Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pep Guardiola i motivon në mënyrë të çuditshme lojtarët: Luani më mirë nëse më urreni

2018/07/24 at 4:05 PM
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pep Guardiola i motivon në mënyrë të çuditshme lojtarët: Luani më mirë nëse më urreni

“Do t’iu mbroj deri në ditën e fundit të jetës suaj në konferencat për shtyp, por këtu do t’iu them të vërtetën”. Kështu nis Pep Guardiola i zemëruar një nga fjalimet e tij në dhomën e zhveshjes së Mançester Sitit. “Disa nga ju luajnë më mirë kur janë të zemëruar me mua, kështu që nëse më urreni, atëherë më urreni djema! S’ka asnjë problem”, u ulërit ai lojtarëve, përfshirë Serxho Agueron dhe Rahim Sterlingun, të cilët vështrojnë të sikletosur, ndërsa trajneri i tyre shfryn dufin e tij.


Këto janë skenat e para të jashtëzakonshme që zbulon trajleri i dokumentarit të ri të “Amazon”, i titulluar “Gjithçka ose Asgjë”, i cili zbulon një pjesë të prapaskenave që ndodhin brenda dyerve të sezonit historik të Mançester Sitit kampion në Angli gjatë 2017/18. Gjigantët mediatikë kanë publikuar përmbledhjen e dokumentarit “All or Nothing”, i cili ofron një këndvështrim unik të një prej fitoreve më dramatike të titullit të të gjitha kohërave në Premier Ligë. Siti preku lavdinë sezonin e shkuar, duke shkatërruar gjatë këtij rrugëtimi rekordet e pikëve të grumbulluara dhe të golave të shënuar. Por, dokumentari zbulon edhe sakrificat dhe përplasjet verbale për të prekur suksesin.

 

Dokumentari ka arritur të fiksojë edhe momente intime dhe të pafiltruara me lojtarët që duken qartazi të prekur dhe zemëruar, ndërsa trajneri i tyre i gjykon për paraqitjen në fushë. Në klipin e parë provokues, Guardiola u kërkon lojtarëve të tij që të performojnë në një nivel më të lartë kur ata janë të zemëruar me të, kështu që ai i nxit ata që ta “urrejnë” për të luajtur më mirë. Trajneri spanjoll filmohet më pas në dhomën e zhveshjes, teksa u mban një fjalim pasionant se për t’u bërë skuadra më e mirë, ata duhet të mësojnë që të luajnë futboll, duke sakrifikuar. Streset dhe pasojat e humbjes janë një tjetër aspekt që tregon filmi, veçanërisht kur Siti u eliminua nga skuadra e Ligës së Parë, Uigani, në raundin e pestë të Kupës FA. Mesfushori Fabian Delf shfaqet duke e shfryrë gjithë tërbimin e tij në mbylljen me forcë të derës së dhomës së zhveshjes së “DW Stadium”, ndërsa mbrojtësi Xhon Stons flak fanellën e tij në tokë.

 

Por, skuadra është si një familje dhe ka brenda saj edhe momentet e argëtimit, siç është ai kur Stons, Uoker dhe Kompani këndojnë himnin e Oasis, “Wonderall”, ndërsa festojnë një fitore gjatë fluturimit në shtëpi. Këto ishin vetëm 30 sekonda flesh të asaj që do të shohim në dokumentarin që do të transmetohet të premten e 17 gushtit dhe ku do të kemi një tablo më të qartë se si funksionojnë mekanizmat e një prej skuadrave më të forta të botës. “Amazon” ka paguar 10 milionë paund për këtë kontratë të firmosur në nëntor 2017. Dokumentari do të transmetohet në 200 vende të ndryshme të botës./Panorama

Etiketa: guardiolaLOJTAREmotivim


Ju sugjerojmë

Italia i mbylli me turp kualifikueset, Gattuso: Iu kërkoj falje tifozëve
Sport

Italia i mbylli me turp kualifikueset, Gattuso: Iu kërkoj falje tifozëve

17 Nëntor, 2025 12:28 pm
Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë
Kryesore

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 8:25 pm
Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë
Kryesore

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 5:59 pm
Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Sport

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

15 Nëntor, 2025 9:11 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
Sport

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

15 Nëntor, 2025 7:12 pm
Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur
Kryesore

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

15 Nëntor, 2025 5:52 pm
Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
Sport

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

13 Nëntor, 2025 11:44 pm
Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit
Kryesore

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit

13 Nëntor, 2025 10:36 pm
Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
Kryesore

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

13 Nëntor, 2025 10:15 pm
Para
Rike Roçi është fejuar? Postimi i saj i fundit i bëri të gjithë konfuzë

Rike Roçi është fejuar? Postimi i saj i fundit i bëri të gjithë konfuzë

Doni të rindizni pasionin me partnerin? Ja 8 mënyra

Këto janë 4 veprime që i ulin dëshirën seksuale meshkujve

62-vjeçarja italiane mbetet shtatzënë në Shqipëri

62-vjeçarja italiane mbetet shtatzënë në Shqipëri
















TE FUNDIT

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta
18 Nëntor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një deklaratë për shtyp mbi situatën e motit në vend. Sipas saj, situata “paraqitet...

Lexo më shumë

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim
18 Nëntor, 2025

Si pasojë e erës së forte gjatë natës ka patur pemë të rëna në zonën e “Skelës’ dhe në zonën...

Lexo më shumë

“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”

“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”
18 Nëntor, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një letre dërguar qeverive të Bashkimit Evropian më 17 nëntor tha...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Probleme në disa zona të vendit

Moti i keq/ Probleme në disa zona të vendit
18 Nëntor, 2025

Moti i keq ka shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit. Në Lezhë, reshjet e dendura të shiut, që nisën pas mesnatës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com