Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FIFA nxjerr statistikat e Botërorit: Perisiç me distancën më të gjatë, De Gea, portieri më i dobët

2018/07/21 at 11:05 AM
në Rusi 2018, Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
FIFA nxjerr statistikat e Botërorit: Perisiç me distancën më të gjatë, De Gea, portieri më i dobët

Botërori ka pesë ditë që ka ulur siparin, por për FIFA-n asgjë nuk ka përfunduar ende dhe tani që të gjithë janë me pushime, për qeverinë botërore të futbollit është kohë bilancesh. “Rusi 2018”, një prej kupave më spektakolare të botës ka thyer shumë rekorde dhe do të mbahet mend gjatë nga spektatorët.


Pritej të ishte Botërori i Mesit dhe i Ronaldos, pasi luanin shansin e fundit, por kjo lojë konfirmoi edhe njëherë se futbolli luhet në skuadër. Ra gjithashtu edhe miti i mbajtjes së topit. FIFA ka përpiluar statistikat më pikante të turneut, nga golat e shënuar, deri te pritjet e portierëve, kilometrat, goditjet dhe gjatësia.

– 519 centimetra ishte gjatësia në total që bënin Luka Modriç (1.72m), Eden Hazard (1.73m) dhe Antuan Grizman, treshja më e shkurtër që ka fituar “Topin e Artë”, “Topin e Argjendtë” dhe “Topin e Bronztë” në Botërorin “Rusi 2018”, që prej Toto Skilaçit, Lotar Mateusit dhe Diego Maradonës, që mezi bënë 512 centimetra mes tyre në Itali 1990.

– 135 vite dhe tre muaj ishte mosha e përbashkët e trajnerit të Uruguait, Oskar Tabarez dhe atij portugez, Fernando Santos, kur u përballën në 1/8-at, dy trajnerët më të vjetër në një ndeshje të Kupës së Botës. Tabarez dhe anglezi Roi Hoxhson bënin 134 vite dhe dy muaj së bashku kur ekipet e tyre u përballën në Brazil 2014.

– 72.5 kilometra është distanca e përshkuar nga Ivan Perisiç gjatë turneut, më e gjata nga çdo lojtar tjetër në Rusi. Ksavi Hernandez (80 km) dhe Tomas Myler (84 km) ishin rekordmenët e Afrikë e Jugut 2010 dhe Brazil 2014.

– 48 vite kishin kaluar nga hera e fundit që kur një skuadër kishte përmbysur një diasavantazh prej dy golash në një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës. E bëri Belgjika ndaj Japonisë 3-2. Për herë të fundit e kishte bërë Gjermania Perëndimore, e cila mposhti 3-2 Anglinë në Meksikë 1970, pavarësisht se atyre iu desh koha shtesë për t’ia dalë.

– 40 vite kanë kaluar nga finalja e fundit e një Botërori pa asnjë lojtar nga klubet e Bajernit të Mynihut apo Interit të Milanos. Rekordmenët gjermanë e ruajtën statusin e tyre me aktivizimin e Korentë Tolisosë për Francën kundër Kroacisë, ndërsa për zikaltrit startuan Marselo Brozoviç dhe Ivan Perisiç (Kroacia).

– 21 orë e dhjetë minuta është koha në total e Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos pa shënuar në fazën me eliminim direkt të një Botërori. Argjentinasi dhe portugezi kanë bërë respektivisht 8 dhe 6 ndeshje në këtë fazë.

– 18 ndeshje kishin kaluar për skuadrat aziatike pa mposhtur ato amerikanojugore në një Botëror, derisa Japonia e prishi mallkimin duke fituar 2-1 ndaj Kolumbisë.

– 14.3 ishte përqindja e pritjeve të David De Geas në Botëror (më e ulëta në Rusi 2018), i cili ishte edhe favoriti përpara turneut për të fituar çmimin e “Dorezës së Artë”. Portieri 27-vjeçar i Spanjës bëri vetëm një pritje dhe pësoi 6 gola në katër ndeshje. Danezi Kasper Shmajkëll shpëtoi 91.3 për qind të goditjeve që iu bënë portës së tij (21 nga 23), më shumë se çdo portier tjetër, i cili luajti më shumë se një ndeshje.

– 12 autogola u regjistruan në “Rusi 2018”, dyfishi i rekordit të mëparshëm (6), i vendosur në Francë 1998. Marokeni Aziz Buhaduz vendosi rekordin e autogolit më të vonë (minuta e 95-të kundër Iranit); Sergei Ignjasheviç, pak përpara se të mbushte 39 vjeç, u bë futbollisti më i vjetër që shënon një autogol në Botëror, ndërsa Mario Manxukiç u bë lojtari i parë që shënon një autogol në finale.

