Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jeta e përditshme në Iran: “Ne kemi frikë”

2018/07/07 at 9:08 AM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Jeta e përditshme në Iran: “Ne kemi frikë”

Pas daljes së SHBA nga marrëveshja atomike me Iranin, Europa, Rusia dhe Kina duan ta shpëtojnë atë: Ministrat e jashtëm takohen në Vjenë. Njerëzit në Iran janë të dëshpëruar. Për qeverinë në Teheran koha nuk pret.


“Tema më e rëndësishme gjatë udhëtimeve me taksi përmes Teheranit janë sanksionet”, thotë. 51-vjeçarja shtëpiake nga Teherani është e indinjuar. Frika e saj është, se “atmosfera është mbytëse. Ne nuk besojmë, që politikanët tanë mund të na drejtojnë për të dalë nga kjo krizë.”

Babai i Azam-it është 75 vjeç. Ai ka probleme me qarkullimin e gjakut dhe është i varur prej medikamentit warfarin. Ky preparat për hollimin e gjakut ndërkohë mezi gjendet në Teheran. “Ka disa javë që më duhet t’i bie qytetit kryq e tërthorë duke pyetur në farmaci nëse e kanë këtë medikament.”

Mungojnë mallrat e importit

Për njerëzit e zakonshëm në Iran këto janë pasojat e sanksioneve, sepse Irani nuk mund ta prodhojë vetë warfarin. Ky medikament tani importohet – edhe nëse importet mbërrijnë – ai mund të gjendet në sasi fare të vogël. Ndërkohë është rritur edhe çmimi i tij.

Edhe më shumë vështirësohet situata, që vendi ndodhet në krizë ekonomike. Qëkurse presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në maj anuloi marrëveshjen atomike me Iranin, monedha vendase ka rënë ndjeshëm në raport me dollarin. Zyrtarisht dollari këmbëhet me afërsisht 43.000 rial, monedha iraniane. Para një viti këmbimi ishte me 32.000. Në tregun e zi sot dollari shitet më poshtë 85.000 rial.

Me daljen nga marrëveshja atomike dhe me kërcënimin me sanksione jo vetëm ndaj vet Iranit, por edhe sipërmarrjeve që bëjnë biznes m Iranin, SHBA përpiqet ta gjunjëzojë ekonomikisht këtë vend.

Vështirësi në sektorin financiar

Ndër instrumentat më efikasë të SHBA-së janë sanksionet në sektorin bankar. Institucionet monetare të Iranit duhet të shkëputen prej tregut global të kapitalit, aq më shumë vështirësohet situata, kur dihet që ato sapo e rifituan aksesin në treg me marrëveshjen atomike. Në fund të qershorit shumica e bankave europiane e ndërprenë qarkullimin e pagesave me Iranin. Pasoja është, që sipërmarrjet europiane mund t’i llogarisin me vështirësi import-eksportet me Iranin.

“Kjo rrënon biznesin dhe jetën tonë”, thotë Esmael, një biznesmen 38-vjeçar nga Teherani. Ai qendron në cep të një rruge me mjaft qarkullim jo larg pazarit të Teheranit.  “Ne kemi zgjedhur Rohanin, sepse ai donte të vendoste paqen me Perëndimin. Ne i përmbahemi marrëveshjes, Por përse duhet të ndëshkohemi, se SHBA-ja papritur ndryshon mendimin?”

Esmael së fundi ka qenë dy herë në Gjermani. Ai ka vizituar panairet e industrisë. Donte të importonte makineri gjermane për ambalazhimin e produkteve ushqimore, pasi ato për shkak të cilësisë vlerësohen shumë në iran. Tani planet e tij janë pezulluar.  “Europa mund të na mbështesë ne dhe të përfitojë prej kësaj. Irani është një vend i madh dhe i qendrueshëm në Lindjen e Mesme. E ç’të mirë ka Europa nëse ne zhytemi në kaos?”

SHBA-ja do ndryshimin e sistemit në Iran

SHBA-ja me sa duket punon në Iran për kthimin e regjimit autoritar në demokraci. Ndaj  SHBA-ja u ka bërë thirrje partnerëve të vet tregtarë, që duke nisur nga 4 nëntori 2018 të ndërpresin të gjitha importet e naftës nga Irani. Koreja e Jugut si aleate e SHBA-së në Azi i është përgjigjur kësaj thirrjeje duke e bllokuar që nga korriku këtë tregti. Eksporti i naftës është burimi më i rëndësishëm i të ardhurave të Iranit.

Ndonëse edhe 19-vjeçari teheranas Saeed dëshiron një vend demokratik, ai e konsideron të gabuar politikën e SHBA-së: “Presioni nga jashtë nuk na ndihmon neve. Prej krizës ekonomike vuajnë njerëzit e thjeshtë si prindërit e mi. Ata janë të shqetësuar, që duke nisur nga semestri tjetër do të rriten tarifat për studimin. Po ashtu ata i trëmben një lufte të mundshme.”

Zhgënjim nga udhëtimi në Europë

Presidenti i Iranit këtëjavë zhvilloi vizita në Europë. Tema qendrore ishte: shpëtimi i marrëveshjes atomike. Pas bisedimeve në Zvicër dhe në Austri, që tani kryeson presidencën e BE-së, Rohani ishte i zhgënjyer. “Paketa e sugjeruar nga BE-ja nuk përmban propozime konkrete dhe praktike për zgjidhje”, kritikoi Rohani të enjten (05.07) në mbrëmje.

Në një bisedë telefonike me kancelaren Angela Merkel Rohani u ankua në faqen zyrtare të presidencës, se kësaj oferte i mungon një plan aksioni apo një plan i qartë kohor për vazhdimin e bashkëpunimit. Irani do t’i përmbahet kësaj marrëveshjeje, por vetëm “me kusht që ne të mund të përfitojmë prej marrëveshjes”, shprehet Rohani.

“Unë nuk do të harroj asnjëherë se si ne kemi kërcyer në rrugë prej gëzimit, kur u nënshkrua kjo marrëveshje”, thotë shkrimtarja dhe gazetarja 38-vjeçare Pegah. “Ne e kemi mbështetur Rohanin dhe politikën e tij e ai përfaqëson interesat tona. dalja nga marrëveshja atomike e SHBA-së është si një shpallje lufte ndaj popullit iranian. BE-ja tani duhet të qendrojë në anën tonë dhe të mbështesë paqen.”

Me takimin në nivelin e ministrave të jashtëm në Vjenë (06.07) Europa, Rusia dhe Kina duan të nisin përpjekjet për ta shpëtuar këtë marrëveshje./DW/

 

Etiketa: Iranjeta e perditshmene kemi frike


Ju sugjerojmë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Para
Arratiset një anije gjatë natës nga porti i Durrësit

Arratiset një anije gjatë natës nga porti i Durrësit

Ja çfarë mendon Bleona për këngën e Elvana Gjatës

Ja çfarë mendon Bleona për këngën e Elvana Gjatës

Viktima të harruara – Fëmijët e grabitur nga nazistët

Viktima të harruara – Fëmijët e grabitur nga nazistët
















TE FUNDIT

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
7 Qershor, 2025

Porti i Durrësit mirëpriti mëngjesin e sotëm kroçerën turistike “MV Deutschland”, me 463 pasagjerë në bord, shumica prej të cilëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com