Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I dogjën makinën gjatë natës, flet nënkryetari i Bashkisë: Policia më tha ta mbyllim çështjen si aksidentale

2018/08/26 at 7:13 PM
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
I dogjën makinën gjatë natës, flet nënkryetari i Bashkisë: Policia më tha ta mbyllim çështjen si aksidentale

Nënkryetari i  PD-së në Bashkisë Mallakastër, Hajredin Serjanaj gjatë një komunikimi telefonik ka deklaruar për Fax news se policia ka dashur të mbulojë ngjarjen kriminale që ka ndodhur ndaj tij pak ditë më parë, kur sipas tij, dy persona i kanë djegur makinën gjatë orëve të natës.


“Lidhur me ngjarjen, djegien e makinës, kemi pamje se është djegur nga dy persona, ngjarja është e qëllimshme, pamjet janë të qarta.

Nuk kam konflikte personale, por për shkak të detyrës mund të jenë krijuar konflikte. Kjo, pasi kanë qenë të shumta rastet e konflikteve gjatë ushtrimit të detyrës, lidhur me ndërtimet pa leje, lirimin e hapësirave publike, lirimin e rrugëve, etj.

Rreth 10 orë pas ngjarjes kam shkuar në polici për të dhënë deklarimet. Kur janë shuar flakët ka qenë i pranishëm edhe shefi i krimeve të Komisariatit të policisë Mallakastër dhe ai më ka thënë se është më mirë ta nxjerrim aksidentale, se është më mirë dhe për ju, edhe për ne. Une i thashe se dua të dali e verteta.

Më pas ka ardhur nëndrejtori i policisë së qarkut Fier, i cili sapo ka ardhur, pa kryer ende takimet e kortezisë, ka nderhyrë shefi i krimeve dhe i ka thënë se ishte aksidentale, se kishin parë edhe videot e kamerave të sigurisë e ngjarja ishte aksidentale.

Nëndrejtori dhe disa punonjës policie kanë ndenjur rreth 10 minuta e janë larguar duke thënë se do të vinte eksperti për të kryer ekspertimin

Në 6 të mengjesit policia dhe media e kanë raportuar ngjarjen se dyshohej se ishte aksidentale, pa u kryer ende ekspertiza

Ne kemi parë pamjet e kamerave të sigurise të një banesë afër vendit të ngjarjes, te cilat i ka pasur edhe policia. Aty duken qarte 2 persona te veshur me xhup dhe kapele qe i kanë vendosur flakën makinës në pjesen e përparme me lëndë djegëse.

Theksoj se ngjarja duhet të ketë ndodhur për shkak të detyrës, ndërkohë që policia ka dashur të mbulojë ngjarjen kriminale për të mos hapur panik tek qyetarët, edhe pse qyetarët jane në panik, pasi ky është thuajse një akt terrorist, që ka si qellim të hapi panik

Kërkoj nga institucionet përkatëse që të zbatohet ligji dhe të zbulohet e vërteta”, është shprehur ai.

Kujtojmë që ngjarja e papreçedentë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të 24 gushtit, ndërkaq policia e fshehu ngjarjen, duke theksuar në njoftimin zyrtar se makina ishte djegur si pasojë e një shkëndije elektrike dhe jo që ishte e qëllimshme.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak

Në datën 24.08.2018, rreth orës 02:35, në lagjen “29 Nëntori” Ballsh, është djegur mjeti tip BMV(i parkuar) në pronësi të shtetasit H.S (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh).

Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 

Etiketa: Hajredin Serjanajmallakaster


Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Kryesore

VIDEO/ Hapësirat publike, Rama: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

7 Gusht, 2025 4:21 pm
“Narko-euro po dëmton turizmin”,Berisha: Çmimet në Shqipëri më të shtrenjta se në BE
Kryesore

“Narko-euro po dëmton turizmin”,Berisha: Çmimet në Shqipëri më të shtrenjta se në BE

5 Gusht, 2025 1:45 pm
Përplaset Sula dhe Murrizi: Nuk u fsheha si struci për një mandat në Parlament
Politikë

Përplaset Sula dhe Murrizi: Nuk u fsheha si struci për një mandat në Parlament

5 Gusht, 2025 11:26 am
“Pse ti je ndryshe?”, Lapaj: Se i paguaj taksat këtij vendi
Politikë

Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit në Kolegjin Zgjedhor

4 Gusht, 2025 4:46 pm
“Presion vëzhguesve ndërkombëtar”,Ministria e Jashtme reagon pas akuzave të Berishës
Kryesore

“Presion vëzhguesve ndërkombëtar”,Ministria e Jashtme reagon pas akuzave të Berishës

4 Gusht, 2025 4:36 pm
Dëmet nga zjarret, Zhupa nga Delvina: Qeveria të dëmshpërblejë banorët
Politikë

Dëmet nga zjarret, Zhupa nga Delvina: Qeveria të dëmshpërblejë banorët

2 Gusht, 2025 1:00 pm
Berisha: Kodi i ri Penal është atentat madhor kundër fjalës së lirë
Kryesore

Berisha: Kodi i ri Penal është atentat madhor kundër fjalës së lirë

30 Korrik, 2025 1:07 pm
Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
Kryesore

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

27 Korrik, 2025 10:08 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…

27 Korrik, 2025 9:04 pm
Shqipëria në flakë, Balluku zbret në terren: Dënim maksimal për zjarrvënësit!
Kryesore

Shqipëria në flakë, Balluku zbret në terren: Dënim maksimal për zjarrvënësit!

27 Korrik, 2025 6:58 pm
Para
Tjetër makinë përplaset me shtyllën, Orikumi pa energji elektrike për të dytën herë

Tjetër makinë përplaset me shtyllën, Orikumi pa energji elektrike për të dytën herë

Radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës, makinat në vendnumëro për minuta të tëra

Radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës, makinat në vendnumëro për minuta të tëra

Therën me thika 20 vjeçarin, polici arreston dy persona

Therën me thika 20 vjeçarin, polici arreston dy persona
















TE FUNDIT

“Nuk i bleu dot…”/Berisha: Prerja e sinjalit të News24, akt xhelati nga Ramaduro

U shua në moshën 78-vjeçare, Berisha mban një minutë heshtje për Bujar Bukoshin
9 Gusht, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër, pas ndërprerjes së sinjalit të televizionit “News 24” nga autoritetet. Përmes...

Lexo më shumë

Avokatura e Shtetit reagon për ndërhyrjen e policisë në ambjentet e News 24

“Nuk i bleu dot…”/Berisha: Prerja e sinjalit të News24, akt xhelati nga Ramaduro
9 Gusht, 2025

Avokatura e Shtetit ka reaguar pas ndërhyrjes së policisë në ambjentet e “News 24”. Godina e News24 u rrethua nga...

Lexo më shumë

Polici shpëtoi 3 të plagosurit nga aksidenti në Fier,i akordohet certifikata e lartë

Polici shpëtoi 3 të plagosurit nga aksidenti në Fier,i akordohet certifikata e lartë
9 Gusht, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,Ilir Proda, i ka akorduar punonjësit të Policisë Rrugore, Klajdi Mustaj, Certifikatën për Shërbime...

Lexo më shumë

U kap duke u kujdesur për bimët narkotike, arrestohet 32-vjeçari në Krujë

U kap duke u kujdesur për bimët narkotike, arrestohet 32-vjeçari në Krujë
9 Gusht, 2025

Policia e Krujës ka kapur në flagrancë një 32-vjeçar, teksa po kujdesej për 110 bimët narkotike që kishte kultivuar në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com