Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) përmes një komunikate ka dalë kundër propozimit të fundit të emrit të arritur dje midis kryeministrave të Athinës dhe Shkupit, informon INA.
“Njëanshmëria vazhdon. Tani edhe më e thellë, ndarëse, mbasi ne shqiptarët nuk pranohemi as sipas Marrëveshjes së Ohrit, as sipas Kushtetutës të dal pas kësaj. As identiteti ynë ilir, as shqiptarët, as gjuha, as flamuri. Prandaj për ne ky emër është i huaj, i papranueshëm”, – theksohet në komunikatën e SHVL të UÇK-së të firmosur nga Fazli Veliu.
Kundërshtime për emrin e ri deri tani nuk ka pasur nga faktorë politik, shoqata, ndërsa reagime ka pasur nga pak emra të intelektualëve dhe historianëve shqiptarë. Përgjithësisht partitë politike shqiptare e kanë përshëndetur gjetjen e një marrëveshjeje që i hap rrugën intergimit të vendit.