Një arsenal armësh dhe një sasi e madhe kanabisi janë sekuestruar disa minuta më parë në Memaliaj. Nga operacioni i koduar “Vjosa” u sekuestruan 16 armë zjarri: 1 snajper, 12 kallashnikovë, 2 pushkë dhe 1 armë gjahu, si dhe 1 ton e 465 kilogramë lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Armët dhe kanabisi janë gjetur nga policia brenda dy furgonave të bardhë të markës ‘Mercedez Benz’ me targa të falsifikuara, në afërsi të fshatit Leshnje./Opinion.al
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2233873983565627/?t=3