Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tragjike/ E akuzuan se kishte vjedhur varësen e shokut, 13 vjeçari gjendet i varur në degën e kumbullës

2018/07/04 at 7:07 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Tragjike/ E akuzuan se kishte vjedhur varësen e shokut, 13 vjeçari gjendet i varur në degën e kumbullës

Një fëmijë 13 vjec i dha fund jetës në mënyrë tragjike në Dibër. Ngjarja e rëndë u zbulua mëngjesin e djeshëm në Maqellarë të Dibrës, ndërsa sot publikohen detaje rreth shkaqeve që çuan të miturin drejt aktit ekstrem. Policia bëri të ditur se fëmija me inicialet F.R. është gjetur i vetëvarur në një pemë, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij.

“Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nga eksperti mjekoligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe po hetohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë. Zyrtarë të Drejtorisë së Qarkut Dibër pohuan se të dielën pasdite, fqinjët e të miturit F.R. kanë dëgjuar zënka në familjen e tij, por nuk thonë se cilat ishin shkaqet e sherrit. Të njëjtat burime saktësojnë se 13- vjeçari pasi është konfliktuar me prindërit e tij, është larguar nga shtëpia.

Kjo ka ndodhur pak orë pasi ka rënë nata e së hënës. Prindërit janë interesuar për ta gjetur djalin e tyre, por e kanë pasur të pamundur. Të martën në mëngjes, ata kanë rinisur kërkimet dhe fatkeqësisht e kanë gjetur të pajetë, teksa ishte vetëvarur në degën e një kumbulle. Britmat e prindërve janë dëgjuar edhe në fshat, çka ka vënë në alarm banorët, të cilët janë grumbulluar në vend.

Ngjarja ka shokuar jo vetëm familjarët e viktimës, por gjithë banorët e Maqellarës. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se menjëherë kanë nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Mësohet se në orët e pasdites, 13-vjeçari ka luajtur futboll në livadhet e fshatit Kërcisht, bashkë me moshatarët e tij. Pas mbarimit të ndeshjes, ai është larguar në banesë. Por një bashkëmoshatarit të tij, duke luajtur, i kishte humbur një varëse floriri. Ai ka dyshuar se e kishte gjetur atë në fushë pikërisht 13- vjeçari, ndaj ia ka kërkuar t’ia kthente pas. I mituri e ka mohuar një fakt të tillë dhe më pas është larguar për në banesën e tij. Por, bashkëmoshatari i tij i ka shkuar mbrapa, duke i kërkuar varësen edhe në sy të prindërve. Këta të fundit, sipas të dhënave nga grupi i hetimit, i kanë kërkuar djalit të nxirrte varësen nga ku e kishte fshehur.

Por i mituri ka këmbëngulur sërish se nuk kishte dijeni dhe as e kishte gjetur ai varësen e humbur. Mesa duket, akuza e shokut të tij dhe e prindërve e ka lënduar të miturin dhe ai është larguar menjëherë nga shtëpia. Prindërit nuk e kanë kërkuar fillimisht, duke menduar se ai do të kthehej, por vonesa e tij i ka vënë në alarm dhe kanë kërkuar gjithandej. Vetëm të nesërmen në mëngjes, trupi i tij është gjetur pa jetë. Mësohet se familja prej pesë anëtarësh jetonte në kushte të vështira ekonomike pasi dy prindërit ishin të papunë, kishin pak tokë dhe trajtoheshin me ndihmë ekonomike.

Etiketa: Diberfemijevetevrasje

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Para
Nesër në “Dashuri Bardhë e Zi”/Ajhan i shpëton jetën Asllësë, Azat i rrëfen Jeterit se ka qenë i dashuruar me të

Nesër në “Dashuri Bardhë e Zi”/Ajhan i shpëton jetën Asllësë, Azat i rrëfen Jeterit se ka qenë i dashuruar me të

VIDEO LIVE/ Basha pranë artistëve, firmos peticionin kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

VIDEO LIVE/ Basha pranë artistëve, firmos peticionin kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Tragjike në Vlorë/ Maturantja humb ndjenjat në klasë, ndërron jetë rrugës për në spital

Pamje shqetësuese/ Një burrë plagoset me thikë në një lokal të Fierit

TE FUNDIT

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
7 Qershor, 2025

Ndonëse duhen edhe disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët. Të shumtë...

Lexo më shumë

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
7 Qershor, 2025

Ashtu si të gjithë tifozët, edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, e kanë përfshirë emocionet, në prag...

Lexo më shumë

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
7 Qershor, 2025

Turisti gjerman i cili u dëmtua teksa eksploronte natyrën e Valbonës, është gjetur pas dy orë kërkimesh. Teksa ishte duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com