Kur vjen puna te të ardhurat, personazhet publikë nuk preferojnë të flasin hapur, por ky nuk është rasti i moderatores Liberta Spahiu, pasi ajo nuk e ka aspak problem të tregojë se sa para ka në bankë. E ftuar në emisionin “Haje ose thuaje”, Liberta është pyetur se sa para i kanë mbetur në llogari dhe ajo nuk ka hezituar t`i përgjigjet pyetjes.
“Rrugës, duke ardhur më erdhi një mesazh, më ka dalë rroga, por nuk e di në total sa janë” –tha ajo duke qeshur dhe vazhdoi: “Plus edhe disa para janë tërhequr para pesë ditësh, pasi kam paguar një këst të kredisë, kështu që i bie ndoshta rreth 8-9 mijë euro.”
Liberta ka qenë disa ditë për pushime në Zanzibar dhe ka ndarë disa foto me ndjekësit dhe duhet të themi që është shumë në formë.