Kanye West është penduar që ka mbështetur Donald Trump si president dhe ka shpërthyer në lot. Pas tij, ka ardhur menjëherë ish-Zonja e Parë, Michelle Obama për ti dhënë një përqafim të madh.
E gjithë kjo duket në këngën e re të Childish Gambino, i cili solli një klip të animuar ku duket dhe reperi Kanye West. Projekti quhet “Feels Like Summer” dhe prek disa emra të njohur të ekranit ndërkombëtar.
Aty është reperi Drake në përpjekje për të ndjekur reperin Future, i cili po largohet me një bicikletë. Ndërsa Nicki Minaj me Travis Scott bëjnë paqe pasi ky i fundit kryeson listat e Billboard. Më kryesori në këtë ngjarje është Kanye, për të cilin nuk dihet përse Childish e zgjodhi ta kthejë kundër Trump.
Kujtojmë se Kanye West është ndër të paktët njerëz në Amerikë që kanë shprehur hapur mbështetjen për Trump si president.