Të mërkurën i nxehti përvëlues përfshin territorin e vendit tonë. Meteorologët parashikojnë temperatura mbi 39 gradë Celsius të matura këto në hije.
Ndaj mjekët këshillojnë një kujdes të veçantë sidomos për të moshuarit dhe fëmijët për të shmangur daljet në mesditë dhe po kështu të bëjnë kujdes me kondicionerin, si dhe të rishikojnë tek mjeku dozat e medikamenteve, sidomos të sëmurët kronikë.
Meteorologët thonë se i nxehti përvëlues do të na shoqërojë deri në fundjavë dhe se temperaturat e larta do të regjistrohen edhe në zonat malore ku në Kukës termometri do të shënojë mbi 36 grade Celsius.
‘Kulmi i të nxehtit arrin të mërkurën me mbi 39 gradë dhe vazhdon deri të premte’, thotë Tanja Porja.