Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Breshëria e plumbave ndaj banesës së Lalës, gazetarët protestë para kryeministrisë: Koldiana nuk është vetëm!

2018/08/30 at 7:34 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Breshëria e plumbave ndaj banesës së Lalës, gazetarët protestë para kryeministrisë: Koldiana nuk është vetëm!

Kolegë, anëtarë të shoqërisë civile, profesorë, qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm kanë dalë në protestë para Kryeministrisë, pas sulmit me armë në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala.


Ata bëjnë thirrje që të zbardhet sa më shpejt ngjarja dhe të vihen para drejtësisë autorët e këtij krimi.

Gazetarët janë shprhur se Klodiana Lala, nuk është vetëm dhe plumbat e shkrepur në banesën e saj, janë plumba për të gjithë gazetarët.

Një nga gazetarët më të vjetra, kryeredaktorja e emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan, Desada Metaj deklaroi se sulmi ndaj Klodiana Lalës është një ngjarje e rëndë, por që do kërkonte më shumë vëmendje nga gazetarët dhe shoqëria shqiptare. Metaj tha se kjo është protesta e dytë që kolegë gazetarë bashkohen kundër dhunës ndaj njerëzve të medias.

http://opinion.al/wp-content/uploads/2018/08/protesta.mp4

Gazetarja Klodiana Lala ka qenë objekt i një sulmi kërcënues me armë i cili dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës.

Në orët e para të mëngjesit persona ende të paidentifikuar nga uniformat blu kanë hapur zjarr me breshëri në drejtim të shtëpisë së prindërve të gazetares, ku ndodheshin familjarë të Lalës.

Vetë gazetarja në një postim në rrjetin social Facebook ka deklaruar se ajo dhe të afërmit e saj nuk janë të përfshirë në asnjë konflikt personal dhe se dyshon se “sulmi vjen si rezultat i punës së saj si gazetare”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i shoqatave të gazetarëve. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denuar ashpër sulmin e kryer në banesën e reporteres, ndërsa theksoi se çdo vonesë në hetime ndikon në acarimin e klimës së lirisë së shprehjes në Shqipëri:

“UGSH i bën thirrje Policisë së Shtetit që urgjent të hetojë ngjarjen dhe të dërgojë autorët para drejtësisë, pasi çdo vonesë do të ndikojë edhe më shumë në acarimin e klimës së lirisë së shprehjes në Shqipëri.

Policia nuk duhet të merret me detaje që çorodisin më shumë opinionin por të gjejë autorin ose autorët e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë.

Kur sulmohet lajmësi, rrezikohet rëndë një nga të drejtat themelore kushtetuese.
UGSH është në kontakt intensiv me organizmat ndërkombëtare në Shqipëri për të kërkuar një angazhim sa më aktiv në mbrojtje të gazetarëve. Ne u bëjmë thirrje institucioneve shqiptare që nga Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe veçanërisht Ministria e Brendshme të reagojnë menjëherë duke dënuar ashpër sulmin dhe të merren në mbrojtje reporterët.”

Reagimet për këtë ngjarje të rëndë kanë ardhur edhe nga Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, që kanë dënuar sulmin.

Përmes një komunikate për mediat kreu i shtetit i beri thirrje organeve të sundimit të ligjit të hetojnë në mënyrë të plotë dhe shteruese këtë ngjarje të rëndë, e të vënë para ligjit këdo që qëndron pas saj, pasi liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”.

Ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama në një postim në rrjetin social Twitter e përkufizoi sulmin si “një akt të patolerueshëm barbar”. Ai i bëri thirrje autoriteteve për të zbardhur sa më parë këtë ngjarje të rëndë.

E patolerueshme barbaria mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala! Ngjarja duhet zbardhur sa më parë dhe strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalisht. Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment kritik dhe pres me padurim ndëshkimin e keqbërësve.

Nga ana tjetër, kryeopozitari Lulzim Basha e ka cilësuar sulmin si një mesazh mafioz. Sipas tij mesazhi është i qartë, kush shqetëson qeverinë e ka fundin e shpejtë.

Sulmet dhe rastet në rrijte të dhunës fizike ndaj reporterëve janë evidentuar edhe në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit në kapitullin për Shqipërinë.

Në këtë dokument shprehej shqetësimi për disa raste konkrete kur gazetarët janë dhunuar fizikisht. Ato citonin incidentin me drejtuesin e portalit citynews.al, Elvi Fundo, i cili u godit me mjete të forta nga persona të paidentifikuar, por dhe dhunën e ushtruar nga gazetarit të sportit Eduard Ilnica. 

Etiketa: gazetaretprotestasolidaritetisulmi ndaj klodiana lales


Ju sugjerojmë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierët
Aktualitet

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierët

17 Maj, 2025 6:04 pm
Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri
Aktualitet

Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri

17 Maj, 2025 4:03 pm
Macron e Zonja e Parë e Francës, në mbrëmjen e veçantë/Spiropali ndan pamjet
Aktualitet

Macron e Zonja e Parë e Francës, në mbrëmjen e veçantë/Spiropali ndan pamjet

17 Maj, 2025 2:39 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

“Jam mik i fëmijëve të tu”/Mashtronte qytetarët dhe u merrte para,pranga 64-vjeçarit

17 Maj, 2025 2:17 pm
‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë
Aktualitet

‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë

17 Maj, 2025 1:51 pm
Para
18 gjërat për të cilat do pendoheni kur të plakeni

18 gjërat për të cilat do pendoheni kur të plakeni

OSHEE faturë 20-milionëshe, për abonentin që nuk ka hyrë ende në shtëpi

OSHEE faturë 20-milionëshe, për abonentin që nuk ka hyrë ende në shtëpi

E konfirmon LSI: Në zgjedhjet lokale do të jemi në aleancë me PD-në

E konfirmon LSI: Në zgjedhjet lokale do të jemi në aleancë me PD-në
















TE FUNDIT

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
17 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com