Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lubonja: Në Shqipëri s’ka prirje për ndryshim, por për të ikur, analisti flet për protestat në Rumani

2018/08/14 at 6:03 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Audiopërgjimi i vëllait të Xhafajt/ Lubonja: Ministri duhet të dorëhiqet!

Publicisti Fatos Lubonja ka komentuar protestat masive në Bukuresht të Rumanisë, ku kërkojnë largimin e qeverisë për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit në vend. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Lubonja komentoi edhe një parrullë që qarkullon në rrjetet sociale ‘Ne nuk jemi Shqipëri’, por në fakt e verteta e parrulles është ‘nuk duam korrupsion, por duam drejtësi’.  Ai tha se në Rumani protestojnë kundër korrupsionit, ndërsa në Shqipëri jo.


“Ajo fotografia ‘nuk jemi Shqipëri’ interpretohet si një auto ironi nga ndonjë shqiptar për të thënë se ata protestojnë dhe ne nuk protestojmë. Parulla origjinale është ‘nuk duam korrupsion, por duam drejtësi’. Tek ne nuk protestojnë kundër korrupsionit. E kam të vështirë të imagjinoj që të mblidhen politikanët në periferi të Bukureshtit siç mblidhen politikanët në vilat luksoze në periferi të Tiranës dhe të pyeten se si i kanë bërë këto vila.  Atje nuk ka makina luksoze ‘Range Rover’”- tha Lubonja.

Fatos Lubonja bëri edhe një krahasim mes rolit të diasporës në Rumani dhe asaj në Shqipëri. Ai tha se  diaspora jonë vjen dhe mbështet kryeministrin dhe nuk mund të sjellë ndryshimin , ndërsa në Bukuresht kanë shkuar rumunë nga të gjitha vendet për të protestuar. Lubonja u shpreh se tek ne s’ka prirje për ndryshim, por për të ikur.

“Diaspora jonë vjen dhe mbështet kryeministrin. Ne s’kemi parë të vijnë nga diaspora dhe të organizohen nga rrjetet sociale për të protestuar kundër korrupsionit.  Mbështetje politike mund të ketë, por korrupsioni në Rumani është motivues i protestës. Kur u fut Rumania në BE shumë eksponentë të BE thanë se bëmë gabim sepse atje ka  korrupsion. Tek ne nuk ka prirje për ndryshim, por për të ikur. Ne më shumë na bashkon Skënderbeu apo kombëtarja sesa për problemet që kemi për të ndryshuar kushtet ku jemi”- tha Lubonja.

Për publicistin Fatos Lubonja, reforma në drejtësi nuk kap politikanët dhe zyrtarët e mëdhenj të cilët nuk kanë peshën e përgjegjësisë për popullin që po vuan, por shohin interesin e tyre.

“Nuk mjafton reforma në drejtësi, pasi kjo reformë nuk i kap ata të mëdhenjtë. Peshku i madh e ha të voglin. Ne kemi një klasë politike që nuk ndjen peshën e përgjegjësisë. Këta shikojnë interesat e tyre dhe nuk duan tja dinë që një popull po vuan. Emigrantët tanë më shumë janë me qeverinë”- tha publicisti.

Etiketa: lubonjaprotestarumani


Ju sugjerojmë

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth
Aktualitet

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth

1 Gusht, 2025 6:51 pm
BE mbështet ekonominë qarkulluese të vendit/ Fondet si pjesë e Kapitullit 27..
Aktualitet

Kodi i ri Penal,delegacioni i BE në Shqipëri: Ndryshimet,nuk janë në standardet e BE

1 Gusht, 2025 6:12 pm
Hapësirat publike, Balluku: Do hapim një portal ku qytetarët të denoncojnë abuzuesit
Aktualitet

Hapësirat publike, Balluku: Do hapim një portal ku qytetarët të denoncojnë abuzuesit

1 Gusht, 2025 4:56 pm
Hapësirat publike, Balluku: IKMT e mbështetur nga Policia do ndërmarrë masa konkrete
Aktualitet

Hapësirat publike, Balluku: IKMT e mbështetur nga Policia do ndërmarrë masa konkrete

1 Gusht, 2025 4:46 pm
Qafë Thanë/ Fluks udhëtarësh që dalin nga Shqipëria, radha e pritjes 1 kilometër
Aktualitet

Qafë Thanë/ Fluks udhëtarësh që dalin nga Shqipëria, radha e pritjes 1 kilometër

1 Gusht, 2025 4:35 pm
Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport
Aktualitet

Mbështetja ndaj fermerëve, hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve

1 Gusht, 2025 4:13 pm
SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
Kronikë

EMRAT/ Tentuan të vrisnin Durim Bamin, SPAK dërgon për gjykim gjashtë të pandehur

1 Gusht, 2025 4:10 pm
“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama thirrje bizneseve: Hiqini vetë që mos merrni gjobë

1 Gusht, 2025 3:58 pm
Tkurren kuotat në Universitetin e Tiranës
Aktualitet

Tkurren kuotat në Universitetin e Tiranës

1 Gusht, 2025 3:41 pm
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho
Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

1 Gusht, 2025 3:21 pm
Para
I dënuar me 20 vite burg për vrasje të dyfishtë, arrestohet 39-vjeçari

I dënuar me 20 vite burg për vrasje të dyfishtë, arrestohet 39-vjeçari

E fundit/ Sherr me thika, plagos bashkëmoshatarin dhe arratiset

Vëllezërit përleshen me thika në Tiranë, njëri përfundon në spital tjetri nën pranga

I vonuan shërbimin mjekësor të afërmit, gruaja djeg spitalin

I vonuan shërbimin mjekësor të afërmit, gruaja djeg spitalin
















TE FUNDIT

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka
1 Gusht, 2025

OKB-ja ka 6,000 kamionë me ushqime të bllokuar jashtë Gazës dhe gati për të hyrë në enklavën palestineze, njoftoi sot...

Lexo më shumë

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth
1 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama publikuar një video nga Thethi, pas prishjes së ndërtimeve pa leje. Kreu i qeverisë ka ndarë pamje...

Lexo më shumë

“Po punojmë për të ushqyer njerëzit’në Gaza”, Trump: Të kishte ndodhur kohë më parë

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
1 Gusht, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thotë e po punon për një plan për të “ushqyer njerëzit”...

Lexo më shumë

Kamboxhia do të nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
1 Gusht, 2025

Nominimi i radhës për çmimin Nobel për Paqe për Donald Trump erdhi nga Kamboxhia. Zëvendëskryeministri i Kamboxhias, Sun Chanthol, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com