Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Baza ajrore në Shqipëri, flet për herë të parë NATO: 51 milion euro për rritjen e sigurisë

2018/08/07 at 1:59 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Baza ajrore në Shqipëri, flet për herë të parë NATO: 51 milion euro për rritjen e sigurisë

Zëdhënësi i NATO-s, Piers Cazalet i pyetur nga Agjencia Telegrafike Shqiptare për investimin e Aleancë së Atlantikut të Veriut në Shqipëri, konkretisht në Kuçovë, tha se investimi kap vlerën e 51 milionë eurove.


“NATO ka në plan të investojë 51 milion euro për të modernizuar bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri. Paratë do të shkojnë drejt përmirësimit të infrastrukturës në bazë, përfshirë edhe depot e karburantit”, konfirmoi për ATSH, Cazalet.

Në prononcimin për ATSH, ai sqaroi më tej se “financimi është pjesë e Programit të Investimit të Sigurisë së NATO-s që mbulon projekte kryesore ndërtuese në vendet aleate me qëllim përmirësimin e sigurisë në hapësirën e NATO-s. Ky program është pjesë e financimit të përbashkët të NATO-s në të cilin kontribuojnë të 29 vendet anëtare”.

Gjithashtu, në prononcimin për ATSH, zëdhënësi i NATO-s tha se Aleanca i është mirënjohëse Shqipërisë për kontributin në Aleancë.

“Ne jemi mirënjohës për kontributin e çmuar të Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët, përfshirë misionet tona në Afganistan dhe Kosovë. Shqipëria gjithashtu i jep një mbështetje të fortë partnerëve tanë, përfshirë kontributin në Fondet tona të Kujdestarisë për Ukrainën, ndihmën në mbrojtjen kibernetike dhe tranzicionin e karrierës ushtarake”, deklaroi ai.

Shqipëria, theksoi Cazalet për ATSH, luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në luftën kundër ISIS-it, duke kontribuar me pajisje dhe trajnime për Irakun.

“Shqipëria gjithashtu na ndihmon të rrisim sigurinë duke promovuar bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Vendi juaj është një avokat i fortë i politikës së dyerve te hapura të NATO-s dhe i integrimit të fqinjëve tuaj në familjen Euro-Atlantike”, tha Zëdhënësi i NATO-s Piers Cazalet për ATSH.

Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për polic-imin ajror; si dhe trajnime dhe stërvitje të Aleancës.

Kuçova do të shërbeje gjithashtu edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe investimi i NATO-s në Shqipëri do të sjellë një standard të ri për Forcat e Armatosura dhe investime për zonën e Kuçovës./ ATSH

 

Etiketa: 51 milion eurobaza ajrorenatorritja e siguriseshqiperi


Ju sugjerojmë

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

3 Korrik, 2026 8:34 pm
Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas
Aktualitet

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas

3 Korrik, 2026 8:25 pm
Braho: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
Aktualitet

Braho: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

3 Korrik, 2026 12:48 pm
Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë
Aktualitet

Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë

3 Korrik, 2026 12:46 pm
“Ligjet”/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet Klodian Braho
Aktualitet

“Ligjet”/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet Klodian Braho

3 Korrik, 2026 11:10 am
Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues
Aktualitet

Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues

3 Korrik, 2026 10:30 am
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

2 Korrik, 2026 9:19 pm
Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
Aktualitet

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

2 Korrik, 2026 8:25 pm
Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm
Aktualitet

Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm

2 Korrik, 2026 5:19 pm
Shqipëria destinacini sekret/ The Times: Plazhe fantastike dhe kosto e përballueshme
Aktualitet

Shqipëria destinacini sekret/ The Times: Plazhe fantastike dhe kosto e përballueshme

2 Korrik, 2026 2:14 pm
Para
Emigrantët “rrëzojnë” valutat, bien euro, dollari dhe paundi

Emigrantët “rrëzojnë” valutat, bien euro, dollari dhe paundi

Korrigjimi i kufirit me Serbinë/ Paralajmërohen protesta në Kosovë kundër Thaçit

Korrigjimi i kufirit me Serbinë/ Paralajmërohen protesta në Kosovë kundër Thaçit

Mbyllet faza e parë e Vettingut, 21 të shkarkuar dhe 13 të dorëhequr

Mbyllet faza e parë e Vettingut, 21 të shkarkuar dhe 13 të dorëhequr
















TE FUNDIT

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar
3 Korrik, 2026

Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku u zbuluan 46 kilogramë lëndë narkotike e futur...

Lexo më shumë

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
3 Korrik, 2026

Edhe këtë të premte qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 34-të e saj. Grumbullimi i protestuesve...

Lexo më shumë

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas

Protesta/ Ambasada e Rusisë reagon pas deklaratave të Ballës dhe Gonxhjas
3 Korrik, 2026

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve shqiptarë lidhur me një përfshirje të mundshme të Kremlinit...

Lexo më shumë

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve

Evropa në alarm, vala e të nxehtit sjell rritje të numrit të vdekjeve
3 Korrik, 2026

Një valë e të nxehtit në fund të qershorit që i çoi temperaturat në pjesë të Evropës në nivele rekord,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}