Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bizneset të shqetësuara, euro i rikthehet rënies

2018/06/14 at 10:58 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Bizneset të shqetësuara, euro i rikthehet rënies

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rënie në tregun e brendshëm gjatë ditës së sotme, për të dytën ditë radhazi, duke arritur në 126.15 lekë, 0.83 lekë më pak se një ditë më parë. Vetwm dy ditët e fundit euro ka humbur 2.2 lekë, duke u larguar nga niveli më i lartë i prillit prej 128.34 lekë, që arriti në 11 qershor.


Në rënie ishin dhe të gjitha valutat e tjera. Dollari ra me 0.3 lekë, në 107.33 lekë, paundi me 1.15 lekë, në 143.05 lekë.

Ekspertët e tregut pohojnë se tregu po i rikthehet normalitetit, pas efektit psikologjik që krijoi lajmi për ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë, që ndikoi në mbiçmimin e fortë të euros brenda pak ditëve dhe nxiti njerët të blinin valutë, nga frika se euro do rritej. Por aktorët e tregut pohojnë se ky efekt ka mbaruar tashmë.

Sezoni turistik ka filluar të japë efektet e veta dhe pritet që hyrjet e valutës të rriten më shumë javën e ardhme, teksa mbarimi i muajit të Ramazanit do të shtojë fluksin e turistëve që vijnë nga Kosova.

Problem për bizneset, sidomos ato eksportuese nuk është niveli i raportit të euros dhe dollarit në vetvete, por paqëndrueshmëria e tyre  dhe vështirësia për të bërë parashikime. Për një biznes që kryen afërsisht rreth 1 milion euro këmbime në një muaj,  rënia e euros ka pasur ndikim domethënës. Arif Daçi, administrator i “Agroherbal”, që merret me eksport të bimëve mjekësore, thotë se kjo do të tkurrë fitimet e kompanive të bimëve medicinale. Kursi i këmbimit është i disfavorshëm për të gjitha bizneset në rast se është i paqëndrueshëm, edhe në rast ulje drastike, por edhe ngritje drastike, pohon ai ndaj bizneset kërkojnë stabilitet të tij.

Prej më shumë se pesë vitesh, bizneset ishin mësuar me një kurs relativisht të qëndrueshëm në rreth 139-140 lekë, që u mundësonte atyre të bënin parashikime dhe të kishin humbje të ulëta nga konvertimet, ndërsa prej dy vitesh, trendi i euros është vështirë i parashikueshëm. Vetë Banka e Shqipërisë pohoi se rënia e monedhës së përbashkët në muajin maj shkoi përtej parashikimeve, çka e detyroi atë të njoftonte planet për ndërhyrje.

Edhe vetë agjencitë valutore kanë rritur marzhin e tregtimit të shit-blerjes në 1-2 lekë (nga 0.5 lekë që ishte më parë) për shkak të luhatjeve të mëdha.

Në krahasim me fillimin e vitit, euro ka rënë me gati 7 lekw lekë

Ndërkohë, të dhënat e fundit të publikuara nga banka e Shqipërisë për bilancin e llogarisë korente (i  cili mat transaksionet ndërkombëtare të një vendi me pjesën tjetër të botës, pra mat hyrje-daljet e valutës) tregojnë për një përkeqësim të tij në tremujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çka tregon se nga burimet zyrtare nuk ka hyrë më shumë valutë në Shqipëri, duke mos justifikuar rënien e fortë të euros.  Edhe një tjetër tregues, Mjetet e rezervës valutore për shkak të veprimeve në bilancin e pagesave ka rënë më me 143 milionë euro milionë euro. Kjo do të thotë që nga veprimet e Shqipërisë me pjesën tjetër të botës, të pasqyruara në bilancin e pagesave nga vendi ka dalë valutë, çka teorikisht duhet të kishte çuar në një nënçmim të lekut, jo forcim të tij siç ndodhi në tre muajt e parë të vitit dhe ka vijuar edhe aktualisht./Monitor

Etiketa: bizneseeurorenie


Ju sugjerojmë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kryesore

Aksident në Lezhë-Milot/ Humbin jetën dy persona, shoferi ishte i dehur

8 Nëntor, 2025 11:13 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Furnizonte grupet kriminale me armë, pranga 46 vjeçarit në Tiranë

8 Nëntor, 2025 9:40 am
Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit
Kryesore

Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit

8 Nëntor, 2025 9:31 am
Rama prezanton autobusin turistik në Tiranë: Qyteti ynë plot ngjyra
Aktualitet

Rama prezanton autobusin turistik në Tiranë: Qyteti ynë plot ngjyra

8 Nëntor, 2025 8:28 am
Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Aktualitet

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

7 Nëntor, 2025 9:43 pm
Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
Kronikë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

7 Nëntor, 2025 8:36 pm
Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat
Aktualitet

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat

7 Nëntor, 2025 6:58 pm
Para
“Republika Veriore e Maqedonisë” do firmoset në Prespë

"Republika Veriore e Maqedonisë" do firmoset në Prespë

Kastro Zizo habit me deklaratën: Do bëhem gay për 2 vite

Kastro Zizo habit me deklaratën: Do bëhem gay për 2 vite

Video/ Makina merr flakë në ecje në Vlorë

Video/ Makina merr flakë në ecje në Vlorë
















TE FUNDIT

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
8 Nëntor, 2025

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se shteti i tij ka përfituar përjashtim nga sanksionet amerikane sa i përket blerjes së...

Lexo më shumë

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
8 Nëntor, 2025

Futbolli botëror përgatitet për një spektakël të rrallë, Spanja dhe Argjentina do të përballen në një duel historik që pritet...

Lexo më shumë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
8 Nëntor, 2025

Pasuri me vlerë 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme janë sekuestruar në Sarandë. Ndaj...

Lexo më shumë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
8 Nëntor, 2025

Policia ka arrestuar 3 shtetas në Aeroportin e Rinasit, teksa po tentonin të hynin në Shqipëri. Përmes një njoftimi, Policia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com