgjigjej si Drejtori i Policisë së Vlorës, kur dy familje denoncuan fëmijët e zhdukur në mes të ditës, në mes të qytetit. Ai i ftoi në zyrë, i qerasi me kafe, u regjistroi denoncimin dhe i përcolli me mirësjellje. Pas kësaj, nuk bëri as njoftimin zyrtar në komunikatën e policisë. E shkeli ligjin kur askush nuk e kishte mendjen, e fshehu krimin njësoj si bashkëpunëtorët e rrëmbyesve dhe askush nuk e pezulloi, përkundrazi.

Ndërsa vuan përgjigjen e gabuar, shefi i komisariatit të Laçit mund të kishte mësuar edhe nga drejtori i policisë së Shkodrës. Në 2 muaj 6 të vrarë dhe 2 të zhdukur. Autorët dihen, por ai jo vetëm nuk i ndalon, jo vetëm nuk i heton, por as nuk raporton ngjarjet në komunikatën zyrtare. Ai e fsheh krimin njësoj si kolegu i Vlorës dhe me siguri askush nuk do ta pezullojë për këtë.

Ndërsa pret me ankth fatin e tij, shefi i komisariatit të Laçit mund të kishte mësuar sadopak nga Drejtori i policisë së Elbasanit, që e nderon kryetarin e Bashkisë kur i kalon me eskortën plot me roje private dhe nuk e shqetëson ta pyesë nga kush po ruhet, kush e kërcënon, ndërsa në një lagje tjetër festohet autonomia nga shteti. Ai e di që, jo vetëm nuk duhet ta luftojë, por as ta kallzojë krimin, që të rrijë në detyrë.

Nëse Ministri i Brendshëm, drejton me “forcën e shembullit”, shefi i komisariatit të Laçit duhet ta vuajë mungesën e vëmendjes. Të gjithë e panë se si në kulmin e denoncimeve për shndërrimin e Shkodrës, Vlorës dhe Elbasanit në domene mafioze, Fatmir Xhafaj, shpërndau si lajm një moment të rëndomtë pune, ku u kërkonte drejtuesve të policisë të kryenin detyrën. Pastaj në Parlament u tha se opozita po dëmton duke ndërprerë kasaphanën, që kriminelët kanë filluar ndaj njëri-tjetrit, ndërsa qeveria po punon duke mos ndërhyrë.

Ai i policit të Laçit, mund të ishte i gabuar, i Xhafës mund të jetë i duhuri, por të dy mbeten justifikime. Nga polici i Laçit deri tek Ministri i Brendshëm, është një hierarki e frikës. Nuk është hera e parë që Ministria e Brendshme përballet me krimin, por është hera e parë që ka frikë. Nga karburanti i Laçit deri në qendër të Tiranës, të gjithë e dinë se krimi përballë ka mbështetje politike, mund të shkarkojë një polic, ashtu si mund të shkarkojë një ministër, me të njëjtën lehtësi që merr tenderat, licencat, resortet, pronat. Mund të kërcënojë një polic dhe një ministër me të njëjtën lehtësi, që kërcënon gazetarët dhe mbyll në shtëpi qytetarët. Është një mbështeje më e fortë se e Ministrit të Brendshëm, që ata e kanë pranuar kokëulur.

Shefi i komisariatit të Laçit, nuk është pa punë sot se nuk e luftoi krimin. Ai është pa punë se nuk diti t’i përgjigjej një telefonate. Kriminelët prapë do ishin të lirë, gazetarët prapë do ishin të kërcënuar, por ai do të ishte në punë. Përgjigja e tij ishte e pamenduar, prandaj edhe e sinqertë. Sapo dëgjoi emrin e kërcënuesit, zgjodhi të ishte me leje. Do të përfundonte më keq po të mbronte gazetarët. Nëse pezullimi do t ‘i vinte nga malavita, do të ishte i pakthyeshëm.

Etiketa: enton abilekajfatmir xhafajkercenimi i gazetaritpolici i lacit

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Para
Edi Ramës i del nga rreshti 1 deputet/ Gjetan Gjetani i revoltuar: Polici ordinere, jemi të pasigurt

Edi Ramës i del nga rreshti 1 deputet/ Gjetan Gjetani i revoltuar: Polici ordinere, jemi të pasigurt

E frikshme/ Babai nga Mamurrasi nxiti të birin të vriste 14 vjeçarin: Merre thikën e vrite ndryshe nuk je djalë!

E frikshme/ Babai nga Mamurrasi nxiti të birin të vriste 14 vjeçarin: Merre thikën e vrite ndryshe nuk je djalë!

Çfarë janë haluçinacionet? Njihuni me llojet e ndryshme të tyre

Çfarë janë haluçinacionet? Njihuni me llojet e ndryshme të tyre

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com