Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e ish-policit/ Hetimet, autori i atentatit përshëndeti viktimën para se ta qëllonte me familjen

2018/07/30 at 3:07 PM
në Kronikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e ish-policit/ Hetimet, autori i atentatit përshëndeti viktimën para se ta qëllonte me familjen

Vetëm pak ditë pas deklaratës së drejtorit të policisë vendore të Shkodrës Vehbi Bushati lidhur me vrasjen e ish-policit Boran Bërcana dhe bashkëjetueses së tij Silvana Ndoci disa detaje të reja janë mësuar nga hetimet që po bëhen për këtë ngjarje të rëndë.


Drejtori i policisë i pyetur për këtë çështje u shpreh se ka disa pista hetimi për të cilat po punohet ngushtë bashkë me prokurorinë për të arritur tek zbardhja e plotë e asaj vrasje të dyfishtë. Tashmë janë mësuar edhe disa detaje të reja dhe të rëndësishme që mund të shërbejnë për të hedhur më shumë dritë rreth vrasjes dhe autorit të mundshëm që ekzekutoi në atentatin mafioz Boran Bërcanën dhe Silvana Ndocin.

Sipas burimeve për “Panorama” nga prokuroria e Shkodrës ka dyshime të forta se Boran Bërcana dhe autori i mundshëm kanë patur një njohje me njëri-tjetrin. Kjo ka bërë që vetëm pak sekonda para vrasjes Boran Bërcana ta përshëndes ekzekutorin e tij duke qenë se sipas dyshimeve ata njiheshin. Burimet pranë organit të akuzës tregojnë se në momentin kur Boran Bërcana ka ecur me makinë e tij për të shkuar tek pallati ku banonte me qera, pak metra përpara se të mbërrinte në destinacion mund të jetë përshëndetur me autorin.

Kjo përshëndetje që prokuroria dhe policia dyshon çon në konkluzionin se Boran Bërcana dhe autori kanë patur një njohje qoftë edhe të thjeshtë mes tyre. Ish polici që u vra me partneren e tij me 28 plumba mbi trupat e tyre ka vijuar gradualisht rrugën me makinën e tij duke mos e menduar asnjëherë se i njohuri i tij do ta qëllonte për vdekje vetëm pas pak sekondash.

Sapo makina e ish efektivit ka ecur pak metra më përpara autori e ka ndjekur qetësisht jo me hapa të nxituar për të hequr gjitha dyshimet dhe sapo është afruar ka qëlluar pa mëshirë duke zbrazur nga arma e tij automatike tip gjermane 28 plumba. Nga detajet e reja mendohet se fillimisht e ka qëlluar në kokë por duke qenë se makina ka ecur për intertësi atëherë autori për të qenë i sigurt ka vijuar të qëllojë me breshëri.

Bashkëjetuesja e Bërcanës, Silvana Ndoci mund edhe të kishte shpëtuar por sipas dyshimeve që ka prokuroria autori e ka qëlluar edhe atë për faktin se ajo e ka parë në fytyrë dhe e ka njohur atë. Në këtë mënyrë për të mos lënë dëshminë e saj dhe identifikimin e autorit ky i fundit e ka ekzekutuar edhe 24 vjeçaren. Pasi kreu vrasjen autori u largua duke shkuar në zonën e By Passit. Aty braktisi makinën që rezulton e vjedhur në Kosovë dhe armën e krimit duke i vënë flakën për të humbur çdo gjurmë. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për këtë vrasje të dyfishtë por ende deri më tani nuk ka diçka konkrete sa i përket identifikimit të autorit.

Etiketa: Boran BercamaSilvana Ndocivrasja ne shkoder


Ju sugjerojmë

Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Aksident me vdekje në Konispol/ Përplasen dy motorë, humb jetën 74-vjeçari

13 Gusht, 2025 1:13 pm
Përmet/Shiste doza kokaine në qytet, pranga 33 vjeçarit. E pësojnë dhe dy të tjerë..
Kronikë

Përmet/Shiste doza kokaine në qytet, pranga 33 vjeçarit. E pësojnë dhe dy të tjerë..

11 Gusht, 2025 3:13 pm
Elbasan/ U kap me lëndë narkotike gati për shitje, pranga 31 vjeçarit
Kronikë

Elbasan/ U kap me lëndë narkotike gati për shitje, pranga 31 vjeçarit

11 Gusht, 2025 2:25 pm
Ishte duke notuar në det, ndërron jetë pushuesi në Divjakë. Dyshimet paraprake
Kronikë

Ishte duke notuar në det, ndërron jetë pushuesi në Divjakë. Dyshimet paraprake

11 Gusht, 2025 1:39 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Kuçovë/ Arrestohet 59 vjeçari, plagosi me thikë bashkëshorten

11 Gusht, 2025 12:45 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Përplasi me makinë policin që po lëvizte me biçikletë,në pranga 33-vjeçari në Tiranë

11 Gusht, 2025 11:34 am
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Tiranë/ Bie nga lartësia punëtori i ndërtimit, humb jetën

11 Gusht, 2025 11:31 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Makina përplas për vdekje një person në Durrës

11 Gusht, 2025 11:18 am
Përfshihet nga flakët automjeti i parkuar në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga flakët automjeti i parkuar në Korçë

11 Gusht, 2025 11:02 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Fier/ Ndezi zjarr te ura e fshatit, arrestohet 41-vjeçari

11 Gusht, 2025 10:41 am
Para
Pa photoshop dhe pa filtra, fansat shokohen nga fytyra e vërtetë e Kylie Jenner

Pa photoshop dhe pa filtra, fansat shokohen nga fytyra e vërtetë e Kylie Jenner

Habit ish-futbollisti i Serisë A: “Më pëlqejnë armët dhe kam pirë drogë”

Habit ish-futbollisti i Serisë A: "Më pëlqejnë armët dhe kam pirë drogë"

Moratoriumi i gjuetisë është inekzistent, ja si balcamosen kafshët nëpër restorante pa kontrollin e askujt

Moratoriumi i gjuetisë është inekzistent, ja si balcamosen kafshët nëpër restorante pa kontrollin e askujt
















TE FUNDIT

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar
13 Gusht, 2025

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë...

Lexo më shumë

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit
13 Gusht, 2025

24 vite më parë u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit, një nga dokumentet më të rëndësishme politike në historinë e...

Lexo më shumë

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës
13 Gusht, 2025

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e agjencisë...

Lexo më shumë

Të paktën 22 të vdekur pas fundosjes së dy anijeve me migrantë në Itali

Fundoset gomonia me emigrantë në La Mansh
13 Gusht, 2025

Të paktën 22 migrantë kanë vdekur pasi dy anije u fundosën në Mesdhe të mërkurën, thanë agjencitë humanitare. Afër 60...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com