Lionel Messi dhe ekipi i tij i Argjentinës do të kenë armikun e përhershëm Cristiano Ronaldo përballë hotelit të tyre teksa një murale e madhe e yllit portugez ia bën me sy nga jashtë.
Argjentina po përgatitet për fazën e nokautit me Francën të shtunën pasdite dhe Ronaldo do t’i vëzhgojë nga afër.
Ekipi i Jorge Sampaoli-t pritet të qëndrojë në Ramada Hotel të Kazanit, ndërsa Francezët në Mirage.
Në Ramada Hotel, është murale gjigante shumëngjyrëshe e yllit të Real Madrid Ronaldo e cila thuhet të jetë krijuar për Kupën e Konfederatave një vit më parl.
Media lokale beson se Ronaldo do të shihet nga shumicat e dhomave që do të rezervojë Argjentina, kështu që Messi do të ketë një fytyrë të vjetër sa herë që hap grilat në mëngjes.