Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Horoskopi javor, parashikohen shumë surpriza për këtë shenjë horoskopi

2018/06/17 at 6:05 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 4 min
A A
Kjo shenjë e horoskopit bën çdo gjë, asgjë nuk është e pamundur për të

Dashi


Këtë javë Mërkuri dhe Hëna do të jenë në pozicion të pafavorshëm për të lindurit në shenjën e Dashit, prandaj është e këshillueshme që të mos stresoheni shumë për sa u përket problemeve në punë si dhe të mos reagoni në mënyrë impulsive. Gjithçka do t’ju ecë mbarë në aspektin e ndjenjave, sepse Venusi është kthyer në shenjën tuaj.

Demi

Falë pozicionimit të Venusit dhe Hënës, të lindurit në shenjën e Demit mund të kenë zënka në çift dhe të ndihen më nervozë se zakonisht. Situata në aspektin profesional parashikohet të jetë e mirë, do të merrni lajme të mira dhe konfirmime që i prisnit prej kohësh. Ditët më me fat me Hënën në shenjë do të jenë e hëna, e marta dhe e mërkura.

Binjakët

Këtë javë do të ndiheni disi nervozë. Do t’ju dalin pengesa të paparashikuara të hënën, të martën dhe të mërkurën, sepse Hëna nuk do të jetë e kthyer në shenjën tuaj. Por, nuk është asgjë për t’u shqetësuar, vetëm se do t’ju duhet të prisni mesin e javës për të marrë rezultatet që shpresonit. Do të jeni mjaft me fat për sa i takon situatës sentimentale. Për beqarët parashikohen takime interesante, ndërsa për ata që janë në çift dashuria do të rritet ditë pas dite.

Gaforrja

Këtë javë do të jeni një hap para të tjerëve dhe kjo do të jetë lehtësisht e dallueshme. Me Mërkurin në shenjë, duket sikur energjia ju buron nga poret. Përfitoni nga situata për të çuar përpara projektet dhe për të ndërmarrë ndonjë iniciativë të re. Kudo që të trokitni, do t’ju hapen dyert. Do të jetë një javë pozitive si në aspektin profesional edhe në atë personal. Në fundjavë do të jeni pasionantë si kurrë ndonjëherë.

Luani

Këtë javë Venusi do të kthehet në pozicion të favorshëm për të lindurit në shenjën e Luanit. Do të përjetoni emocione të forta dhe zemra do t’ju rrahë fort. Shumë prej të lindurve në këtë shenjë gjatë këtyre muajve të fundit kanë përjetuar momente tensioni në çift, por tani më në fund mund të jeni të sigurt se keni në krah personin e duhur. Ditët më pozitive të javës do të jenë e enjtja dhe e premtja. Të shtunën dhe të dielën ndoshta mund të ndiheni disi në humor të keq…

Virgjëresha

A ndiheni gati që të përjetoni një javë si protagonistë të vërtetë? Të hënën, të martën dhe të mërkurën, Hëna dhe Mërkuri do të kthehen në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj dhe ky do të jetë momenti i përshtatshëm që të merrni rezultatet që i prisnit prej kohësh. Do të përjetoni një situatë pozitive edhe në aspektin profesional. Mos hezitoni të hidheni në veprim.

Peshorja

Kjo do të jetë një javë mjaft pozitive në aspektin sentimental për të lindurit në shenjën e Peshores. Do të keni në krah një person që do t’ju japë gjithë mbështetjen dhe dashurinë për të cilën keni nevojë. Për beqarët parashikohen takime interesante. Ditë me shumë fat me Hënën në shenjë do të jenë e enjtja dhe e premtja. Gjërat mund të ecin disi ngadalë në aspektin profesional, por ju këshillohet të mos e humbni besimin te vetja.

Akrepi

Pranojeni më në fund se, po nuk pati ndonjë zënkë të vogël, dashuria për ju bëhet disi monotone. Por, bëni kujdes se mos e ekzagjeroni. Këtë javë, ato zënkat e vogla mund të kthehen në sherre të mirëfillta. Të shtunën dhe të dielën Hëna do të kthehet në shenjën tuaj, prandaj përfitoni nga ky moment për t’iu përkushtuar partnerit. Gjatë pjesës së parë të javës gjërat do të ecin mbarë në aspektin profesional.

Shigjetari

Ju jeni një shpirt i lirë dhe nuk ju pëlqen të ndiheni në kurth. E vlerësoni jetën në çift, por vetëm nëse kjo mënyrë jetese ju lejon të keni hapësirat tuaja që për ju janë shumë të rëndësishme. Gjatë kësaj jave Venusi do t’ju dhurojë ekuilibrin e përsosur. Do t’i përkushtoheni vetes dhe do të ndiheni të vlerësuar. Të hënën dhe të martën mund të hasni ndonjë pengesë në aspektin profesional.

Bricjapi

Këtë javë do të hasni disa pengesa në realizimin e projekteve tuaja, për shkak se Mërkuri është kthyer në pozicion të pafavorshëm. Për njerëzit si ju që synojnë gjithnjë për lart, nuk do të jetë e lehtë ta duroni këtë situatë ku gjërat duket se kanë ngecur në vend. Mundohuni të qetësoheni, sepse së shpejti gjithçka do të funksionojë më mirë se më parë. Edhe në aspektin sentimental do të gjeni qetësinë e humbur. Ditët më me fat do të jenë e hëna, e marta dhe e mërkura.

Ujori

Këtë javë do t’ju pushtojë ndjenja e pasigurisë në dashuri. Venusi, i kthyer në pozicion të pafavorshëm, e bën më të vështirë komunikimin me partnerin. Në fundjavë kriza mund të thellohet më shumë. Provoni të tregoheni më të hapur me të dhe nuk do të gaboni. Ditët me fat do të jenë e enjtja dhe e premtja, sepse Hëna do të jetë kthyer në shenjën tuaj. Një surprizë e këndshme ju pret.

Peshqit

Ky fillim jave do të jetë i vështirë për të lindurit në këtë shenjë. Falë Hënës në pozicion të pafavorshëm do të ndiheni në humor të keq dhe do të hasni pengesa në rrugën tuaj. Mos u druani, sepse me Mërkurin dhe Jupiterin në shenjë suksesi afatgjatë është i garantuar. Bëni durim dhe prisni të shtunën dhe të dielën për t’u dhënë zgjidhje disa çështjeve, atëherë kur do të mund ta bëni gjithçka më me pasion.

 

Etiketa: horoskopijavorshenja


Ju sugjerojmë

Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:29 am
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:12 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 19 qershor 2025

19 Qershor, 2025 8:12 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 16 qershor 2025

16 Qershor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 qershor 2025

15 Qershor, 2025 8:05 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
A jeni fajtor për mikrotradhëtinë?

A jeni fajtor për mikrotradhëtinë?

Video/Mehdi Malkaj shpërthen kundër politikanëve: Këlyshët e k*rvës janë rracë superiore, prej tyre dalin burra shteti

Video/Mehdi Malkaj shpërthen kundër politikanëve: Këlyshët e k*rvës janë rracë superiore, prej tyre dalin burra shteti

Shi oktapodësh dhe molusqesh, stuhia tmerron njerëzit

Shi oktapodësh dhe molusqesh, stuhia tmerron njerëzit
















TE FUNDIT

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com