Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vettingu rrezikon Artan Zenelin, probleme me pasurinë dhe vizën amerikane

2018/07/16 at 4:14 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Vettingu rrezikon Artan Zenelin, probleme me pasurinë dhe vizën amerikane

Pa një avokat në krahun e djathtë, por me një mik përkrah, gjyqtari Artan Zeneli e kapërceu Pallatin e Kongreseve për t’u përballur me procesin e vettingut.

Ai ishte i 29-i që i nënshtrohet rivlerësimit për sa kohë, përveçse anëtar në Gjykatën e Lartë, është gjithashtu edhe kandidat për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

KPK-ja deklaroi se ILDKPKI-ja kishte sjellë raport pozitiv për pasuritë e gjyqtarit, i cili rezulton të mos ketë fshehje pasurish dhe mosjustifikim të tyre. Por, nga hetimi i thelluar rezulton se ka mospërputhje mes deklaratave të vettingut dhe atyre të depozituara pranë ILDKPKI-së.

Në kontratën për blerjen e një vile pranë “Kodrës së Diellit” rezulton se, shumën prej 150 mijë eurosh, Artan Zeneli ia ka kaluar ortakut dhe jo shoqërisë. Por, sipas gjyqtarit, ky transaksion ka ndodhur në mirëbesim, pasi ky shtetas është miku i tij.

Sipas gjyqtarit, për blerjen e vilës që kushton 196 mijë euro, ai kishte paguar si këst të parë 46 mijë euro dhe, derisa i ishte aprovuar kredia, i kishte marrë borxh mikut të tij, e për këtë arsye kjo shumë i është dhënë atij.

KPK-ja gjeti mospërputhje edhe në mënyrën sesi është ndarë në dy apartamente, objekti me sipërfaqe 112 m2, si dhe fakti që gjyqtari nuk ka deklaruar privatizimin e një trualli nga bashkia, për të cilin Artan Zeneli këmbënguli se kishte harruar.

Gjyqtari tha se pasuritë e tij ishin të vendosura nga puna si avokat gjatë viteve 1999 deri në 2007-n, kur është rikthyer në Gjyqësor.

Pika tjetër që e vendosi Artan Zenelin në pozitë të vështirë lidhet me përshtatshmërinë e figurës.

Sipas KPK-së, DSIK-ja përmend se Artan Zeneli nuk ka raportuar në formular revokimin e vizës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, gjyqtari i lartë tregoi se e ka dorëzuar formularin përpara se t’i revokohej viza.

“Unë kisha dy viza – u shpreh Artan Zeneli. – Një vizë pune dhe një vizë turistike. Kjo e fundit m’u anulua. Për vizën e dytë u informova se më ishte revokuar edhe ajo në qershor të vitit 2018, pra disa kohë pasi kisha plotësuar formularin”.

Top Channel

Etiketa: artan zeneliprobleme me pasurine dhe vizen amerikanevettingu

Ju sugjerojmë

“U deshën 3,000 vjet”, Donald Trump nënshkruan planin e paqes për Gazën
Bota

“U deshën 3,000 vjet”, Donald Trump nënshkruan planin e paqes për Gazën

13 Tetor, 2025 7:51 pm
Mbyllja e autostradës Tiranë–Durrës, trafik i rënduar në Tiranë
Aktualitet

Mbyllja e autostradës Tiranë–Durrës, trafik i rënduar në Tiranë

13 Tetor, 2025 7:02 pm
Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE
Kryesore

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE

13 Tetor, 2025 1:21 pm
Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel
Aktualitet

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel

13 Tetor, 2025 12:41 pm
Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi
Kryesore

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi

13 Tetor, 2025 11:20 am
Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord
Kryesore

Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord

13 Tetor, 2025 11:17 am
KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata
Aktualitet

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata

13 Tetor, 2025 10:20 am
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn
Aktualitet

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn

13 Tetor, 2025 10:18 am
Trump mbërrin në Izrael, pritje madhështore për kreun e Shtëpisë së Bardhë
Bota

Trump mbërrin në Izrael, pritje madhështore për kreun e Shtëpisë së Bardhë

13 Tetor, 2025 9:40 am
Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot
Aktualitet

Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot

13 Tetor, 2025 8:45 am
Para
Takimi me Putin, Trump bën deklaratën e madhe: Bota do të na shoh bashkë!

Takimi me Putin, Trump bën deklaratën e madhe: Bota do të na shoh bashkë!

Kjo nuk pritej, ja çfarë thotë ish i dashuri miliarder për Morena Tarakun

Ish-i dashuri i Morena Tarakut shijon pushimet, ja nën shoqërinë e kujt ndodhet miliarderi iranian

E fundit/ Një fëmijë humb jetën në plazhin e Durrësit

E fundit/ Një fëmijë humb jetën në plazhin e Durrësit

TE FUNDIT

VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre

VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre
13 Tetor, 2025

Koha që dhjetëra familje në Izrael kishin pritur për t’u ribashkuar me të dashurit e tyre që ishin rrëmbyer nga...

Lexo më shumë

Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë

Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë
13 Tetor, 2025

Ndeshja me Jordaninë nesër mbrëma në “Air Albania” nuk do të jetë vetëm një test miqësor për Kombëtaren kuqezi. Kështu...

Lexo më shumë

“U deshën 3,000 vjet”, Donald Trump nënshkruan planin e paqes për Gazën

“U deshën 3,000 vjet”, Donald Trump nënshkruan planin e paqes për Gazën
13 Tetor, 2025

Donald Trump ka nënshkruar planin e paqes në Gaza në samitin me liderët rajonalë në Sharm el-Sheikh, duke e përshëndetur...

Lexo më shumë

Inteligjenca gjermane: Rusia nuk heziton të përfshihet në konfrontim ushtarak

Inteligjenca gjermane: Rusia nuk heziton të përfshihet në konfrontim ushtarak
13 Tetor, 2025

Shefi i inteligjencës të Gjermanisë paralajmëroi se Rusia paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë dhe se “paqja e tensionuar” në Bashkimin Evropian...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com