Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

3.5 mln euro/ Edi Lika ishte përfshirë në aksident me Ledio Ruçin, ku humbi jetën një grua

2018/06/25 at 3:41 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/ Kush është Edi Lika personi që porositi makinat ku u kapën 3.4 milionë euro: I dënuar për dhunë në familje

Edi Lika, njëri nga katër të arrestuarit që u kapen me 3 milionë e 366 mijë euro në portin e Durrësit nuk është i panjohur për drejtësinë. Në dy raste është dënuar për krime në familje dhe në një të mëparshëm është i përmendur në një aksident automobilistik me Ledio Ruçin, djalin e Gramoz Ruçit.

Siç thonë burimet 41-vjeçari Edi Lika ishte i dënuar me arrest shtëpiak për dy vjet nga Gjykata e Apelit, raporton TCH.

Vepra për të cilën ai akuzohet është ajo e dhunës në familje ndaj të birit Klevi Cani Lika, edhe ky i arrestuar të dielën për ngarkesën e eurove e frangave, më të madhen të sekuestruar ndonjëherë.

Ngjarja ka ndodhur në fund të 2017 sipas burimeve dhe Edi Lika gjatë një drekë me familjen, por pasi ka konstatuar se porosia nuk ishte e njëjtë me çfarë kishte kërkuar ai ka qëlluar me shishë në kokë të birin.

Lika është dënuar edhe më herët po për dhunë në familje ndaj bashkëshortes. Ndërsa në vitin 2011 ai u arrestua për një aksident automobilistik në Tiranë, gjatë të cilit humbi jetën një shtetase. Në atë kohë u përfol se drejtimin e mjetit e kishte Ledio Ruçi, por ekspertiza zbuloi se automjeti drejtohej nga Edi Lika.

Kësaj radhe ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve që u kapën në Durrës janë regjistruar hetimet për pastrim parash dhe mos deklarim të ardhurash në kufi./TCH

NGJARJA

Më datë 20.11.2011, Ledio Ruçi, drejtues i mjetit tip “BMW X6” me targa greke IKY3939, pasi ka lënë lokal “BRIKER”, që ndodhet pranë ish-kinema “17 Nëntorit”, ku ka qenë duke darkuar së bashku me shokun e tij Ermal Brixhi dhe shtetasen Anja Haxhia, është nisur drejt qendrës për të përfunduar më pas në rrugën “Xhorxh Bush”, me qëllim kalimin në Rrugën e Elbasanit. Të ndodhur pranë kryqëzimit të rrugës “Zhan D Ark” para grupit të parë të semaforëve pranë urës, e duke qenë se nuk ka pasur lëvizje, mjeti ka kaluar semaforin me ngjyrë të kuqe duke hyrë në urën e Lanës me qëllim vazhdimin e Rrugës së Elbasanit. Ndërkohë që ka qenë akoma në lëvizje në urë është hapur (me ngjyrë jeshile) semafori i dytë dhe mjeti me shpejtësi ka vazhduar lëvizjen edhe pak metra, derisa është përplasur me një mjet tjetër tip “Mini Cooper”, me targa italiane CG 832 CS, i cili drejtohej nga i pandehuri Edi Lika.

Si rezultat i përplasjes me pjesën ballore të Mini Cooper-it me pjesën e përparme të djathtë të BMW-së, ky i fundit është rrotulluar me 90 gradë, pra ka ndryshuar drejtimin e lëvizjes pingul dhe për inerci është përplasur me trotuarin. Pasi e ka kaluar atë, ka ndaluar te një kolonë betoni pranë një njësie tregtare. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar thuajse të gjithë personat, të cilët kanë qenë në dy mjetet, por me pasoja të pariparueshme për jetën udhëtarja e vendit të parë të mjetit “Mini Cooper”, Brunilda Pinderi, si dhe dëmtuar lehtë shtetasja Pinellopi Rafti.




Ju sugjerojmë

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Kantieri i gjimnazit të ri, Rama: Një investim që do të mirëpresë mbi 800 nxënës

24 Shtator, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 24 shtator 2025

24 Shtator, 2025 7:33 am
Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
-U tha në Opinion

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

23 Shtator, 2025 11:06 pm
Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

23 Shtator, 2025 10:31 pm
Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike
Aktualitet

PS dhe PD bashkë kundër Veliajt, votat që e shkarkuan

23 Shtator, 2025 6:44 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

23 Shtator, 2025 5:52 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Shkarkohet Erion Veliaj

23 Shtator, 2025 5:25 pm
Gati shkarkimi, kryetarja e Këshillit: Veliaj transformoi Tiranën, por duhet…
Aktualitet

Gati shkarkimi, kryetarja e Këshillit: Veliaj transformoi Tiranën, por duhet…

23 Shtator, 2025 4:59 pm
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Kush janë 3 këshilltarët e PS që nuk do votojnë pro shkarkimit të kryebashkiakut

23 Shtator, 2025 4:37 pm
Zgjidhja e ngërçit me komisionet, Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare
Kryesore

Zgjidhja e ngërçit me komisionet, Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare

23 Shtator, 2025 3:51 pm
Para
Arrestimi i autorëve të grabitjes së Kamzës, policia në deklaratë për mediat

DEKLARATA ZYRTARE/ Policia e Shtetit: Si i zbuluam miliona euro në port dhe kush janë porositësit

‘Çmendet’ moti, stuhi shiu e ere në gjithë vendin

Stuhitë dhe reshjet e dendura pushtojnë vendin, ja kur pritet përmirësimi i motit

EMRAT/ Kush janë dy dibranët që porositën Tojotat ku u gjetën milionë euro e franga

EMRAT/ Kush janë dy dibranët që porositën Tojotat ku u gjetën milionë euro e franga
















TE FUNDIT

Lufta në Gaza/ Izraeli rrezikon përjashtimin nga UEFA

Lufta në Gaza/ Izraeli rrezikon përjashtimin nga UEFA
24 Shtator, 2025

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet sot për të vendosur nëse Izraeli do të lejohet të vazhdojë pjesëmarrjen në garat...

Lexo më shumë

Kantieri i gjimnazit të ri, Rama: Një investim që do të mirëpresë mbi 800 nxënës

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
24 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në kantierin e gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në...

Lexo më shumë

Horoskopi, 24 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
24 Shtator, 2025

DASHI Energjia juaj është rikthyer. Ka shkëndija të vogla në dashuri, veçanërisht nëse jeni beqar: mund të takoni dikë që...

Lexo më shumë

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
23 Shtator, 2025

Teksa foli për shkarkimin e Erion Veliajt, në emisionin Opinion Enton Abilekaj tha se ai kishte krijuar për pothuajse 8...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com