– 11 goditje është ajo çka qendërmbrojtësi i Anglisë, Herri Meguajër regjistroi në Rusi, më shumë sesa sulmuesi i Brazilit, Gabriel Zhezus (10), Luka Modriç (10), Gylfi Sigurdson (10), Rahim Sterling (10), Robert Levandovski (9), Falkao (8), Kilië Mbape (8), Pol Pogba (8), Serxho Aguero (6) dhe Dele Ali (5). Nejmar është lojtari që bëri më shumë goditje (27), i ndjekur nga Ivan Perisiç dhe Filipe Kutinjo (22).

– 10 lojtarë belgë shënuan në “Rusi 2018”, duke barazuar rekordin e numrit më të madh të shënuesve për një kombëtare që prej Botërorit 1982 dhe 2006 (Franca dhe Italia).

– 7 Kupa Bote radhazi kanë përfunduar me eliminimin e Meksikës në fazën e 1/8-ave. Në 7 orë e gjysmë lojë kundër Brazilit në këtë kompeticion, Meksika nuk ka shënuar kurrë dhe ka pësuar 13 gola.

– 5 adoleshentë kanë shënuar më shumë se një gol në një ndeshje të Kupës së Botës, ndërsa Kilië Mbape u bë i pari që prej Pelesë 60 vite më parë që arrin të shënojë dy gola në një ndeshje të Kupës së Botës me eliminim direkt (4-3 kundër Argjentinës në 1/8-at). 17- vjeçari Pele shënonte tripletë në gjysmëfinalen kundër Francës në 1958 dhe dopietë kundër Suedisë në finale.

– 4 penallti priti Danijel Subashiç në Rusi, duke u bërë portieri i tretë që ndal kaq 11-metërsha pas Harald Shumakerit të Gjermanisë Perëndimore dhe argjentinasit Serxho Gojkoçea. Kroacia, e cila luajti përtej 90 minutave kundër Danimarkës, Rusisë dhe Anglisë, u bë skuadra e dytë që shkon në kohën shtesë në tri ndeshje radhazi në kompeticion pas Anglisë në 1990.

 



Ju sugjerojmë

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
Anulohet miqësorja Ballkani-Partizani, ja arsyeja
Sport

Anulohet miqësorja Ballkani-Partizani, ja arsyeja

20 Qershor, 2025 6:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Miratohen datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare për sezonin 2025-2026
Sport

Miratohen datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare për sezonin 2025-2026

19 Qershor, 2025 5:24 pm
Igli Tare me mision në Gjermani/ Milani ofertë mesfushorit Granit Xhaka
Sport

Igli Tare me mision në Gjermani/ Milani ofertë mesfushorit Granit Xhaka

18 Qershor, 2025 4:17 pm
Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen
Sport

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen

17 Qershor, 2025 5:35 pm
Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët
Sport

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët

17 Qershor, 2025 4:38 pm
Tjetër medalje për Kosovën në Botërorin e Xhudos
Sport

Tjetër medalje për Kosovën në Botërorin e Xhudos

16 Qershor, 2025 7:23 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Para
Djali me nusen tentojnë të vrasin prindërit, donin pronësinë e shtëpisë

Dëmton makinën e policisë në gjendje të dehur, pranga 44- vjeçarit nga Skrapari

Dafina Zeqiri flet pa doreza për periudhën kur ishte në depresion

Dafina Zeqiri flet pa doreza për periudhën kur ishte në depresion

Femrat që nuk do ju thonë kurrë jo

Femrat që nuk do ju thonë kurrë jo
















TE FUNDIT

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
22 Qershor, 2025

Arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali një 33-vjeçar,  i dënuar me 8 vite, për 'Grabitje me armë'', ''Vrasje e mbetur...

Lexo më shumë

Rikthehet furnizimi me ujë edhe në shumë zona të Durrësit

Rikthehet furnizimi me ujë edhe në shumë zona të Durrësit
22 Qershor, 2025

Mëngjesin e të dielës është rikthyer uji në shumë zona të Durrësit pas riparimit të transformatorit në nënstacionin elektrik të...

Lexo më shumë

Bombardimet e SHBA/Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës në Iran

Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!
22 Qershor, 2025

Pas bombardimeve të centraleve bërthamore të Iranit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar edhe kreu i PD, Sali...

Lexo më shumë

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon
22 Qershor, 2025

Është koha e vjeljes së bostanorëve, frutit më të kërkuar të stinës së verës. Pikat e grumbullimit në Divjakë po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com